Më 9 dhjetor 2013, z-nja Oer, Ambasadorja e Republikës së Francës në Maqedoni, vizitoi zyrën për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni që gjendet në Shkup, në shoqëri të z. Paskal Gale, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe institucional pranë ambasadës.
Gjatë kësaj vizite të parë të zyrave, z-nja Oer kishte mundësinë që personalisht të njoftohet me ekipin nga Shkupi. Me këtë rast, ajo edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e saj dhe dëshirën të vendoset një synergji e përbashkët mes Ambasadës Franceze dhe bashkëpunimit të decentralizuar.