Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Bashkëpunimi mes komunave nga Maqedonia dhe Normandia e Poshtme – shembull pozitiv për bashkëpunim ndërkombëtar komunal

Printer-friendly versionSend to friend

Më 20 qershor 2013 në Shkup u mbajt takim i grupit të punës së komunave nga Republika e Maqedonisë që bashkëpunojnë me komuna të rajonit të Normandisë së Poshtme. Në takimin që ishte organizuar nga ana e zyrës së bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë në Shkup dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave Karposh, Berovë, Ohër dhe Dibër.

Në takimin ishin prezantuar aktivitetet aktuale të programit për bashkëpunim të decentralizuar mes dy territoreve si dhe faza e tre trevjeçare e programit (2013-2016). Gjithashtu, ishte diskutuar për aktivitetet aktuale të përbashkëta të komunave nga Maqedonia dhe Normandia e Poshtme dhe për mundësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta. Gjatë kohës së diskutimit, përfaqësuesit e komunave shprehën dëshirë për takime më intensive të grupit të punës me qëllim të përforcimit të rrjetit dhe shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella. Aktivitetet e shumta të zbatuar në kuadër të bashkëpunimeve të ndryshme paraqesin një shembull pozitiv për bashkëpunim ndërkombëtar komunal që mundëson të afrojmë Maqedoninë më afër qytetarëve evropian.

Takimi i radhës i grupit të punës është planifikuar për shtator 2013.

Albanian
20/06/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”