Vëllazërimi i qyteteve
Programi për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Rajonit Normandi e Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë mbështet tërësisht gjitha bashkëpunime të drejtpërdrejta mes komunave në dy territoret me qëllim të promovimit të demokracisë lokale me anë të llojeve të ndryshme të shkëmbimit.
Në kuadër të këtij programi, u themeluan shtatë bashkëpunime:
1. Ohër (MK) – Kaen (FR)
2. Strugë (MK) – Vistream (FR)
3. Vevçanë (МК) – Ermenvil-sur-mer (FR)
4. Dibër (МК) – If (FR)
5. Berovë (МК) – Livaro (FR)
6. Veles (МК) – Sherbur-Oktevil (FR)
7. Krushevë (МК) – St. Zham (FR)
Së shpejti do të fillojë bashkëpunim i ri, i tetë, të dy komunave nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonisë.
Temat e bashkëpunimit mes qyteteve të vëllazëruara janë të ndryshme: të rinj, kulturë, trashëgimi kulturore, turizëm i qëndrueshëm, bujqësi, mjedis jetësor, etj. Ndonëse këto partneritete janë zhvilluar për shkak të bashkëpunimit dinamik mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, pushtetet lokale të dy territoreve janë të pavarura me aktivitetet e tyre dhe vetë i përpilojnë aksion planet për bashkëpunim.
Për më tepër informata rreth pushteteve lokale në Normandi të Poshtme dhe Maqedoni, konsultoni Decentralizimin në Francë dhe Decentralizimin në Maqedoni.