Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme
ORGANIZIMI ADMINISTRATIV
Ndarja aktuale administrative në Francë ka zanafillat prej vitit 1956. Rajoni i Normandisë së Poshtme fillon me aktivitete në vitin 1961, në fillim ishte pjesë e prefekturës së Kalvadosit, në Shtëpinë e Rajoneve, deri në transformimin në institucion rajonal publik në vitin 1974, duke u takuar me anëtarët e zgjedhur në opatinë e burrave (Abbaye aux Hommes). Këshilli Rajonal, me marrjen e statusit të njësisë rajonale me ligjin e vitit 1982, vendoset në opatinë e grave (Abbaye aux Dames).
Kuvendi Rajonal
Kuvendi i Këshillit Rajonal është organi vendimmarrës në rajonin e Normandisë së Poshtme dhe përbëhet nga 47 këshilltarë rajonal, të zgjedhur për 4 vite në listë votuese në dy raunde, pa shtimin ose marrjen e emrave dhe pa ndryshimin rendit të përfaqësimit. Zgjedhjet e ardhshme do të mbahet në vitin 2014.
Në krye të këtij bordi ekzekutiv është Kryetari që zgjidhet nga ana e këshilltarëve rajonal për kohëzgjatjen e mandatit. Ai është në krye të kuvendit dhe i udhëheq debatet, përcakton politikën rajonale, zbaton vendimet e sjella, aprovon financiar, përcakton rregullimin hierarkik të Rajonit, përfaqëson Rajonin në relacionet me shtetin dhe njësitë tjera rajonale.
Për organizim të aktiviteteve të tyre, Kuvendi i Këshillit Rajonal mbështetet në komisionin e saj, i përbërë nga Kryetari i rajonit dhe 11 zëvendës të kryetarit dhe 21 anëtarë që sigurojnë vazhdimësi të punës mes dy seancave plenare. Komisioni takohet njëherë në muaj për kryerjen e obligimeve të dhëna nga ana e Këshillit Rajonal.
Komisionet këshillëdhënëse, si grupe të vazhdueshme, themelohen për të hetuar dokumentet,, në kuptim të përgatitjes së vendimeve për aktivitetet e ndryshme dhe financat.
Kryetari i Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme është Laurent Beauvais prej prill 2008. Ai i takon Partisë Socialiste.
Fusha të veprimit
Rajoni i Normandisë së Poshtme vepron në fushat më poshtë:
1. Zhvillimi ekonomik
Në këtë fushë, Rajoni ka rolin e koordinatorit:
- ndihmë direkte (subvencione për punësime rajonale, themelimin e ndërmarrjeve dhe kredi me interes të ulët)
- ndihë indirekte (garanci për huamarrje për ndërmarrjes, lirimi nga tatimet)
- hartimi i skemës eksperimentale rajone për zhvillim ekonomik për 5 vite
2. Rregullimi territorial dhe planifikimi
3. Arsimi dhe trajnime profesionale
4. Kulturë
5. Shëndet
- pjesëmarrje në planin “Spitale 2007”;
- aktivitete në lëmine e vaksinimit, lufta kundër tuberkulozes, lepër, sidë dhe sëmundje seksuale
- pjesëmarrje eksperimentale katërvjeçare në financim për pajisje shëndetësore
6. Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Rajoni i Normandisë së Poshtme vepron edhe jashtë autoriteteve të saja ligjore në fushën e mjedisit jetësor detar, kursimi i energjisë, zhvillimi i energjive të ripërtërira, vlerësimi i trashëgimisë kulturore, mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Rajoni i Normandisë së Poshtme zhvillon politikë ambicioze ndërkombëtare me anë të shumë bashkëpunimeve. Duke bashkëpunuar me aktorët përkatës, shkëmbimet ndërkombëtare në Rajonin e Normandisë së Poshtme:
• nxisin eksportin
• hapje ndërkombëtare
• lehtësojnë marrëveshjes për bashkëpunim mes universiteteve
• sigurojnë promovim të Normandisë së Poshtme
Të gjitha këto procedura janë lidhur me sfidat për inovacion të Bashkimit Evropian:
• përforcimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare ekonomike
• vlerësimi i konkurrencës
• rrjetëzim i hulumtuesve
• mobilitet i të rinjve
Me bashkëpunimin ndërkombëtar lidhen Universitetet dhe institucionet për arsim të lartë, oda ekonomike, etj.
Rajoni i Normandisë së Poshtme e mbështet dhe nxit mobilitetin e rinisë dhe rrit vetëdijen qytetare për politikën e saj zhvillimore.
Për më tepër informata, vizitoni faqen : http://www.region-basse-normandie.fr/index.php/souvrir-au-monde/cooperer-avec-linternational.
NORMANDIA E POSHTME DHE BE-ja
Rajoni i Normandisë së Poshtme ka për qëllim të bëhet motori udhëheqës i skenës evropiane. Në Bruksel, në zemrën e aktiviteteve të bashkësisë, Rajoni i Normandisë së Poshtme ka zyrën e saj. Zyra në Bruksel është ndërmjetësues i vërtetë mes aktorëve të Normandisë së Poshtme dhe institucioneve evropiane. Ekipi rajonal në Bruksel është drejtpërdrejt e informuar për ngjarjet evropiane.
Për më tepër informata, vizitoni faqen: http://www.cr-basse-normandie.fr.
Burim: internet faqja e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme.
Albanian