Strategjia për Zhvillim Kulturor i rajonit planifikues të Pellagonisë për periudhën 2013-2016 ishte prezantuar para medieve dhe partnerëve të projektit më 4 dhjetor 2013 në Qendrën për Zhvillim të rajonit planifikues të Pellagonisë në Manastir.
Strategjia ishte hartuar në kuadër të boshtit kulturë të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.
Boshti i bashkëpunimit: Politika Kulturore
Bartës të projektit
Pas fazës së parë të studimit të problemeve që janë paraqitur si pasojë e decentralizmit në kultura politike, është hartuar analizë territoriale e nevojave për zhvillim kulturor që i ka mundësuar Lokomotivës të punojë drejtpërdrejt në partneritet me Rajonin e Pellagonisë.
Mbledhja e operuesve kulturor nga rajoni ka mundësuar takim dhe dialog mes sektorëve të ndryshëm. Zbatimi është në rrjedhë dhe pritet zbatimi i planit strategjik territorial. Në Normandi të Poshtme, janë parashikuar punëtori nga Sektori për Kulturë dhe Trashëgimi para se të analizohen nevojat konkrete.
Këto hapa konkrete që janë ndërmarrë deri tani në dy territoret do të rezultojnë me krijimin e grupeve të punës, të cilët do të prezantojnë panelet përkatëse dhe rajonet e tyre, të cilat në fazën dytë do të takohen për të shkëmbyer përvojat e tyre..
Qëllimet
• Përforcimi i pushtetit lokale me anë të politikave kulturore
• Promovimi i shkëmbimeve ndërkulturore, mobilitet të artistëve
• Nxitja e dialogut ndër-sektorial
• Vlerësimi i kulturave të dy territoreve
• Zhvillimi i veglave për bashkëpunim kulturor mes dy territoreve
• Krijim i rrjeteve dhe partneriteteve mes strukturave arsimore dhe organeve në kulturë
Aktivitetet kryesore
• Konferencë në temë Decentralizimi i Kulturës, mbajtur në Maqedoni në vitin 2009;
• Konferencë në temë Politika Kulturore në Nivelin Rajonal , mbajtur në Normandi të Poshtme në vitin 2010;
• Punëtori për analiza të situatave në fushën e kulturës në komunat e rajonit të Pellagonisë;
• Aktivitete për identifikimin e mundësive për bashkëpunim ndër-sektorial në sferën e kulturës për të krijuar një politikë të qëndrueshme rajonale kulturore
• Vizitë pune në Normandi të Poshtme për prezantimin e metodologjisë për punë mbi zhvillimin e politikave rajonale kulturore në Pellagoni
Albanian
Dernières nouvelles
Risi nga bashkëpunimi |
Politika kulturore
05/12/2013
Risi nga bashkëpunimi |
Politika kulturore
08/11/2012
Si rezultat i iniciativës për formimin e rrjetit rajonal për kulturë në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, prej 26 tetor deri më 13 nëntor 2012 janë mbajtur Ditët Rajonale të Kulturës në gjitha komunat që i përfshin Qendra për Zhvillimin e Rajonit Pellagonik të Planifikimit.
Ditët Rajonale të Kulturës janë faza e dytë e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar të financuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa realizuar në partneritet mes Normandisë së Poshtme dhe Qendrës për Kulturë.