Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Programi për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit Normandi e Poshtme dhe Republika e Maqedonisë

Printer-friendly versionSend to friend
Programi për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit Normandi e Poshtme dhe Republika e Maqedonisë filloi në vitin 2006 me qëllim të kontribuojë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të dy territoreve. Bëhet fjalë për bashkëpunim inovativ në të cilin janë përfshirë aktorë të ndryshëm të niveleve të ndryshme: lokale, rajonale dhe kombëtare. Bartës të këtij bashkëpunimi rajonal të demokracisë lokale janë Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e R. së Maqedonisë. Programi financiarisht është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e R. së Francës dhe është koordinuar nga Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA).
 

Partneritete në shërbim të qeverisjes së drejtë lokale

Bashkëpunimi ka për synim përforcimin e qeverisjes së drejtë lokale me anë të aktiviteteve për bashkëpunim institucional dhe mbështetje. Andaj, Rajoni i Normandisë së Poshtme dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e R. së Maqedonisë punojnë për krijimin e aksion planit për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal. Zhvillimi rajonal
 
Sipas shembullit të qasjes së integruar për zhvillim lokal, ky bashkëpunim synon përfshirjen aktive të aktorëve të ndryshëm lokal në aktivitetet e tyre. Andaj, ky program i nxit dhe mbështet komunat e Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë për kyçje në bashkëpunime të drejtpërdrejta dhe vëllazërim. Vëllazërimi i qyteteve
 

Photo par Emmanuel Luce

Partneritete të përhershme të bazuara në shkëmbim

Decentralizimi i bashkëpunimit mes Rajonit Normandi e Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë është konkretizuar me anë të programit trevjeçar (2010-2013) e ndarë në 7 boshte:
 
 7. Të drejta të Njeriut
 
Aktivitetet në secilin bosht zbatohet nga ana e “tandemëve” të përbëra nga një organizatë franceze dhe një maqedonase, të specializuar në atë fushë. Gjithashtu, janë përfshirë edhe aktorë tjerë të shumtë lokal: komunat, shoqata të qytetarëve, fondacione, sektori privat, institucione arsimore, etj. Ky bashkëpunim ka për qëllim të kontribuojë mbi krijimin e politikave inovative lokale publike në fushat që i përfshin nëpërmjet trajnimeve, vizitave studimore, punëtorive ose llojeve të ndryshme të shkëmbimeve. Partnerë të bashkëpunimit
 
Frankofonia, të drejtat e njeriut dhe procesi i integrimit evropian janë tre aspekte transversale që janë përfshirë në gjitha boshtet e bashkëpunimit. 
 
Në Shkup ishte formuar Zyra për Bashkëpunim e cila është në dispozicion të gjithë aktorëve relevant nga dy territoret e përfshira në këtë bashkëpunim. Zyra e bashkëpunimit

 

Albanian

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”