Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

THIRRJE VJETORE PËR PROJEKTE 2013-2014

Printer-friendly versionSend to friend
PROGRAMI PËR BASHKËPUNIM TË DECENTRALIZUAR NORMANDIA E POSHTME/MAQEDONI
 

Bashkëpunimi mes rajonit francez Normandia e Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë ka filluar më vitin 2006 për qëllim të nxitjes së zhvillimit territorial dhe decentralizimit në dy territoret. Programi për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë siguron mjete financiare për projekte që nxisin zhvillimin lokal dhe demokracinë të cilat zbatohen nga ana e organizatave qytetare, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe struktura tjera rajonale dhe lokale.
 
Në kuadër të bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, shpallet një thirrje për projekte për vitin 2013-2014, për aktivitete në Normandi të Poshtme dhe Maqedoni mbi temat më poshtë:
  • Kujtime dhe pajtime  
  • Ruajtje të trashëgimisë kulturore,
  • Të drejta të njeriut.
Parakusht për fitimin e mbështetjes financiare është që projektet të parashikojnë ndikim në Normandi të Poshtme dhe në Maqedoni në sajë të temave të propozuara.

Shuma e plotë e mjeteve financiare për këtë thirrje është 90,000 euro.
Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike jo më vonë se 15 nëntor 2013, në postën elektronike bn-mk@aldaintranet.org.

Dokumente për shkarkim

 Thirrje për projekte 2013-2014 (pdf) MK  FR
Aplikacion (doc) MK  FR
Propozim buxhet (xls)  MK  FR 
 
Nëse keni pyetje lidhur me thirrjen, drejtohuni në: bn-mk@aldaintranet.org. Pyetjet do të përgjigjen në afat prej 10 ditëve. Për të mundësuar qasje të barabartë të informacioneve për gjithë kandidatët, pyetjet dhe përgjigjet do të shpallen publikisht në internet faqen  e programit për bashkëpunim Normandi e Poshtme/Maqedoni.
Albanian

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”