Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Vëllazërimi i qyteteve Subscribe to RSS - Vëllazërimi i qyteteve

Albanian

Bashkëpunimi mes komunave nga Maqedonia dhe Normandia e Poshtme – shembull pozitiv për bashkëpunim ndërkombëtar komunal

Më 20 qershor 2013 në Shkup u mbajt takim i grupit të punës së komunave nga Republika e Maqedonisë që bashkëpunojnë me komuna të rajonit të Normandisë së Poshtme. Në takimin që ishte organizuar nga ana e zyrës së bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë në Shkup dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave Karposh, Berovë, Ohër dhe Dibër.

Albanian

Diploma nderi për pjesëmarrësit nga Berova (MK) dhe Livaro (FR)

Projekti për korrespodencë mes nxënësve nga Berova (MK) dhe Livaro (FR), në sajë projektit për bashkëpunim të decentralizuar, vazhdon të realizohet pandërprerë. Andaj, më 24 qershor 2013, nxënësit nga Berova dhe Livaro morën diploma nderi për shkresat e tyre. Me këtë rast, kryetari i Berovës ju uroi suksesin të rinjve nga Verova, duke ju shpërndarë diplomat.

Albanian

Të rinjtë nga Vevçani dhe Ermanvill sërish u “zhytën në det dhe u ngjitën në kodër“

Në kuadër të bashkëpunimit trevjeçar mes komunave të Vevçanit dhe Ermanvill nga Normandia e Poshtme, në periudhën prej 23 deri 31 korrik 2013 ishte mbajtur një shkëmbim mes të rinjve nga Ermanvill në komunën e Vevçanit. Dymbëdhjetë të rinj nga Normandia e Poshtme kishin mundësinë të njoftohen me komunën e vëllazëruar maqedonase.

Albanian

Karposhi dhe Fleri-syr-Orn zyrtarizojnë partneritetin

Prej 16 deri 18 dhjetor 2012, delegacioni i komunës së Karposhit ishte në vizitë zyrtare në komunën e Fleri-syr-Orn, Normandi e Poshtme. Qëllimi i vizitës ishte të përforcohet partneriteti i themeluar gjatë takimit të parë mes dy komunave në korrik 2012 në Maqedoni dhe të përcaktohen temat e bashkëpunimit të ardhshëm.   
Albanian

Njohje për aktivitetet e realizuara me sukses mes Dibrës dhe If

Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” u mbajt për herën e njëmbëdhjetë, në tetor të vitit 2012, në Dibër. Me këtë rast, grupi teatral nga qyteti i vëllazëruar, If është thirrur të merr pjesë në festival me një shfaqje të tyre. Veç grupit teatral nga If, në festival janë paraqitur edhe grupe teatrale nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe SHBA-ja. Grupi teatral nga If morri pjesë në festivalin me shfaqjen “Edhe krahët e mi janë të shkoqur sikur letër” dhe fitoi çmimin e veçantë. 
 
Albanian

Krusheva për vizitë në Sen Zham

Prej 21 në 25 shtator 2012, delegacioni nga Komuna e Krushevës ishte për vizitë në Sen Zham. Gjatë vizitës, delegacioni, i përbërë nga Kreu i Komunës, Kryetari i Këshillit Komunal dhe Nëpunës nga Komuna, ka vizituar institucionin mjekësor, kopshtin për fëmijë, grupin shkollor dhe deponinë e Sen Zham. Delegacioni maqedonas e vizitoi edhe panairin në Sen Zham. Në edicionin e sivjetshëm të panairit ishin organizuar disa evenimente si: eko-fshat, argëtim dhe ekspozita.

Albanian

Të rinjtë nga Vevçani kaluan momente të paharrueshme në Normandi të Poshtme

Në suaza të bashkëpunimit mes Vevçanit dhe Ermanvil-sur-Mer, organizata lokale joqeveritare “Liçnik” dhe  organizata lokale joqeveritare “MJC INTERCOMMUNALE“ nga Ermanvil-sur-Mer filluan projektin për organizimin e shkëmbimit të rinjve. Projekti „Diving the sea- Climbing the mountain“ ka dy faza. Në fazën e parë, vetëm më të realizuar, dhjetë të rinj nga Vevçani, në moshë prej 14-17 vjet qëndruan në komunën e vëllazëruar prej 20 korrik deri 30 korrik të vitit 2012.
Albanian

Berova dhe Livaro nënshkruan Konventë për bashkëpunim ndërkombëtar

Prej 3 deri 6 gusht të vitit 2012 delegacioni i komunës së Berovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës, Dragi Naxhiski ishte në vizitë zyrtare në Livaro, Francë. Qëllimi i vizitës ishte zyrtarizimi i bashkëpunimit  mes dy komunave nëpërmjet nënshkrimit të Konventës për bashkëpunim  ndërkombëtar. Kryetari i Berovës, Dragi Naxhiski dhe kryetari i Livaros, Sebastijan Leklerk, e nënshkruan Konventën për Bashkëpunim  Ndërkombëtar gjatë hapjes solemne të panairit të djathit që u mbajt në jubileun e 250-të në Livaro. 
Albanian

Delegacioni nga Flori, Normandi e Poshtme u njoftua me Komunën e Karposhit

Një delegacion pesë anëtarësh kryesuar nga kryetari i komunës Flori në Orn, Mark Leser, prej 5 deri 9 korrik ishte në vizitë të komunës së Karposhit. Delegacioni ishte zyrtarisht e pranuar nga kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Gjatë takimit më të gjatë, dy kryetarët shprehën dëshirë të sinqertë për bashkëpunim në më shumë fusha siç janë zhvillimi ekonomik lokal, rinia, kultura, zhvillimi i qëndrueshëm (transport, infrastrukturë dhe ekologji) si dhe demokraci (demokraci lokale dhe barazia gjinore).

Albanian

Turizmi – temë e përbashkët e bashkëpunimit me Maqedoninë

- Takim i komunave nga Normandia e Poshtme që bashkëpunojnë me Maqedoninë - 
Më 25 prill, në selinë e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, në Kaen, ishte mbajtur takim i komunave dhe qyteteve që bashkëpunojnë me Maqedoninë. Në takimin ishin prezent përfaqësues të qyteteve: Kaen, Of, Ermanvill-sur-Mer, Shrebur dhe komunat: Livaro, Sen Zham, Vistream dhe Fleri-sur=Orn.
 
Albanian

Pages

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”