Turizmi – temë e përbashkët e bashkëpunimit me Maqedoninë
- Takim i komunave nga Normandia e Poshtme që bashkëpunojnë me Maqedoninë -
Më 25 prill, në selinë e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, në Kaen, ishte mbajtur takim i komunave dhe qyteteve që bashkëpunojnë me Maqedoninë. Në takimin ishin prezent përfaqësues të qyteteve: Kaen, Of, Ermanvill-sur-Mer, Shrebur dhe komunat: Livaro, Sen Zham, Vistream dhe Fleri-sur=Orn.
Ky takim, në organizim të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe organizatës Horizonte Solidare ishte një mundësi e shkëlqyeshme për komunat dhe qytetet të informohen për gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore të Maqedonisë, por gjithsesi edhe të diskutojnë për bashkëpunimet momentale me komunat nga Maqedonia.
Njëra prej temave më kryesore për diskutim ishte zhvillimi i turizmit, që shkaktoi një interes të përbashkët për gjithë përfaqësuesit e pranishëm ndërsa në orët e pasdites ishte mbajtur një punëtori pikërisht në këtë temë. Duke marrë parasysh rëndësinë që turizmi ka mbi zhvillimin territorial, në të ardhmen ka mundësi të hartohet një projekt i përbashkët në këtë drejtim.
Qytetet dhe komunat maqedonase, të cilat bashkëpunojnë me komunat e Normandisë së Poshtme, do të takohen gjatë muajit maj në Shkup. Për shtator, është parashikuar një sesion i përbashkët pune në të cilën do të marrin pjesë komunat e dy territoreve.
Më tepër informata në lidhje me komunat dhe qytetet që bashkëpunojnë në kuadër të Bashkëpunimit të Decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë mund të lexon këtu ose të kontaktoni me Ivana Dimitrovska në ivana.dimitrovska@aldaintranet.org.
Albanian
25/04/2012