Më 12 qershor 2012, në Shkup, u mbajt takimi i dytë i grupit të punës së qyteteve dhe komunave nga Republika e Maqedonisë që janë të përfshira në bashkëpunimin me pushtetin lokal të rajonit të Normandisë së Poshtme. Në takimin e organizuar nga Zyra për bashkëpunim nga Maqedonia dhe Bashkësia e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL), morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Karposhit, Velesit Krushevës, Berovës dhe Dibrës.