Berova dhe Livaro nënshkruan Konventë për bashkëpunim ndërkombëtar
Prej 3 deri 6 gusht të vitit 2012 delegacioni i komunës së Berovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës, Dragi Naxhiski ishte në vizitë zyrtare në Livaro, Francë. Qëllimi i vizitës ishte zyrtarizimi i bashkëpunimit mes dy komunave nëpërmjet nënshkrimit të Konventës për bashkëpunim ndërkombëtar. Kryetari i Berovës, Dragi Naxhiski dhe kryetari i Livaros, Sebastijan Leklerk, e nënshkruan Konventën për Bashkëpunim Ndërkombëtar gjatë hapjes solemne të panairit të djathit që u mbajt në jubileun e 250-të në Livaro.
Konventa e pasqyron vullnetin e përbashkët për zhvillim të partneritetit institucional që bazohet në parimin e reciprocitetit si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit të qëndrueshëm dhe rural (promovimi i shkathtësive lokale gastronomike), arsimit, mbrojtjes së mjedisit jetësor, menaxhimit me mbeturinat komunale dhe zhvillimi i bujqësisë.
Gjatë qëndrimit, delegacioni i Maqedonisë , vizitoi disa objekte më të rëndësishme në Livaro siç janë: fabrika për prodhimin e djathit, deponoja për mbeturina dhe Shtëpia për personat e moshuar.
Dy komunat do të vazhdojnë shkëmbimin përvojave dhe bashkëpunimin në projekte nga sektori publik dhe privat edhe në të ardhmen, nëpërmjet formimit të grupeve të punës që do të jenë të autorizuara për definimin e planit të bashkëpunimit.
Albanian
07/08/2012