Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Të rinjtë nga Vevçani dhe Ermanvill sërish u “zhytën në det dhe u ngjitën në kodër“

Printer-friendly versionSend to friend

Në kuadër të bashkëpunimit trevjeçar mes komunave të Vevçanit dhe Ermanvill nga Normandia e Poshtme, në periudhën prej 23 deri 31 korrik 2013 ishte mbajtur një shkëmbim mes të rinjve nga Ermanvill në komunën e Vevçanit. Dymbëdhjetë të rinj nga Normandia e Poshtme kishin mundësinë të njoftohen me komunën e vëllazëruar maqedonase.

„Zhytu në det, ngjitu në kodër – pjesa 2” është vazhdimi i projektit që vitin e kaluar në korrik ishte mbajtur në qytetin Ermanvill, Normandi të poshtme dhe kanë marrë pjesë dhjetëra të rinj nga Vevçani. Qëllimi i projektit ishte të inkurajohet kuptimi i ndërsjellë, të promovohet bashkëpunimi evropian, qytetaria aktive, solidariteti dhe toleranca mes të rinjve të Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme. Duke u shoqëruar me anë të bashkëbisedimeve dhe shumë lojëra dhe aktivitete, të rinjtë francez mundën të njoftohen me bukuritë e komunës së Vevçanit, të shkëmbejnë eksperienca dhe të mësojnë më tepër për traditën maqedonase.   

Mbledhjet e tilla rinore paraqesin mundësi për njoftimin më të mirë të kulturave dhe shprehive të ndryshme.

Për më tepër informacione, vizitoni bllogun e projektit

Albanian
12/08/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”