Vazhdon bashkëpunimi mes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë dhe Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme
Një delegacion i Rajonit të Normandisë së Poshtme (Francë), e udhëhequr nga zëvendës kryetari i Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nja Ani An, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar, ka vizituar Maqedoninë prej 24 deri 27 qershor 2013. Qëllimi i kësaj vizite pune është të bëhet një pasqyrë e bashkëpunimit bilateral të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë. Programi për bashkëpunim të decentralizuar mes këtyre dy territoreve ka filluar në vitin 2006.
Delegacioni kishte mundësinë të realizojë disa takime pune me partnerët institucional të Maqedonisë, mes të cilëve edhe Ministria për Vetëqeverisje Lokale. më 25 qershor 2013, z Tahir Hani, ministri i vetëqeverisjes lokale bashkë me kolegët e tij për bashkëpunim ndërkombëtar, kanë pritur delegacionin në zyrat e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale. ai shprehi kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm, me dëshirë për punë të mëtutjeshme të përbashkët. Gjatë takimit, përfaqësuesit e dy territoreve i shqyrtuan pikat kryesore lidhur me decentralizimin, bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe integrimin evropian. Ministri theksoi që shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave është një vegël shumë e rëndësishme për bashkëpunim të suksesshëm, e cila mund të jetë në dobi të dy territoreve për zhvillimin e përgjithshëm. Z-nja Ani An, në emër të saj personal dhe në emër të kryetarit të Rajonit të Normandisë së Poshtme theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Maqedoninë, e cila për dy palët do të ndihmojë në përforcimin e sundimit të drejtë lokal si dhe zhvillimin e kapaciteteve të popullatës lokale dhe inkurajimit të pjesëmarrjes së qytetarëve.