Fazë e re e programit për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme / Maqedoni
Më 25 mars 2014, në Shkup u mbajt takim i partnerëve maqedonas të programit për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë. Partnerët, ministritë, komunat, shoqatat e qytetarëve dhe institucionet që janë të përfshirë në bashkëpunimit, kanë shënuar fazën e re të bashkëpunimit për periudhën prej 2013 deri më 2016.
Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantohet bashkëpunimi i tërësishëm para partnerëve që janë pjesë e periudhës së re programore 2013-2016. Ambasadorja e Francës në Maqedoni, z-nja Lorens Oer dhe z-nja Biljana Cvetanovska-Gugovska, sekretare shtetërore pranë Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, kanë hapur takimi duke ju uruar pjesëmarrësve punë të mbarë. Z-nja Oer përkujtoi të pranishmit për rëndësinë e zhvillimit territorial dhe si shembull mori qytetet e vëllazëruar nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia. Z-nja Cvetanovska-Gugovska theksoi origjinalitetin e bashkëpunimit që ekziston për shkak të shtrirjes së gjerë të subjekteve të ndryshme në më tepër fusha.
Nga kohët e fillimit në vitin 2007, bashkëpunimi shënon rezultate të mira që bazohen në aktorët e shumtë dhe qasjen origjinale të punës. Me anë të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, çdo ditë projekti kontribuon për përforcimin e zhvillimit lokal të dy territoreve. Aktorët e shumtë që drejtpërdrejtë marrin pjesë në aktivitetet dhe nivelet e ndryshme të pushtetit që janë të angazhuar në këtë bashkëpunim, e konfirmojnë rrënjëzimin e thellë territorial në Maqedoni dhe në Normandi të Poshtme.
Në periudhën aktuale bashkëpunimi zhvillohet në shenjën e dy ngjarjeve të rëndësishme historike. Këtë vit, nga njëra anë shënohet 70 vjetori i shkarkimit të forcave aleate në Normandi të Poshtme, ndërsa nga ana tjetër, 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore dhe Fronti Lindor në Maqedoni. Duke marrë parasysh ndikimit që këto ndodhi janë zhvilluar edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë, edhe në Rajonin e Normandisë së Poshtme, programi aktual i bashkëpunimit është formuar në tema që rrjedhin nga këto ngjarje: kujtime, paqe dhe pajtim, të drejta të njeriut dhe trashëgimi kulturore. Gjegjësisht, 9 projekte që përfshijnë këto tema janë zgjedhur në kuadër të thirrjes për projekte për periudhën 2013-2014. Përveç këtyre projekteve, programi për bashkëpunim është pasuruar me aktivitete në fushën mobilitetit për të rinjtë dhe bashkëpunimin institucional në nivel lokal dhe qendror. Andaj, këtë vit të 2014, do të kemi shumë ngjarje të llojllojshme në dy territoret e bashkëpunimit: udhëtime studimore dhe trajnime në fushën e turizmit memorial, pastaj kërkime dhe edukime për të drejtat e njeriut, veçanërisht tek të rinjtë, por edhe shkëmbime kulturore të muzikës tradicionale.
Në shenjën e dinamikës dhe motivacionit të partnerëve, ky takim mundësoi kuptim më të mirë të sfidave përpara për gjithë pjesëmarrësit, por gjithashtu krijoi një mundësi për rrjetëzimin e tyre. Takimi i dytë i partnerëve është parashikuar për në qershor të këtij viti, gjatë kohës së një ngjarje tjetër kulturore të rëndësishme – Festivali i Filmit Francez, që disa vite me radhë mbahet në Maqedoni, me mbështetjen e Rajonit të Normandisë së Poshtme.
prezantimi i bashkëpunimit të maqedonase dhe frëngjisht
Albanian
27/03/2014