Turizmi, komponent i rëndësishëm për zhvillimin lokal dhe rajonal
Më 28 maj 2013, në Shkup u mbajt takim pune mes delegacionit të Rajonit Mon Sen Mishel nga Normandia e Poshtme dhe organizatës CIRa. Gjatë takimit dy organizatat folën për zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë në hartimin e strategjisë për turizëm për rajonin jugperëndimor të Maqedonisë.
Dy delegacionet kishin mundësinë të diskutojnë edhe për aktivitetet e deritanishme në sajë të boshtit, si dhe mbi zhvillimin e tyre dhe vazhdimësinë në të ardhmen. Shkëmbimi i eksperiencave është një prej pikave më të rëndësishme të ekipeve nga dy territoret dhe eksperienca e Rajonit Mon Sen Mishel në fushën e turizmit mund të jetë e dobishme dhe e zbatueshme për zhvillimin e turizmit në rajonin jugperëndimor. Andaj, bashkëpunimi vazhdon me vizitën e punës të ekspertëve të CIRa e planifikuar për muajin qershor.
Sipas numrit të vizitorëve, Mon Sen Mishel në Normandi të Poshtme dhe Ohri në Maqedoni mbeten destinacionet kryesuese turistike për vizitorët lokal dhe ndërkombëtar. Tërheqja e turistëve edhe në vendet tjera të rajoneve, me anë të promovimit të cilësive të tyre turistike është një prej sfidave më kryesore të bashkëpunimit të ardhshëm në këtë fushë.