Prej 21 në 25 shtator 2012, delegacioni nga Komuna e Krushevës ishte për vizitë në Sen Zham. Gjatë vizitës, delegacioni, i përbërë nga Kreu i Komunës, Kryetari i Këshillit Komunal dhe Nëpunës nga Komuna, ka vizituar institucionin mjekësor, kopshtin për fëmijë, grupin shkollor dhe deponinë e Sen Zham. Delegacioni maqedonas e vizitoi edhe panairin në Sen Zham. Në edicionin e sivjetshëm të panairit ishin organizuar disa evenimente si: eko-fshat, argëtim dhe ekspozita.