Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Seminar njëditësh në temën: Shqyrtim krahasues i të drejtës në Francë dhe Maqedoni

Printer-friendly versionSend to friend
Albanian
Ambasada e Francës në Maqedoni, Instituti Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut nga Kaen, Fakulteti Juridik nga Shkupi, në partneritet me projektin për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë dhe Fakulteti Juridik nga Kaen organizojnë një seminar njëditësh me qëllim që të zhvillohet një pasqyrë e përbashkët e të drejtës së punës në Maqedoni dhe Francë. Në mesin e pjesëmarrësve do të ketë edhe dhjetëra studentë të magjistraturës nga e drejta themelore nga Franca që interesohen në temën. 
 
Kontratat për punësim, marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëtorit, procedura gjyqësore në rast të kontestit si dhe diskriminimi janë çështjet që do të diskutohen. Në kohëra kur Franca mendon mbi këto tema duke tentuar të rrit konkurrencën e saj, një shkëmbim i strukturuar mes ekspertëve nga Maqedonia dhe Franca nga fusha e të drejtave sociale do të mund të përforcojë mendimet në lidhje me evolucionin e të drejtës së punës në Evropë. 
 
Ideja për këtë seminar erdhi nga një prej sesioneve të ciklit trajnime për avokatët maqedonas të organizuar nga Ambasada e Francës dhe Oda e Avokatëve të Maqedonisë. Njëherë, ishte paraqitur nevoja të sigurohen informata cilësore për sistemin francez dhe maqedonas për mbrojtjen e punëtorëve në kuadër të aktivitetit të tyre profesional. 
 
Ky seminar njëditësh paraqet një hap të parë në plotësimin e kësaj nevoje. Në fakt, dokumentet e seminarit do të publikohen në secilën prej dy gjuhëve me qëllim të përpilimit të pjesës së parë të koleksionit të ardhshëm që Instituti dëshiron të hartojë në temën shqyrtimi krahasues i të drejtës franceze dhe maqedonase.
 
Evenimenti do të zhvillohet më 21 shkurt 2012 në Fakultetin Juridik në Shkup në sallën për takime të Këshillit  Shkencor-Arsimor. Do të sigurohet përkthim në gjuhën franceze dhe maqedonishte. 
11/02/2013
Извор: Меѓународен институт за човекови права и мир

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”