Në kuadër të boshtit 4 “Politika Kulturore”, si pjesë e bashkëpunimit të decentralizuar mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, Qendra për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë – Lokomotiva ka organizuar një punëtori në temën “Menaxhimi i Projektit dhe Planifikimi Strategjik” prej 7 deri 10 maj në Manastir. Në punëtorinë kanë marrë pjesë profesionistë nga Manastiri, Prilepi, Resnja, Krivogashtani, Demir Hisari, Krusheva, Novaci si dhe dy ekspertë serb – Kristina Kujunxhiq dhe Marijana Cvetkoviq-Markoviq.
Risi nga bashkëpunimi |
Rinia
26/04/2012
Në kuadër të boshtit „Rinia“ nga projekti për bashkëpunim të decentralizuar mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, më 25 dhe 26 prill delegacioni maqedonas i përbërë prej Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i koalicionit të organizatave rinore SEGA, Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës dhe Daniela Adamova, drejtues i sektorit për arsim të qytetit të Shkupit, ishte në vizitë studiuese të Normandisë së Poshtme.
Risi nga bashkëpunimi |
Vëllazërimi i qyteteve
25/04/2012
- Takim i komunave nga Normandia e Poshtme që bashkëpunojnë me Maqedoninë -
Më 25 prill, në selinë e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, në Kaen, ishte mbajtur takim i komunave dhe qyteteve që bashkëpunojnë me Maqedoninë. Në takimin ishin prezent përfaqësues të qyteteve: Kaen, Of, Ermanvill-sur-Mer, Shrebur dhe komunat: Livaro, Sen Zham, Vistream dhe Fleri-sur=Orn.