Themelimi i rrjetit kulturor rajonal në rajonin e Pellagonisë
Në kuadër të boshtit 4 “Politika Kulturore”, si pjesë e bashkëpunimit të decentralizuar mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, Qendra për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë – Lokomotiva ka organizuar një punëtori në temën “Menaxhimi i Projektit dhe Planifikimi Strategjik” prej 7 deri 10 maj në Manastir. Në punëtorinë kanë marrë pjesë profesionistë nga Manastiri, Prilepi, Resnja, Krivogashtani, Demir Hisari, Krusheva, Novaci si dhe dy ekspertë serb – Kristina Kujunxhiq dhe Marijana Cvetkoviq-Markoviq.
Qëllimi i punëtorisë ishte të bashkohen shkathtësitë dhe kapacitete e rajonit dhe të themelohet rrjet kulturor rajonal. Në fazën e parë e bashkimit, grupi ka identifikuar nevojat, potencialet dhe zgjidhjet për homogjenizimin më të madh të ofertës kulturore të territoreve të tyre.
Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planifikues Pellagonik si qendër koordinimi dhe komunikimi do të vëzhgojë zhvillimin dhe punën e rrjetit.
Gjatë kohës së ditëve të punës, ishin shqyrtuar nevojat e përbashkëta të rajonit maqedonas dhe territorit të Mont Sen Mishell për lidhje ndër-sektoriale të kulturës dhe turizmit me anë të aktiviteteve konkrete. Në këtë drejtim, parashikohet një punëtori e re prej 26 deri 30 qershor në rajonin e Mont Sen Mishell, gjatë së cilës do të punohet pikërisht në lidhjen e turizmit dhe kulturës për arritjen e zhvillimit territorial.
Albanian
10/05/2012