Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Të rinjtë dhe vullnetarizmi

Printer-friendly versionSend to friend
Në kuadër të boshtit „Rinia“ nga projekti për bashkëpunim të decentralizuar mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, më 25 dhe 26 prill delegacioni maqedonas i përbërë prej Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i koalicionit të organizatave rinore SEGA, Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës dhe Daniela Adamova, drejtues i sektorit për arsim të qytetit të Shkupit, ishte në vizitë studiuese të Normandisë së Poshtme.  
Gjatë zhvillimit të vizitës përfaqësuesit nga Maqedonia kishin mundësinë të shkëmbejnë përvoja me punëtorët e komunave dhe këshilltarët mbi tema të ndryshme, sikur punësimi i të rinjve, politikat lokale të rinjve dhe vullnetarizmit qytetar. 
Interes të posaçëm kishte mbi vullnetarizmin qytetar, si një prej mënyrave për përfshirjen e të rinjve në jetën profesionale. Vullnetarizmi qytetar u paraqit nëpërmjet dëshmive të disa të rinjve që kanë shijuar këtë mënyrë të përfshirjes në shoqërinë aktive qytetare. 
 
Gjatë zhvillimit të takimeve gjithashtu u fol mbi programin evropian Shërbimi Evropian për Vullnetarë. Pjesë e këtij programi është Katerina Koteska prej Prilepi, e cila sapo që ka filluar stazhin vullnetarë në Shtëpinë Evropiane në Kaen, Normandi të Poshtme. Ajo punon edhe në programin për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë. Kjo vegël e Bashkimit Evropian paraqet një prej mënyrave për përforcim dhe zhvillim të kapaciteteve të rinjve, duke krijuar mundësi për hyrje më të lehtë në botën profesionale.
 
Fotografia : Ouest France
Më shumë informata në gjuhën frënge : Des Macédoniens ont été reçus à la Maison du citoyen - Hérouville-Saint-Clair
 
Albanian
26/04/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”