Në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, delegacioni i udhëhequr nga z-nj. Korine Fere, zëvendës kryetare përgjegjëse për arsim, ishte në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në qytetin e Shkupit dhe Ohrit, prej më 4 deri më 7 korrik të vitit 2012.
Zëvendës kryetarja e Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nja Korin Fere dhe Ministri për Vetëqeverisje Lokale, z. Nevzat Bejta kanë firmosur marrëveshje për bashkëpunim të decentralizuar mes Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë më 4 korrik 2012 në Shkup. Bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 ku dy palët përkushtohen për përforcimin e bashkëpunimit gjatë katër viteve të ardhshme. Marrëveshja ishte firmosur në praninë e ekselencës së tij Ambasadorit të Francës në Maqedoni, z.
Në kuadër të boshtit për “Politika Kulturore” në periudhën prej 26 deri 30 qershor 2012 ishte realizuar një vizitë zyrtare pune të disa komunave dhe institucioneve kulturore në rajonin e Gjirit Mont Sent Mishel (Pays de la Baie du Mont Saint Michel).