Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Rajoni Normandi e Poshtme në Maqedoni: firmosja e Marrëveshjes për Vazhdim të Bashkëpunimit

Printer-friendly versionSend to friend

Në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, delegacioni i udhëhequr nga z-nj. Korine Fere, zëvendës kryetare përgjegjëse për arsim, ishte në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në qytetin e Shkupit dhe Ohrit, prej më 4 deri më 7 korrik të vitit 2012.

Ngjarja më e rëndësishme gjatë vizitës ishte rinovimi i marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë. Në emër të kryetarit Loran Bove, z-nj. Fere e firmosi marrëveshjen për bashkëpunim me z. Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë. Para firmosje u zhvillua një takim pune mes Ministrit dhe Zëvendës-kryetares, me temë:  decentralizim dhe zhvillim rajonal në Maqedoni, si dhe perspektivat e ardhshme për bashkëpunim. Marrëveshja u firmos në prani të ekselencës së tij z. Zhan Kllod Flumberzhe, ambasadori i Francës në Maqedoni dhe kryetarit të Shoqatës së agjencive për demokraci lokale (ALDA), z. Oriano Otoçan, që është koordinator i programit.  

Delegacioni i Normandisë së Poshtme u pranua nga Kryetari i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov. Kryetari e përshëndeti bashkëpunimin me Normandinë e Poshtme dhe e theksoi kontributin në përforcimin e marrëdhënieve franceze-maqedonase dhe zhvillimin e frankofonisë në Maqedoni. Ai theksoi se firmosja e marrëveshjes mes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme është një hap përparim në përforcimin e bashkëpunimit dhe afrimin e vlerave kulturore dhe evropiane të këtyre dy territoreve.

Gjatë vizitës së saj në Maqedoni, z-nj. Fere e dorëzoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit Francez në Ohër.  Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme e përkrah festivalin nga viti 2011. Kultura kinematografike e Normandisë së Poshtme u shfaq nëpërmjet  5 filmave me metrazh të shkurtë dhe filmi „Sport për vajza“, si pjesë e garimit zyrtar. delegacioni u takua me partnerët nga programi si dhe me përfaqësues të komunave maqedonase që bashkëpunojnë me Normandinë e Poshtme. Me këtë rast, z-nj. Fere drejtoi takimin e punës me komunat maqedonase dhe komunat Kaen dhe Vistream nga Normandia e Poshtme

Rajoni Normandi e Poshtme bashkëpunon me Republikën e Maqedonisë nga viti 2006. Ky program,  i përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, përfshin rreth 30 partner nga Normandia e Poshtme, mes të cilave ka shoqata, vetëqeverisje lokale, institucione arsimore dhe kulturore dhe të njëjtat nga Maqedonia.  Duke vepruar në gjashtë fusha: të rinjtë, teknologji të reja, trashëgimi kulturore, turizëm dhe bujqësi, bashkëpunimi përkrah iniciativa për shkëmbim të përvojave dhe partneriteteve evropiane për të nxitur praninë e Normandisë së Poshtme në botë.  

 

Albanian
09/07/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”