Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme vazhdon
Zëvendës kryetarja e Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nja Korin Fere dhe Ministri për Vetëqeverisje Lokale, z. Nevzat Bejta kanë firmosur marrëveshje për bashkëpunim të decentralizuar mes Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë më 4 korrik 2012 në Shkup. Bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 ku dy palët përkushtohen për përforcimin e bashkëpunimit gjatë katër viteve të ardhshme. Marrëveshja ishte firmosur në praninë e ekselencës së tij Ambasadorit të Francës në Maqedoni, z. Zhan Klod Shlumberzhe dhe kryetarit të Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA), koordinatori i programit, z. Orijano Otoçan.
Ceremonialit të firmosjes i paraprinte një takim mes Ministrit dhe Zëvendës Kryetares. Ministri theksoi që aktivitetet e Normandisë së Poshtme në Maqedoni janë me rëndësi të madhe, posaçërisht në pjesën e decentralizimit dhe zhvillimit të barabartë rajonal që është një pjesë e rëndësishme për Maqedoninë. Vërtetë është me rëndësi për njësitë e vetëqeverisjes lokal të zhvillojnë kapacitete e tyre me anë të projekteve ndërkombëtare për integrim evropian të shtetit.
Me marrëveshjen u konfirmua interesi i dy palëve për zhvillimin e programit për bashkëpunim. Aktivitetet e parashikuara zhvillohen në bazë të projekteve të zbatuara në gjashtë fursha: teknologji të reja dhe të drejta të njeriut, të rinj, kulturë, inventarizim të trashëgimisë kulturore, turizëm dhe bujqësi. Faza e dytë e programit do të përfundojë në tetor 2013. Partnerët e përfshirë në bashkëpunimin vetëm më janë përgatitur për një fazë të tretë të programit prej 2013-2016. Vëmendje të posaçme do të përkushtohet mbështetjes institucionale gjatë procesit të decentralizimit dhe zbatimit të politikave për zhvillim të barabartë rajonal me anë të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të Rajonit me Ministrinë.