Si pjesë e aktiviteteve në temë mediet digjitale në Drejtorinë për Zhvillim Digjital të territorit të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, shkoi për vizitë në Normandi të Poshtme më 17 dhe 18 janar 2013.
Më 18 dhe 19 tetor, me fillim në orën 10, në zyrat e Metamorfozis, ishin mbajtur 2 viki-maratona. Këtë herë, në maratona kanë marrë pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga Institutet për Histori, Arkeologji dhe Arkivim pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.
Në kuadër të projektit për ngritjen e vetëdijes për privatësinë në internet “Privatësia në internet, mënyra më e lehtë”, fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një film të shkurtë “Dhunuesi” për temën e frikësimit të të rinjve me anë të veglave bashkëkohore si telefona celularë ose internet. Qëllimi i filmit është të ngrihet vetëdija e të rinjve për sajber dhunën që është një dukuri e shpeshtë, si dhe efektet nga ajo mbi viktimat dhe pasojat e mundshme për ata që përdorin këtë formë të dhunës për të frikësuar tjerët.
Më 22 maj, konferenca ndërkombëtare “Liria dhe Privatësia në Internet” 2012 e organizuar nga ana e Institutit për të Drejta Njerëzore dhe Paqe (Kaen) dhe Fondacioni Metamorfozis (Shkup), në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni, kishte mbaruar me sukses në Shkup.