Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Film i animuar arsimor në temën sajber-dhunë i gatshëm në gjashtë gjuhë

Printer-friendly versionSend to friend
Albanian

Në kuadër të projektit për ngritjen e vetëdijes për privatësinë në internet “Privatësia në internet, mënyra më e lehtë”, fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një film të shkurtë “Dhunuesi” për temën e frikësimit të të rinjve me anë të veglave bashkëkohore si telefona celularë ose internet. Qëllimi i filmit është të ngrihet vetëdija e të rinjve për sajber dhunën që është një dukuri e shpeshtë, si dhe efektet nga ajo mbi viktimat dhe pasojat e mundshme për ata që përdorin këtë formë të dhunës për të frikësuar tjerët. 

Për të arritur opinionin më të gjerë që flasin gjuhë të ndryshme, filmi është përkthyer në gjuhën frënge, anglishte, shqipe, turke dhe rome (të gjitha versionet gjuhësore janë të gatshme në lidhjen në vijim http://goo.gl/Q3O2z). Versionet gjuhësore ishin përgatitur në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme. Versionet franceze janë të synuar për promovim të projekteve për klubet digjitale në Normandi të Poshtme, me potencial për të përhapur edhe më gjerë. 

Si pjesë e iniciativës për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë në internet janë zhvilluar edhe 13 filma të shkurtër (http://crisp.org.mk/filmovi) dhe 10 lojëra interneti dhe kuize (http://crisp.org.mk/igri), të cilat gjithashtu janë të adaptuara në shqip, turqisht, rome dhe frëngjishte. Me temat janë përfshirë: grabitqarët në internet, sajber-dhuna, mbrojtja e fjalëkalimeve, varshmëria nga lojërat dhe bisedat në internet, blerja me internet, plagjiatura... 

 
31/08/2012
youtube

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”