Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Risi nga bashkëpunimi Subscribe to Risi nga bashkëpunimi

Risi nga bashkëpunimi | Vëllazërimi i qyteteve
24/06/2013

Projekti për korrespodencë mes nxënësve nga Berova (MK) dhe Livaro (FR), në sajë projektit për bashkëpunim të decentralizuar, vazhdon të realizohet pandërprerë. Andaj, më 24 qershor 2013, nxënësit nga Berova dhe Livaro morën diploma nderi për shkresat e tyre. Me këtë rast, kryetari i Berovës ju uroi suksesin të rinjve nga Verova, duke ju shpërndarë diplomat.

>>>
Risi nga bashkëpunimi | Vëllazërimi i qyteteve
20/06/2013

Më 20 qershor 2013 në Shkup u mbajt takim i grupit të punës së komunave nga Republika e Maqedonisë që bashkëpunojnë me komuna të rajonit të Normandisë së Poshtme. Në takimin që ishte organizuar nga ana e zyrës së bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë në Shkup dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave Karposh, Berovë, Ohër dhe Dibër.

>>>
Risi nga bashkëpunimi | Тurizëm
03/06/2013

Më 28 maj 2013, në Shkup u mbajt takim pune mes delegacionit të Rajonit Mon Sen Mishel nga Normandia e Poshtme dhe organizatës CIRa. Gjatë takimit dy organizatat folën për zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë në hartimin e strategjisë për turizëm për rajonin jugperëndimor të Maqedonisë.

>>>

Pages

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”