- Kujtime dhe pajtime
- Ruajtje të trashëgimisë kulturore,
- Të drejta të njeriut.
Më 8 tetor 2013, në Këshillin e Qytetit të Shkupi u zhvillua debati publik i fundit për propozim-versionin e Strategjisë Lokale për të Rinj të Qytetit të Shkupit, të cilën gjatë vitit të fundit ka përgatitur Koalicionit SEGA me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe programit për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni. Në debatin kanë marrë pjesë kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, përfaqësuesi i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Zorica Stamenkovska, si dhe drejtori ekzekutiv i Koalicionit SEGA, Zoran Ilieski.
Në bazë të vlerësimit të zbatuar për mundësitë, kushtet dhe kapacitetet e komunave nga Rajoni Jugperëndimor të Planifikimit për zhvillimin e Strategjisë për Turizëm, CIRa në periudhën prej 29 deri 31 gusht, në Ohër, ka zbatuar një trajnim “Krijimi i Strategjisë për Turizëm në nivel lokal”. Trajnimi ishte zbatuar nga ana e eksperteve maqedonas për zhvillim lokal dhe rajonal, nga CIRa, z. Zoran Stojkovski, drejtor ekzekutiv dhe z. Zoran Stefanovski, drejtor për financa dhe zhvillim.