Bashkëpunimi i decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është produkt i vullnetit të përbashkët për të marrë pjesë në zhvillimin paralel të dy territoreve, duke u hapur për botën dhe dëshira që popujt e tyre të angazhohen në qytetari aktive lokale dhe evropiane, në frymën e reciprocitetit dhe shkëmbimit. Projekti do të shpie drejt krijimit të një platforme konstante të shkëmbimeve dhe do të mundësojë themelimin e lidhjeve të qëndrueshme mes popullatave të dy territoreve evropiane dhe anëtare të frankofonisë.
Në këtë drejtim, më 20 shkurt 2007 ishte firmosur një protokoll për bashkëpunim midis Presidentit të Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe ambasadorit të Maqedonia-së në Francë. Shkarkoni protokollin në format .pdf [fr].
Programi i vazhdueshëm për bashkëpunim ishte e elaboruar mes aktorëve normand dhe maqedonas (nëntor 2007-nëntor 2010). Për shërbim të pushtetit lokal, ajo ndahet në 6 shtylla:
Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA) është përgjegjëse për koordinimin e këtij programi për bashkëpunim.