e premte 22 qershor 2012

Rajoni i Normandisë së Poshtme

Të dhënat e përgjithshme

- Harta rajonale e Rajonit të Normandisë së Poshtme [fr]: klikoni për zmadhim Présentation générale de la Basse-Normandie

Kryeqyteti: Caen
Sipërfaqja: 17.589 km²

Festa (kombëtare):
- 1 janari : Dita e Vitit të Ri
- Datë e ndryshueshme : E hëna e Pashkëve.
- Datë e ndryshueshme : E premtja e Zbritje (39 ditë pas Pashkëve)
- 8 maj : Fitore e aleatëve mbi Gjermaninë naziste (8 maj 1945)
- Datë e ndryshueshme : E hëna e Rrëshajave (50 ditë pas Pashkëve). E hëna e Rrëshajave është një ditë për solidaritet ndaj personave më të vjetër në moshë, përveç nëse është rënë dakord ndryshe.
- 14 korrik : Festë kombëtare franceze
- 15 gusht : Marrje
- 1 nëntor : Dita e të Shenjtëve
- 11 nëntor : Dita përkujtimore e Luftës së Parë Botërore (11 nëntor 1918)
- 25 dhjetor : Kërshëndellat

Demografia

Popullatë: 1.445.732 ban. (janar 2005) (Gjithsej Franca: 60.825.000 ban.)
Dendësia demografike: 80,9 ban./km² (2005)
Zgjatja e jetës: 72 vite për burrat, 76 vite për gratë (2005)

Ekonomia

BPM: 34 miliard euro (2006)
BPM/ban: 23.491 euro (2006)

Pjesët e sektorëve kryesor të aktiviteteve në BPM:
- bujqësia : 4,8% (Francë 2,8%)
- industria : 30,1% (Francë 25%)
- shërbime : 65,2% (Francë 72,2%)

JPEG - 42.6 ko
Lopët normande

Normandia e Poshtme është në Francë:
- rajoni i parë bujqësor për prodhimtarinë e gjalpit, djathit të freskët dhe djathit të butë, prodhimtarinë e mollës për verë dhe prodhimeve për verëra, prodhimtarinë e hudhrave dhe rrepës,
- rajoni i parë në numër për kuaj, me 12% të thundër bagëtisë kombëtare
- rajoni i parë për guaca (kultivimi i guacave)
- rajoni i tretë për prodhimtarinë e qumështit dhe bagëtisë
- rajoni i katërt për industrinë e automobilizmit

Bujqësia:
Me rreth 7% të aksioneve në vitin 2003, bujqësia vazhdon të punësojë një numër të madh të personave dhe të mbulojë pjesën më të madhe të territorit (78%).
40% e popullatës jeton në mjedis rural (rajoni i pestë në Francë)
Bujqësia normande është e organizuar rreth tre sektorëve të mëdha: qumësht, mish dhe drithëra.

Industria:
Industria rigrupon 25% të aksioneve dhe prodhon 30% të pasurisë së rajonit. Themeluar para shumë kohë në Normandi të Poshtme, përreth industrisë së hekurit dhe çelikut, ndërtimtaria e anijeve ose tekstilit, është rinovuar dhe sot dominojnë fushat agro-alimentare, automobilistike dhe pjesëve elektronike.

Fushat më të mëdha të shkëlqyeshme në Normandi të Poshtme: bujqësia, automobilizmi, energjia (përfshirë atë nukleare), metalurgjia, prodhimi i plastikës, pjesë elektrike dhe elektronike, pajisje mekanike («Poli Mekanik i Normandisë Jugore»).

Eksporti: 3,46 miliard euro (2006)
Partner kryesor: Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Italia

Importi: 4,47 miliard euro (2006)
Partner kryesor: Gjermania, Spanja, Britania e Madhe

Gjeografia

Rajoni përfiton shumë nga klima e mesme oqeanike që mundëson të shmangen dimrat me acar që në përgjithësi mbron bregdetin dhe rrethinën përreth.

JPEG - 50.4 ko
Orne

Normandia e Poshtme posedon një trashëgimi të pasur natyrore dhe të ndryshueshme e cila karakterizohet me paravënin e peizazheve detare dhe kontinentale të shumtë mbi një sipërfaqe relativisht të kufizuar (17.589 km²).

Prej Mont-Saint-Michel deri në qytetin detar Cherbourg, identiteti normand çdoherë ka qenë e zhvilluar nga ndikimi detar. Me 430 km gjatësi bregdetare, Normandia e Poshtme është një nga rajonet e para që zhvillon këtë çështje.

Në brendësinë e tokës, Normandia e Poshtme përfiton nga rajonet rurale cilësore dhe akoma të ruajtura : zabeli në jug të Cotentin dhe Orne, moçalet e Bessin, male të shumta (Malet e Andaines ose Ecouves)... Normandia e Poshtme posedon edhe sipërfaqe të mbuluara me dru rreth 9% të sipërfaqes së plotë.

Tre parqe natyrore shtrihen në sipërfaqen e Normandisë së Poshtme :
- Parku rajonal natyror i Marais du Cotentin dhe Bessin [ fr ] [ en ]
- Parku natyror rajonal Normandie-Maine [fr]
- Parku rajonal natyror i Perche [fr]

Rregullimi i territorit:
- Shkarkoni skedën tonë «Rregullimi i territorit në Normandi të Poshtme»

Organizimi administrativ

Normandia e Poshtme përbëhet nga tre departamente:

Departament Kodi i postës Sipërfaqe Popullsia Dendësia Prefektura Nën-prefektura
Calvados 14 5.548 km2 648.385 banorë 116 ban./km2 Caen (117.000 banorë) Bayeux, Lisieux, Vire
Manche 50 5.938 km2 481.471 banorë 81 ban./km2 Saint-Lô Avranches, Coutances, Cherbourg
Orne 61 6.103 km2 292.337 banorë 47 ban./km2 Alençon Argentan, Mortagne-au-Perche

Normandia e Poshtme përbëhet gjithsej nga 1.812 komuna.

- Harta e qyteteve të Rajonit [fr]: klikoni për zmadhim Carte des villes de Basse-Normandie

Bashkëpunimi ndër-komunal:
Normandia e Poshtme zë vendin e parë në kuptimin e bashkëpunimit ndër-komunal: bashkëpunimi mes komunave tani më mbulon pjesën më të madhe të territorit të rajonit. Normandia e Poshtme numëron 125 komunitete të komunave, 2 komuna urbane (Komuniteti urban i Cherbourg, 88.588 banorë dhe Alençon, 52.555 banorë) dhe 2 komunitetet e bashkuara (Caen-la-Mer : 217.805 banorë dhe Flers : 28.485 banorë) që përfshijnë gjithsej më tepër se 97% të popullatës së rajonit.

JPEG - 28.5 ko
Guillaume Pushtuesi (Tapiceri nga Bayeux)

Historia

E vendosur në pjesën veri-lindore të Francës, Normandia është një provincë franceze e Regjimit të Vjetër.

E themeluar në shekullin e X, ajo e ka marrë emrin nga një bandë e vikingëve, Normandët («populli verior»), si dhe janë vendosur në këtë pjesë. Meqë kanë evoluar pak gjatë shekujve, kufijtë e fisnikërisë së vjetër të Normandisë janë akoma ata dy rajone administruese që ishin krijuar më 1972 : në lindje, Normandia e Epërme e përbërë nga departamenti i Eure dhe të Seine Maritime dhe me kryeqytetin Rouen dhe në perëndim, Normandia e Poshtme, që zgjerohet mbi departamentet e Calvados, dhe la Manche deri tek Orne, ku Caen u bë kryeqyteti.

Për një histori të hollësishme të Normandisë së Poshtme, shikoni në faqen faqe Historia e Këshillit Rajonal [fr].

Politika

JPEG - 22.3 ko
Laurent Beauvais, presidenti i Rajonit

Në Francë, që prej vitit 1986, këshilltarët rajonal janë të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta të përgjithshme për gjashtë vite. Ata mund të rizgjidhen. Zgjedhja bëhet sipas departamenteve. Më pas, zgjidhet presidenti i këshillit rajonal, ku që nga viti 1982 e ushtron pushtetin ekzekutiv.

Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme (2004-2010):
Presidenti aktual i Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme është Laurent Beauvais (PS), i cili më 3 prill 2008 e ka zëvendësuar Philippe Duron (PS) (2004-2008), që u bë kryetar i qytetit Caen.

Këshilltarët rajonal janë të radhitur në mënyrën vijuese:
- Partia Socialiste (PS): 15 deputet
- Qendër-djathtë: 14 deputet
- Fronti Kombëtar: 5 deputet
- Partia Komuniste (PCF): 4 deputet
- Të gjelbër: 4 deputet
- Partia radikale e së majtës (PRG): 3 deputet

Fusha të veprimit

Rajoni i Normandisë së Poshtme vepron në fushat vijuese:

  1. Zhvillimi ekonomik:
    Një fushë në të cilën Rajoni luan rolin e koordinimit:
    - ndihma të drejtpërdrejta (shuma rajone për shfrytëzim, themelimi i ndërmarrjeve dhe huamarrje, e avance me tatime të liruara)
    - ndihmë indirekte (garanci për huamarrje të ndërmarrjeve, marrja e taksës profesionale)
    - hartimi i skemës rajonale për zhvillim ekonomik në bazë eksperimentale për kohëzgjatje prej pesë vite.
  2. Rregullimi i territorit dhe planifikimi
  3. Arsimi dhe trajnimi profesional
  4. Kultura
  5. Shëndeti:
    - pjesëmarrje në planin Spital 2007
    - mundësi për ushtrimin e aktiviteteve në kuptim të vaksinimit, luftës kundër tuberkulozes, lebrës, SIDA dhe infeksionet e transmetuara seksualisht
    - mundësi për pjesëmarrje, në bazë eksperimentale për katër vite, në financimin dhe zbatimin e pajisjeve dhe objekteve shëndetësore.
  6. Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
    Rajoni i Normandisë së Poshtme vepron edhe jashtë kompetencave të saja autorizuese në fushën e ujit dhe mjedisit detar, ekonominë energjetike, zhvillimi i energjive ripërtrirëse, mbrojtja e peizazheve, pengimi i rreziqeve natyrore dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Burime të informatave

Vepra:
- Michel de Boüard, Histoire de la Normandie, Privat, Toulouse, 2001.
- Pascal Buléon, Atlas de la Basse-Normandie, Autrement, Paris, 2006.
- Guide Michelin, Normandie Cotentin Îles Anglo-Normandes, janvier 2006.

Faqe të internetit:
- Faqja e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme [fr]
- Përmbledhje e hartave të Rajonit të Normandisë së Poshtme (në pdf) [fr]
- Portali rajonal i INSEE (Instituti Kombëtar për Statistikë dhe Studime Ekonomike) [fr]

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA