Në Francë, marrëdhëniet ndërkombëtare janë nën kompetencat e shtetit.
Megjithatë, ligji “Thiollière” i vitit 2007 i ka dhënë pushteteve lokale kompetenca për marrëdhënie ndërkombëtare.
Kuadrot juridike për bashkëpunim të decentralizuar janë të përcaktuar me nenin L 1115-1 të Ligjit të përgjithshëm për pushtet lokal.
Ai i mundëson pushteteve territoriale lokale franceze të firmosin marrëveshje për bashkëpunim me pushtetet lokale të huaja jashtë shtetit.
Sot, numri më i madh i marrëveshjeve për bashkëpunim të decentralizuar janë firmosur në mes pushteteve lokale franceze dhe atyre të huaja, në fusha të ndryshme operimi.
Nëse dëshironi që të dini më tepër për bashkëpunimin e decentralizuar, mund të klikoni në faqen tonë elektronike të Delegacionit të Veprimtarive të Jashtme të Pushteteve Lokale (DAECL) pranë Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Evropiane Franceze: http://diplomatie.gouv.fr/cncd/.
Shkëmbim i përvojës dhe i njohurive
Promovimi i një shteti me mbisundim të ligjit: përforcimi i praktikave demokratike pjesëmarrëse lokale
Hapje drejt botës, solidariteti dhe interesi reciprok
Njohja më e mirë dhe kuptimi i përbashkët me ndihmën e të mësuarit ndërkulturor
Veprime të interesit social dhe politik: për kategorinë e popullatës më të ndjeshme: rinia, të rinjët e pashkolluar me pak kualifikime, të papunësuarit me afat të gjatë, popullata imigrante...
Përkrahje të lëvizjes ndërkombëtare të të rinjve
Solidaritet ndërkombëtar dhe situata të urgjencës
Ndikimi i Normandisë së Poshtme në botën e jashtme dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik.
Bashkëpunimi bilateral ka për qëllim zhvillimin e veprimeve komunale, në kuptim të qytetarisë dhe qytetarëve. Gjithashtu, me këtë mundësohet përfshirja e grupeve më të mëdha të popullatës së dy pushteteve: mënyra bashkëpunimi, arsim dhe sipërmarrje...Para së gjithash bëhet fjalë për themelimin e marrëdhënieve të qëndrueshme të bazuara në partneritet dhe shkëmbim të përvojave. Gjithashtu, Rajonet posedojnë kompetenca të veçanta në fushën e udhëheqjes së territorit, rregullimit ose zhvillimin ekonomik, e cila i përbën degët kryesore të punës përkatëse për bashkëpunim.
Rajoni i Normandisë së Poshtme ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me katër pushtete lokale në botë : kontin në Hampshire në Britani të Madhe, provinca Hordaland në Norvegji, rajonin Toscana në Itali dhe provinca Fujian në Kinë.
Shkarkoni broshurën «Bashkëpunimi i decentralizuar dhe të Drejtat e Njeriut (Coopération décentralisée et Droits de l’Homme)» e Rajonit të Normandisë së Poshtme.
Lexoni «Lista e aktorëve për solidaritet ndërkombëtar dhe bashkëpunimit të decentralizuar në Normandi të Poshtme (Répertoire des acteurs de la solidarité internationale et de la coopération décentralisée en Basse-Normandie)» e shoqatës CITIM (Koordinimi i informatave për Botën e Tretë (Coordination Information Tiers-Monde)), e cila ju mundëson që ta bëni një hulumtim me 5 kritere (Emri ose llogo-ja e shoqatës, qyteti ose departamenti, shteti ose qyteti për intervenim, domenti [për intervenim, lloji i aktiviteteve).
(Burim: Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme (Conseil régional de Basse-Normandie))