Lidhjet historike
Marrëveshjet bilaterale franko-maqedonase
Lidhjet e miqësisë parlamentare
Burime të informatave
Lufta e Parë Botërore dhe Fronti Lindor
Maqedonia ka qenë një nga skenat më kryesore të Frontit Lindor, që nën udhëheqjen e gjeneralit Franchey d’Espérey i mundësoi trupave të bashkuara, kryesisht të përbëra nga pala serbe dhe franceze, që të korrin fitore nga Selaniku e deri në Beograd më vitet 1917-1918.
Bëhet fjalë për një episod të rëndësishëm të Luftës së Parë Botërore, e cila sot në fakt është harruar nga evropa perëndimore.
Maqedonia ishte varrezë e mijërave ushtarë serbë, francezë ose ushtarë të trupave kolonial. Treqind mijë ushtarë francezë të Armatës Lindore kanë luftuar në tokën maqedonase dhe shtatëdhjetë mijë prej tyre nuk arritën fare që ta shohin përsëri Francën.
Për rëndësinë e varrezave ushtarake franceze dëshmojnë teatrot e komemoracioneve të rregullta në Shkup dhe në Manastir. Për shkak se kërkimet nuk kanë mbaruar,kurrë, një numër i ushtarëve kanë mbetur pa varrimin e tyre nëpër malet e Maqedonisë. Ndonjëherë vendndodhjet e tyre janë të njohura, por tereni i vështirë për të kaluar do t’i pengonte të gjitha përpjekjet për hulumtim të mëtutjeshëm.
cf. Në Francë, Shoqata Kombëtare për Përkujtim të Dardanelëve dhe Frontit Lindor, e cila ka për qëllim që të përjetësojë dhe që të promovojë përkujtimin e tre misioneve gjatë Luftës së Parë Botërore, që historikisht lidhen njëra me tjetrën: Dardanelët (1915), Lindje (fushata e Ballkanit 1915-1918), Levant (1917-1921).
Kontakt: dardanelles-orient@wanadoo.fr
Shkarkojeni afishen në të cilën është e përshkruar fushata e Maqedonisë në Lindje [fr]:
Pjesëmarrja e shtetasve francezë në përpunimin e Kushtetutës së Maqedonisë
Shtetasit francezë, sikurse Robert Badinter, Alain Leroy dhe François Léotard kanë marrë pjesë në përpunimin e kushtetutës së Maqedonisë dhe nxitjen e dialogut politik.
Gjatë kohës së konflikteve jugosllave, Robert Badinteri, kryesonte me « Komisionin për Arbitrim me Paqe në Jugosllavi » (shpeshherë i quajtur Komisioni i Badinterit), i themeluar më 27 gusht 1991 nga Komuniteti Evropian. Në bashkëpunim me katër kryesues të Gjykatave Kushtetuese evropiane, Komisioni i Badinterit solli, prej nëntorit 1991 deri më janar 1993, pesëmbëdhjetë vendime për probleme juridike të cilat rezultuan me ndarjen e më shumë republikave të ish-Jugosllavisë. Këto vendime gjyqësore mundësuan që të precizohen disa pika sikur ekzistimi dhe pranimi i shteteve, rregullat për sukcesion dhe respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare nga këto shtete dhe definimin e kufijve.
Marrëdhëniet kulturore në mes të Francës dhe Maqedonisë - shteti frankofil dhe shteti më frankofonik nga republikat e mëhershme konstituive të Jugosllavisë - janë mjaft të hershme. Frankofonia në këtë rajon rrjedh nga shekulli XIX, periudha e okupimit osman gjatë së cilës kohë, Franca paraqiste simbol për liri dhe dituri. Në frymën e kësaj trashëgimie, në shtator 1999, Maqedonia u bë anëtarë shoqëruese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Ky bashkëpunim ka qenë i formalizuar me një http://www.legifrance.gouv.fr/WAspa..." class="spip_out">Marrëveshje për bashkëpunim kulturor, edukativ, shkencor dhe teknik [fr], firmosur në Paris më 29 janar 1998.
Marrëdhëniet ndërparlamentare në mes Francës dhe Maqedonisë janë të zhvilluara, kryesisht në bazë të grupeve miqësore të krijuara në kuadër të institucioneve franceze:
Grupi i miqësisë franko-maqedonase në Asamblenë Kombëtare [fr]
President : z. Philippe Duron
Grupi ndërparlamentar për miqësi Francë-Ballkan Perëndimor (Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi) në Senat [fr]
Presidenti i grupit Francë-Ballkan Perëndimor : z. Robert Badinter
Presidenti delegat i grupit « Republika e Maqedonisë » : z. Robert Badinter