Franca është një shtet nën regjimin demokratik në formë parlamentare e bazuar në ndarjen e pushtetit :
1. Pushteti ekzekutiv është i ndarë midis Kryetarit të Republikës dhe Kryeministrit e Qeverisë së tij.
2. Pushteti legjislativ është i ushtruar nga Kuvendi që është i përbërë nga Asambleja Kombëtare dhe Senati.
3. Pushteti juridik është i garantuar nga gjykata, e cila është organ i pavarur nga dy pushtetet e tjera.
Organizimi administrativ lokal i Francës karakterizohet me një radhitje vertikale të niveleve administrative dhe një numër të mjaftueshëm të autoriteteve lokale. Para decentralizimit, kanë ekzistuar tre nivele të autoriteteve lokale me detyra të plota: komuna, departamenti dhe rajoni.
Këtyre tre niveleve i përfshiheshin edhe strukturat për bashkëpunim ndër-komunal.
Autoritetet lokale janë autonome në kuptimin juridik dhe financiar dhe nuk ka asnjë hierarki në mes tyre.
Komuna:
Një nga ndarjet më të vogla administrative por gjithashtu edhe më të vjetra, meqë këta kanë zënë vendin e qyteteve dhe kishave të Mesjetës, ata kanë qenë të themeluar në vitin 1789 para se të pranohet një fillim i autonomisë me një ligj më 5 prill 1884, harta e vërtetë komunale.
Komuna është e kryesuar nga një këshill komunal i zgjedhur me votim të përgjithshëm direkt në çdo 6 vjet.
Pasi që të zgjidhen, anëtarët e këshillit komunal e zgjedhin kryebashkiakun që i kryeson ata.
Ai është personi ekzekutiv i komunës, i cili i përfaqëson dhe e menaxhon buxhetin. Ai është punëdhënësi i stafit komunal dhe ushtron kompetencat e tij :
shkollat;
urbanizmin;
veprimtaritë shoqërore;
rrugët publike;
transportin shkollor;
grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave;
rregullimin...
Ai gjithashtu është përfaqësues i shtetit për funksione civile, rregullimin publik, organizimin e zgjedhjeve dhe dhënien e titujve rregullatorë.
Në kohën e fundit janë caktuar 36.778 komuna (meqë 162 gjenden në departamentet dhe territoret tej-oqeanike).
Departamenti:
Me zanafillë nga Revolucioni, departamenti është një pushtet lokal autonom, me organet përkatëse dhe të përzgjedhur ekzekutiv, me ligjin e 10 gushtit të vitit 1871.
I kryesuar nga një këshill të përgjithshëm i zgjedhur për 6 vite në zgjedhje të përgjithshme dhe zgjidhet presidenti, kryesuesi i departamentit që harton dhe zbaton detyrat e këshillit të përgjithshëm, e menaxhon buxhetin dhe organizon stafin.
Departamenti ka kompetenca të gjëra :
veprimtaritë shoqërore;
konstruksionin dhe mirëmbajtjen e shkollave ;
rigrupimin dhe organizimin rural ;
organizimin e transportit shkollor…
Tani numërojmë 100 departamente (meqë 4 janë tej-oqeanike).
Rajoni:
Struktura më aktuale e administratës lokale franceze, rajoni është shndërruar në pushtet lokal si pasojë e ligjeve për decentralizim, më 16 mars 1986, është data e zgjedhjeve të para për këshilltarë rajonal të zgjedhur për 6 vite mandat në zgjedhje të përgjithshme; ekzistimi i tyre ka qenë i konfirmuar gjatë revidimit të kushtetutës më 20 mars 2003.
Anëtarët e këshillave rajonale e zgjedhin kryetarin e këshillit rajonal i cili e menaxhon buxhetin, e organizon stafin dhe e kryeson politikën e rajonit në planin ekonomik, menaxhimit territorial dhe arsimit profesional.
Në Francë ka 26 rajone meqë 4 janë tej-oqeanike.
Mund të shihni Vie publique.fr [fr] dosjen «Decentralizimi (1982-2004)» [fr]
Faqjae Delegacionit për Pushtet Lokal të Ministrisë për Punë të Brendshme [fr]