e premte 22 qershor 2012

Maqedonia

Të dhëna të përgjithshme

- Harta e përgjithshme e Maqedonisë [fr]: klikoni për zmadhim

Emri kushtetues: Republika e Maqedonisë
Kryeqyteti : Shkupi
Sipërfaqja : 25.713 km²
Gjuha: gjuha zyrtare është maqedonishtja. Në komunat me për tepër se 20% të një grupi etnik përveç maqedonishtes, gjuha e grupit etnik gjithashtu është gjuhë zyrtare, paralelisht me gjuhën maqedonishte.
Universitete : Shkup, Bitollë, Ohër, Shtip, Tetovë
Shfrytëzues të internetit : 100.000 (5% e popullatës.)

Festa:
- 1janari: Dita e vitit të ri
- 6 janar: nata e kërshëndellave ortodokse
- 7 janar: kërshëndellat ortodokse
- 8 mars: dita e grave
- datë e ndryshueshme: pashkët ortodokse
- datë e ndryshueshme: e hëna e pashkëve ortodokse
- 1maj: festa e punës
- 24 maj: Shën Qirili dhe Metodi
- 2 gusht: Ilinden (Festë kombëtare) (përkujtim i kryengritjes më 1903 të Ballkanit kundër Osmanëve)
- 28 gusht: zbritja ortodokse
- 8 shtator: festa e pavarësisë (1992)
- datë e ndryshueshme: fillimi i Ramazanit (festa për komunitetin mysliman)
- 11 tetori: festë publike (festa e dytë kombëtare, përkujtimi i kryengritjes kundër fashizmit më 11 tetor 1941)
- datë e ndryshueshme: fundi i ramazanit (festa për komunitetin mysliman)
- 1nëntor: festa e shpirtrave
- 17 nëntor: dita e kushtetutës
- 8 dhjetor: Shën Klimenti i Ohrit (Mbrojtësi i shenjtë i Maqedonisë)
- datë e ndryshueshme: Bajram kurban (festa për komunitetin mysliman)

Demografia

Popullsia : 2.071.210 ban. (regjistrimi 2002)
Profili i popullatës (Burim: ZSSH - regjistrimi 2002):
- Maqedonas (64,18%),
- Shqiptar (25,17%),
- Turqi (3,85%),
- Roma (2,66%),
- Serbe (1,78%),
- Boshnjak (0,84%),
- Vllah (0,48%),
- tjetër (1,04%)
Religjione: ortodokse (70%), myslimane (29%), tjetër (1%)
Rritja vjetore : 0,28% (2003)
Dendësia demografike: 81 ban./km² (2005)
Kohëzgjatja e jetës : 71,5 vite për burrat, 76,6 vite për gratë (2007)

Ekonomia

JPEG - 41.4 ko
Kope e dhenve në Malin Sharë

Valuta : denarë (MKD), 1 euro = 61,5 denarë
BPB/ban. : 2.400 euro (2006)
Përqindja e rritjes (2006) : 3,8%
Përqindja e papunësisë (2006) : 36%
Përqindja e inflacionit (2006) : 3,2%
Bilanci buxhetor: 0,6% i BPB
Bilanci komercial (2006) : -1.015 M€
Borxhi i jashtëm : 1,3 miliard dollarë

Pjesë e sektorëve kryesor të veprimtarive në BPB:
- bujqësia : 13,2%
- industria : 29,1%
- shërbimet : 57,7%

Bujqësia: drithëra (grurë, misër, rrepë), oriz, luledielli, duhan, rrush, kultura kopshtare (domate, trangull, speca, lakër).
Maqedonia posedon kushte të volitshme për bujqësi dhe gati është e pavarur në prodhimtarinë vetjake të ushqimit. Sektori privat përfshin 80% të prodhimtarisë bujqësore.

Industria: rryma, përpunim i vajit të rafinuar, rafineri dhe përpunimi i metaleve, autobus, fije sintetike, cigare, tekstil, këpucë, mobilie.

Miniera: qymyr (lignit), zink, plumb, silikon, nikel, krom, mermer.

Ndërmarrje (më 31 dhjetor 2005): 67.026 ndërmarrje gjithsej.
Struktura sipas llojit të pronësisë:
- privat 63.973
- kooperativa 1.436
- shoqërore 809
- përzier 769
- shtetërore 39

Transport: Maqedonia gjendet në udhëkryqin e Evropës Juglindore. Infrastruktura e saj rrugore dhe hekurudhore dhe dy aeroportet ndërkombëtar (Shkup, Ohër) e bëjnë një qendër ideale për transit dhe distribucion.
Korridoret e mëdhenj pan-evropian – Korridori 8 (lindje-perëndim) dhe Korridori 10 (veri-jug) janë në rindërtimin e sipër. Kjo akoma do të përforcojë kapacitetin e rrjetave maqedonase për transport.

Eksportime :
Produkte kryesore: hekur dhe çelik, tekstil verë, frute, pemë, perime, ushqim i konservuar.
Partner kryesor: Serbia/Mali i Zi 5,8%, Gjermania 24,1%, Greqia 23,2%, Rusia 15,2%, Italia 1,6%, Sllovenia, Kosova (2006)

Importe :
Produkte kryesore: benzinë, makina, pajisje.
Partner kryesor: Serbia/Mali i Zi 25,3%, Gjermania 22,4%, Greqia 20,5%, Rusia 17,8%, Italia 13,9%, Sllovenia (2006)

Gjeografia

JPEG - 23.7 ko
Vardari në Shkup

Maqedonia është shtet malor, të grumbulluara rreth shtratit të lumit Vardar dhe në drejtim veri-lindje-jug-perëndim.

Kufijtë shtetëror shtrihen nëpër sipërfaqe 766 km. Shtetet që kufizohet janë Shqipëria në perëndim, Kosova në veriperëndim, Serbia në veri, bullgaria në lindje dhe Greqia në jug.

Funksioni strategjik i Maqedonisë vije nga udhëheqja mbi korridorin e madh që lidh Evropën lindore në drejtim të Mesdheut përgjatë Moravës dhe Vardarit, një rrugë e cila është dëshmi e kalimit të armatave të shumta greke, romake, sllave dhe turke.

Kryeqyteti është Shkupi (550.000 banorë). Qytetet tjera më kryesore janë Bitolla, Kumanova, Ohri, Tetova, Velesi, Gostivari, Prilepi, Shtipi, Strumica.

Organizimi territorial

Maqedonia është e ndarë në 84 komuna ose “opshtina”, të ndara në 8 rajone të cilat nuk posedojnë asnjë rol administrativ.
cf. skedari ynë «Decentralizimi në Maqedoni».

Historia

Prej shekullit VI p.e.s deri në shkatërrimin e perandorisë romake : Janë nën sundimin e Filipit II i Maqedonisë (359-336 p.e.s) dhe djalit të tij Aleksandërit të Madh (336-323 p.e.s) dhe që shteti i Maqedonisë ka arritur majën e zhvillimit të saj.

Shekulli XI : Kryengritje dhune kundër perandorisë bizantine, njëra udhëhequr nga Petar Delian (1040), nipi i Samoilit, dhe tjetra nga Georgi Voiteh (1072).

1392 : Maqedonia bie nën dominimin e perandorisë romake, e cila do të zgjasë pesë shekuj.

1893 : Themelimi i Organizatës Revolucionare Maqedonase (VMRO) në Selanik. Qëllimet kryesore : çlirimi kombëtar dhe themelimi i një shteti juridik të pavarur.

2 gusht 1903: Kryengritja e Ilindenit udhëhequr nga ana e banorëve të Maqedonisë historike të cilët kërkojnë pavarësinë prej perandorisë osmane. Maqedonia, pas pavarësisë së Serbisë dhe Bullgarisë më 1878, ka qenë territori i fundit evropian i perandorisë. Kryengritja ka filluar në ditën e Shën Ilijas («Ilinden» në maqedonisht), dhe mbaroi dhjetë ditë më pas, pas një rezistimi dhe represioni osman që përfundoi me 4000 të vdekur. Gjithë kjo ka ndodhur në pjesën qendrore dhe veriore të republikës aktuale të Maqedonisë, rreth Krushevës dhe fshatit të Ilindenit, e cila më pas ka marr emrin e njëjtë sipas konfliktit.

1913 : Lufta e Dytë Ballkanike. Aleatët e luftës së parë ballkanike kanë zhvilluar luftën për dominimin mbi Maqedoninë. Traktati për Paqe i Bukureshtit (10 gusht 1913) e ndan Maqedoninë mes Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë.

1925 : Forcat e avancuara të lëvizjes revolucionare themelojnë Organizatën Revolucionare Maqedonase (Të Bashkuar).

1940 : Forcat demokratike të Maqedonisë definojnë programin politik për çlirimin kombëtar dhe shoqëror.

11 tetor 1941 : Kjo datë shënon fillimin e luftës për çlirim nga okupatori fashist.

2 gusht 1944 : Seanca e parë e Asamblesë Antifashiste për Çlirim Kombëtar të Maqedonisë (ASNOM) në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga Maqedonia e Pirrnit dhe Maqedonisë së Egjeut, dhe u mbajt në Manastirin Prohor Pçinski. Këtu u vendos që të themelojnë shtetin e Maqedonisë dhe të e integrojnë në federatën e re jugosllave.

prill 1945 : Themelimi i qeverisë së parë maqedonase. Në 45 vitet që vijnë shteti i Maqedonisë do të jetë njëra nga gjashtë republikat përbërëse të Federatës Jugosllave.

8 shtator 1991 : Referendum për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Pas shkatërrimit të federatës jugosllave, Republika e Maqedonisë ka, më 1991, me anë të referendumit, shpallur pavarësinë e shtetit, sovranitetin dhe autonominë.

17 nëntor 1991 : Votimi për Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Situata ekonomike ka qenë mjaft e vështirë gjatë viteve të para të pavarësisë: lidhjet e Maqedonisë me ish Jugosllavinë nuk shfrytëzohen më sikur resurse për shkak të luftës dhe embargos kundër Serbisë dhe Malit të Zi, pikërisht partnerët e atëhershëm të privilegjuar komercial. Armiqësia me Greqinë nuk lentonte fare situatën. Prodhimtaria industriale u zvogëlua tërësisht gjatë viteve 1989 dhe 1992 dhe bujqësia nuk arrinte të ushqejë më popullatën.
Shteti u pranua në OKB në prill 1993 dhe relacionet e para diplomatike u zhvilluan në muajin dhjetor.
Zgjedhjet e para presidenciale, të organizuara një vit më pas, përfunduan me fitoren e bindshme të kandidatit të së djathtës, që ushtronte detyrën e presidentit në ish Jugosllavinë. Paraqiten një numër i parregullsive dhe opozita bojkoton raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

1995 shënon një rikthim në historinë e Maqedonisë, me firmosjen e një marrëveshje me Greqinë, nën shtypjen amerikane, që mundësoi ngritjen e embargos që po e ngulfatke shtetin. Në të njëjtën kohë, Shkupi përfshihet në Këshillin e Evropës dhe OSCE si dhe zhvillimin e partneritetit për paqe me NATO.
Ekonomia stagnon nga vështirësitë e tranzicionit drejt ekonomive tregtare e cila kanë e thekuar nga lufta që shpërtheu në Ballkan. Konsumimi e zmadhoi dhe thellësi deficitin komercial dhe papunësia ishte në nivel mjaft të lartë.
Kriza në Kosovë e destabilizoi shtetin e ri me rrjedhjen e 300.000 refugjatëve që përfaqësonin 15% të popullatës së përgjithshme. Për fat të mirë, qëndrimi i tyre nuk ishte më tepër se ca muaj, pa incidente, por kjo ka vonuar zhvillimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë u shndërrua në rrugë kryesore për kalim në Kosovë, dhe më pas Maqedonia akoma filloi të zhvillojë aktivitetet e saja.

Më 2001, tensione të forta etnike godasin shtetin, me të cilën viheshe në pak rëndësia e pakicës shqiptare, e cila ishte mazhorancë në disa pjesë të shtetit dhe kërkonin më tepër të drejta. Në korrik, qeveria dhe guerilët shqiptar firmosin Marrëveshjen e Ohrit, nën vëzhgimin e NATO-s. Kjo marrëveshje ju garantonte përparësi në të drejtat politike dhe kulturore të pakicës shqiptare dhe parashikonte një reformë të decentralizimit (cf. Skedari jonë «Decentralizimi në Maqedoni»).

Pas stabilizimit të plotë shteti bëri orvatje për integrim në BE dhe NATO. Në dhjetor 2005, Maqedonia fiton statusin e shtetit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, fitore kryesore e qeverisë LDSM-BDI gjatë viteve 2002-2006.

Në korrik 2006, një koalicion VMRO-DPMNE – PDSh kalojnë në fuqi. Një nga objektivat e tyre është të marrin datë për fillimin e negociatave për hyrje në BE dhe një ftesë për përfshirje në NATO. Të dy objektivat për momentin janë në pushim meqë Greqia ka arritur që këto objektiva të bëjë si kusht pas mos zgjidhur çështjen e kontestit me emrin.

Kjo nuk ndikoi fare që VMRO-DPMNE të ballafaqohet me qëndrimin dhe të kaplon mazhorancën absolute gjatë zgjedhjeve të parakohshme në qershor të vitit 2008. Këto zgjedhje kanë qenë të shënuara me tentativa të shumta për frikësimin e elektoratit të bllokut shqiptar, kryesisht nga ana e partisë PDSh. Me humbjen e besimit, ajo humb edhe zgjedhjet dhe nuk mund të përfshihet në koalicionin. VMRO-DPMNE merr vendimin të bashkohet me BDI-në e Ali Ahmetit.

Politika

JPEG - 10.2 ko
Presidenti Cërvenkovski dhe Kryeministri Gruevski

Regjimi: Republikë
President: Branko CRVENKOVSKI (12 maj 2004)
I zgjedhur për 5 vite. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vjeshtë 2009.

Qeveria (26 korrik 2008)
Koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI

Kryeministri : Nikola GRUEVSKI (VMRO-DPMNE) (që prej 5 korrikut 2006)
Zëvendës kryeministrat :
- Përgjegjës për Çështjet ekonomike : Zoran STAVRESKI (VMRO-DPMNE)
- Përgjegjës për integrimin evropian : Ivica BOCEVSKI (VMRO-DPMNE)
- Përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit : Abdulhakim Ademi (BDI)
Ministrat :
- Ministri për financa : Trajko SLAVESKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri për punë të brendshme : Gordana JANKULOVSKA (VMRO-DPMNE)
- Ministri për transport dhe lidhje : Mile JANAKIEVSKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri i punëve të jashtme : Antonio MILOSOSKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri i shëndetësisë : Bujar OSMANI (BDI)
- Ministri i drejtësisë : Mihajlo MANEVSKI (VMRO-DPMNE)

JPEG - 49.4 ko
Qeveria 2008, koalicioni VMRO-DPMNE - BDI

- Ministri për vetëqeverisje lokale : Musa XHAFERI (BDI)
- Ministri i ekonomisë : Fatmir BESIMI (BDI)
- Ministri për mbrojtje : Zoran KONJANOVSKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri për arsim dhe shkencë : Pero STOJANOVSKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri për kulturë : Elizabeta KANČESKA-MILEVSKA (VMRO-DPMNE)
- Ministri për mjedis jetësor : Nexhati JAKUPI (BDI)
- Ministri për bujqësi : Aco SPASENOVSKI (VMRO-DPMNE)
- Ministri për punë dhe politikë sociale : Xhelal BAJRAMI (BDI)
- Ministri për informatikë : Ivo IVANOVSKI (VMRO-DPMNE)
Ministra pa resor:
- përgjegjës për investime të huaja : Vele SAMAK (VMRO-DPMNE)
- tjetër : Nexhdet Mustafa (BDI)
- tjetër : Hadi Neziri (BDI)

Parlamenti : njëdhomëshe («Sobranie»), e përbërë nga 120 vende. Deputet janë të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme për 4 vite në 6 njësi zgjedhore dhe secila është përfaqësuar nga 20 deputet.
Zgjedhjet e fundit parlamentare: 1qershor 2008.
President: Trajko Veljanoski.

Partitë përfaqësuese :
- VMRO-DPMNE: Organizatë Revolucionare – Partia Demokratike për Bashkim Kombëtar (53 deputet)
- LDSM: Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (18 deputet)
- BDI/DUI në anglisht: Bashkimi Demokratik për Integrim (18 deputet)
- PDSh/PDA në anglisht: Partia Demokratike Shqiptare (8 deputet)
- LDP: Partia Liberal Demokrate (4 deputet)
- SPM: Partia Socialiste e Maqedonisë (3 deputet)
- NSDP: Partia e Re Social Demokrate (3 deputet)
- DOM : Partia për Rinovim të Maqedonisë (1 deputet)
- DPSM: Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni (1 deputet)
- DPTM: Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (1 deputet)
- DS: Aleanca Demokratike (1 deputet)
- LPM: Partia Liberale e Maqedonisë (1 deputet)
- PEI: Partia për Ardhmëri Evropiane (1 deputet)
- SRM: Aleanca e Romëve në Maqedoni (1 deputet)
- SDAM (1 deputet)
- VMRO-Maqedoni (1 deputet)
- Të pavarur (1 deputet)
- NA: Alternativa e Re (1 deputet)

Politika e jashtme

Maqedonia ka vendosur prioritet strategjik integrimin në strukturat euro-atlantike.

Shteti i parë që ka firmosur Marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim (ASA) me Bashkimin Evropian më 9 prill 2001 (hyri në fuqi më 1 prill 2004), Maqedonia pasqyroi progresin e saj drejt rrugës së normalizimit me pranimin e statusit të shtetit kandidat nga ana e Këshillit Evropian në dhjetor të vitit 2005, megjithatë pa datë të përcaktuar për fillimin negociatave për qasje. Në raportin e saj për progres më 8 nëntor 2006, Komisioni Evropian kërkoi që shteti të vazhdojë me përpjekjet për zbatimin e reformave të nevojshme për përfshirje evropiane. Maqedonia në vitin 2006 përfitoi shumë nga ndihma që figuronte rreth 30,5 M€ në kuadër të programit CARDS. Shteti prej vitit 2007 plotëson kushtet për pranimin e fondeve të instrumentit të ri para qasës, IPA fondet.

Anëtare e Partneritetit për Paqe që prej 1995, Maqedonia është angazhuar në procesin e qasjes në NATO nëpërmjet Planit Aksionar për Anëtarësim (MAP - Membership Action Plan) i miratuar në vitin 1999. Në Samitin në Bukuresht (prill 2008), vetoja greke e pengoi Maqedoninë të marrë ftesë zyrtare për integrim në NATO.

Prej nëntor 2006, Maqedonia është anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare për Frankofoni.

Prej pavarësisë së saj, Republika Socialiste Jugosllave e Maqedonisë ka marrë emrin kushtetues «Republika e Maqedonisë» dhe ka qenë e pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1993. Vijonte kontesti me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit: për këtë të fundit, Maqedonia ishte emri i një rajoni historik të Greqisë antike dhe ky emër nuk duhet të shfrytëzohet.
Megjithatë, shteti i ri ka qenë i pranuar nga shumë institucione ndërkombëtare të sistemit të OKB-së nën emrin«Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë» (IRJM/FYROM në anglisht).
Pas marrëveshjes së përkohshme më 13 shtator 1995, negociatat kanë vazhduar nën timonin e OKB mes Shkupit dhe Athinës për gjendjen e një kompromisi të pranueshëm për dy palët. Një i dërguar special i Sekretarit Gjeneral të OKB-së ishte përcaktuar për negociatat mes Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë: Cyrus Vance (1993-1999) e trashëgon Matthew Nimetz (Shtet e Bashkuara) më 21 dhjetor 1999.

Burime:
- Faqja e Ministrisë për Punë të Jashtme e Maqedonisë [ en ] [ mk ]
- Faqja e Ministrisë për Punë të Jashtme e Francës [fr]
- Faqja e Courrier des Balkans, faqja e Courrier de la Macédoine [fr]

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA