Animatorët e Qendrave Publike Numerike të Normandisë së Poshtme kanë pritur homologët e tyre maqedonas në tre qytete normane për një trajnim. Këmbimet kulturore dhe shkathtësitë ishin në program të këtij takimi.
Nga Jérome Lamache
Pas nje udhetimi studiues në shtator 2009 në Republikën e Maqedonisë nga 3 animator të Qendrave Publike Numerike nga Normandia e Poshtme (Livarot, la Ferté-Macé dhe Saint James), janë ato animator nga maqedonia të cilët kanë zbuluar qendrat publike numerike nga këto qytete, poashtu edhe « specialitetet normane » pranë . fshatit të djathrave, Mont St-Michel...
Qëllimi i ketij këmbimi është që të participojnë shfrytëzuesit e QPN në disa projekte duke ju mundësuar të zbulojnë se si teknologjitë numerike mund të vendosen në shërbimin e një demokracie në afërsi. e-administrata, blogu i shfrytëzuesve, anketat nëpërmjet rrjetit ...
Disa sesione trajnimesh të kryqëzuara mbi disa shfrytëzime dhe veglave numerike janë të parapara për animatorët norman dhe maqedonas.
Në janar 2010, trajnimi i parë, me intervenimin e animatorëve të QPN normane në Republikën e Maqedonisë, qëllimi ka të bëjë me kineman e animuar, filmat e vizatuar dhe revistat e animuar në internet.