Bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë
Takim – debat në Granville mbi bazën e portretit të Shtetit: Republika e Maqedonisë
Në partneritet me shoqatën Balkans-Transit, në rastin e Preambulës Maqedoni në edicionin e gjashtë të “ Pranverës Ballkanike”, Shtëpia e Evropës ka organizuar një Portret Shteti mbi Republikën e Maqedonisë të mërkurën 22 prill 2009 në Granville. Në mes numrit të madh të personaliteteve prezent si ( të zgjedhurit lokal, përfaqësues nga bota shoqërore), figuronte pikërisht Luan Starova, shkrimtar nga Maqedonia, i cili ka qenë ambasadori i pare i Republikës së Maqedonisë në Francë në vitin 1994 deri në 1999.
Granville propozoj një kuadër të dyfishtë në zhvillimin e kësaj mbrëmje. Gjatë pjesës së parë, publikut ju prezantua pikërisht njëri nga projekt këmbimit në mes institucioneve të Normandisë së poshtme dhe maqedonase, në rastin e projektit të sajuar nga gjimnazi Julliot de la Morandiere (Granville) dhe Orce Nikolov (Shkup); kështu, mësimdhënësit kane realizuar me nxënësit e tyre një punë mbi ujin dhe mjedisin rrethues, i cili ju ka mundësuar trajtimin e temave mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe eko-shtetëzimit.
Kurse në pjesën e dytë të mbrëmjes, kanë bashkuar pjesëmarrësit më të ngushtë në Teatrin Presqu’Ile për një takim-debat mbi temën: “ Evropa avancon.....ku ka arrit Republika e Maqedonisë? Sfidat rajonale dhe integrimi evropian”. Pasi që aktorët e ndryshëm të bashkëpunimit në mes territorit norman dhe maqedonas (Rajoni i Normandisë së Poshtme, Shtëpia e Evropës...) u prezantuan, debati thjeshtë thënë u realizua në mes Christophe Chiclet, helenistë dhe kryetar të shoqatës Balkans-Transit, dhe Anne-Marie Autissier, udhëheqëse të konferencës dhe kryetare të shoqatës Culture Europe, me rolin e animator-moderator Srdjan Cvijic, analistë politik. Publiku, pranë të cilit gjendeshe edhe Pascale Cauchy, këshilltare rajonale përgjegjëse mbi bashkëpunimin, gjithashtu intervenoj gjatë këtij debati për të parashtruar disa pyetje ose si, Z.Starova, hapjen e disa analizave mbi pozicionin e Maqedonisë vis-a-vis Evropës.
Mbrëmja përfundoj me një lekturë nga komedianët e Teatrit me shfaqen “ Krimbi apo jeta e fqinjit tim” (2006) të Marinko Slakeski, e përkthyer nga Maria Bejanovska.
Vizita e gjimnazisteve maqedonas në Caen dhe Mondeville
Drejtori i Sega, federata e shoqatave e rinjve maqedonas, Zoran Ilievski shoqëronte tre gjimnazistë të cilët kishin ardhur për të zbuluar disa aspekte të sistemit arsimor francez në mes 26 dhe 30 prillit 2009. Qëndrimi ishte financuar nga Këshilli rajonal dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Që nga mëngjesi i ditës së hënë, miqtë tanë ishin të pranuar në Gjimnazin Jules Verne i Mondeville për një vizitë të institucioneve lokale, veçanërisht disa atelie, që të mundësohet krahasimi i kushteve për punë në institucionet francez dhe maqedonas. Pas dite, ato vizituan Relais Europe Direct të Normandisë së Poshtme- Qendra Rajonale për informim të të rinjve (CRIJ) të Caen, e cila mbledh dhe shpërndan informacione mbi të gjitha fushat të cilat u intereson të rinjtë. Maqedonasit përgatiten në fakt hapjen e një qendër duke u inspiruar nga kjo e fundit dhe e kushtuar mbi fushat të cilat privilegjojnë në kuadër të politikës së tyre të re nacionale për të rinjtë.
Të nesërmen në mëngjes u zhvillua vizita e një institucioni privat, Gjimnazi Profesional Sainte Ursule të Caen, kurse pas dita ishte e kushtuar për një takim me Misionin e Bashkëpunimit të decentralizuar dhe e Drejta e Njeriut të Rajonit Norman. Takimi i fundit shënohet drejtpërdrejte sigurisht në kontekstin e bashkëpunimit të decentralizuar në mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republika e Maqedonisë. Në mbrëmje të gjithë gjendeshin në Cargo për mbrëmjen e mbylljes së Preambulës Maqedoni, festival kulturor i organizuar nga shoqata Balkan-Transit, me prezencën e vice-ministritë të kulturës maqedonase, Dragan Nedeljkovic, ambasadori i kaluar maqedonas dhe i tanishëm Luan Starova dhe Jon Ivanoski, me koncertin e ansamblit maqedonas Toni Kitanovski dhe Cherkezi orkestra.
Në mëngjesin e ditës së mërkurë ishte organizuar në Ligën e Arsimit të Calvadosit një prezantim mbi sfidat e trajnimit të delegatëve të nxënësve nga Marc Bergé, Drejtor liceu Jeta Shkollore (PVS, dhe Phillipe Clement, sekretar gjeneral të Ligës, shoqëruar me një drekë në restorantin e shoqatës me prezencën e dy delegateve të liceve normane në Këshillin Akademik të Jetës Liceut (CAVL). Takimi vazhdoj pas dite me një këmbim në mes të rinjve përfaqësues maqedonas dhe homologët e tyre francez., drejtori i liceut dhe anëtaret e Shtëpisë Evropiane; u debatua mbi kërkesat e gjimnazistëve maqedonas dhe francez, lidhur pikërisht mbi vlerësimin e provimit final.
Duhet që të shënohet se njëri nga dy përfaqësuesit e Këshillit Akademik të gjimnazistëve duheshe që të jetë në Maqedoni që nga muaji gusht për të marrë pjesë në seminarin për këmbim të eksperiencave mbi vendin e informacioneve të të rinjve në politikat rinore.
Atelie për vënien e përbashkët të praktikave dhe refleksioneve
Që nga 11 deri në 14 qershor 2009 u zhvillua një seminar në Shtip, Maqedoni, me temë « Këmbimi i eksperiencave mbi sfidat e pjesëmarrjes të të rinjve në marrjen e vendimeve dhe organizimin kolektiv ».
Bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë
Shtëpia e Evropës ishte përfaqësuar nga koordinatori i saj Luigi Romildo dhe vullnetarja gjermane Juliane Eisenmann, të shoqëruar nga Pascale Vallée, i zgjedhur komunal të qytetit Granville dhe vice-presidenti i shoqatës Douzelage, po ashtu edhe Nathalie Hubert,, koordinatore dhe animatore në Ligën Arsimore dhe përgjegjëse e qendrës për vendbanim « les marines » në Ouistreham. Në vend, grupi francez pati mundësi të vizitoj qendrën e resurseve dhe lokalin rinor para se të jene pranuar nga komuna e Shtipit nga kryetarja e Këshillit komunal dhe kryetarit të Keshillit rinor.
Gjatë kohës së këmbimit të eksperiencave, pjesëmarrësit maqedonas dhe francez sqaruan funksionimin e shoqatave dhe zhvillimi i projekteve duke implikuar të rinjtë në shtetet e tyre.
Me marrëveshje me Rajonin, Shtëpia Evropiane organizoj një mbrëmje në Muzeun e Arteve,të martën e 23 qershorit të kaluar, që t’ju mundësohet pjesëmarrësve të kolektivitete normane të interesuara për të takuar një delegacion kryetarësh të komunave maqedonase duke filluar mbi temën « të vlerësohet vendi i të rinjve në qytet. Mbështetja e shtetëzimit dhe iniciativave »
( Cilët janë aksionet konkret që keni privilegjuar për të favorizuar pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike lokale ? A është një ndër prioritetet tuaja ndihma e projekteve rinore, pikërisht në fushën e mobilitetit nacional dhe evropian, futje sociale dhe profesionale? Cilat janë vështiruesit që keni hasur dhe sukseset?).
Seminari i 20 deri 23 gusht në Ohër mbi informimin i të rinjve në politikat lokale, qasja e informatave dhe roli i arsimit, ishte si vazhdim i vizitës të kryetarëve komunal maqedonas në Normandinë e Poshtme dhe i seminarit i cili ishte zhvilluar në Shtip (në lindje te shtetit) në muajin qershor.
Pjesëmarrësit (të zgjedhurit dhe përgjegjësit rinor, animatorët, rinia e implikuar në jetën lokale) ishte me një numër prej pesëmbëdhjetë nga Maqedonia, katër nga Normandia e Poshtme: Serge Rochefort, nga Drejtësia Rajonale dhe Departamentit Rinor dhe Sportit, korrespondenti rajonal i programit evropian « Rinia në aksion »; Philippe Clement, sekretari gjeneral i Ligës për Arsim të Calvados; Michel Escrignac, delegues në Këshillin Akademik i Jetës Gjimnaziste, dhe koordinatori i Shtëpisë së Evropës, Luigi Romildo.
Këto takime, nga shikimi i qëllimeve fillestare dhe prioritetet për të rinjtë në të dy rajonet, na shpie të bëjmë disa propozicione me kontakte strukturore bashkëpunuese nga kjo ambicie duke u mbështetur me disa partner të qëlluar
2010 : në rrugë për një vit të ri bashkëpunimi !
Shtëpia e Evropës drejton se dy vjet polin « Rini, Arsim, Shtetëzim lokal dhe evropian » e bashkëpunimit të decentralizuar në mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë. Në 17 dhe 18 shtator të vitit 2009 ishte e ftuar të merr pjese në komitetin e tretë drejtues bilateral ndërmjet territoret normane dhe maqedonase. Rasti për të skicuar një bilanc përfundimtar nga aksionet e drejtuara dhe për të prezantuar perspektivat për vitin e tretë të programit për bashkëpunim.
Gjate kësaj periudhe, do kishim pasur dëshirë që të zhvillojmë disa mundësi për këmbim dhe të kalojmë në një stad më « konkret ». Pikërisht për të rinjtë, mbi tematikat si ajo e shtetëzimit evropian aktiv ose EEDD ( Edukimi në Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm), duke përdorur sistemin e SVE (Shërbimi Vullnetar Evropian), duke përforcuar marrëdhëniet në mes komunat maqedonase dhe normane, me partneret tanë te arsimit, trajnimit dhe kyçje në shoqëri.
Qëllimi ynë është gjithashtu të favorizojmë partnerin tonë SEGA, këtu dhe atje, një implikim më të fortë të të rinjve vis a vis shtetëzimit, politikës, instancat rreth rinisë dhe projekteve inter kulturore (festival i filmit francez në Ohër). Lidhur me krijimin e strukturave si qendrat informative rinore, e kemi përgjegjësi, me struktura tjera të specializuara, t’i shoqërojmë dhe t’i këshillojmë miqtë tanë maqedonas mbi nevojën i një afërsie më të gjerë se ajo e informimit, me një vend të caktuar për të rinjtë në instancat vendimtare për të qenë me të vërtete aktor të implikuar. Ne mendojmë që të kalojmë gjithashtu në etapën e këmbimeve të mira praktike në terren lidhur me trajnimin, praktikat nga Misioni lokal dhe, në një fazë të mëvonshme, ndihma në strukturimin i një politike për trajnimin e të rinjve të prekur nga papunësia.