Në 15 shtator të vitit 2010 u realizua video takimi i parë në mes fëmijve pjesmarrës
të OOY “ Shën Kirilit dhe Metodit” nga Velesi dhe OY “ Shën Jovan” nga Livarot, Normandia e Poshtme – Francë. Ky takim është oragnizuar nga vet fillimi i implementimit të programit për mbështetjen e decentralizimit në Maqedoni nga rajoni i Normandisë së Poshtme- Francë. Video takimi u organizua nga fondacioni Fokus nga Velesi dhe nga klubi publik digjital nga Livarot.
Në këtë video takim, pjesmarrësit këmbyen informata për qytetin në të cilen ato jetojnë, për hobit e tyre, ushqimin e tyre të preferuar, këngën, lojën e tyre të preferuar dhe kështu me rradhë.
Një interes të veçantë dhe entuziazëm treguan pjesmarrësit nga Livarot ku me pyetje të ndryshme u njoftuan për Maqedonine dhe Velesin si mjedise të reja ku poashtu jetojnë fëmijë të moshës së njëjtë. Një moment interesant ishte dhe u prit me entuziazëm paraqitja e këngëve për fëmijë në gjuhën angleze nga të dy grupet. Pjesmarrësit nga të dy palët këmbyen kontakte dhe sigurisht u morrën vesht për takime tjera duke i perdorur ICT teknologjinë.