8 qershor 2008 - Le Courrier des Balkans / Le Courrier de la Macédoine
Tryezë e rrumbullakët në Tetovë
Kanë ardhur kohëra të vështira për mediet lokale në Maqedoni. Me rritjen e numrit të kanaleve të radiove dhe televizioneve lokale, gazetat dhe shtypi janë gjithnjë e më tepër në zhdukje. Tërë kjo e thyen konkurrencën e medieve nacionale, një numër që janë nën timonin e shtetit në mënyrë pasive. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët « Mediet lokale ballafaqohen me sfidat e tyre », e mbajtur më 4 qershor 2008 nga ana e Courrier de la Macédoine ishte pasqyrimi i një sinteze të sfidave të përgjithshme.
Nga Thomas Claus
Më mirë do të funksiononte një medie që ka përkrahjen e plotë të shtetit ose ajo medie e cila do të përkushtonte vetvetes. Ky sektor është mjaft i ndryshueshëm në Maqedoni : ndërmjet pasurive që mund të ofron dhe fokusimi i medieve nga ana e shtetit për publikimin e fushatave të saja, atmosfera është mjaft e tensionuar për shumicën e medieve lokale. Përveç kësaj, shteti gjendet në frymën e decentralizimit. Cila palë do të sigurojë dhe plotësojë nevojën për informim të cilën kërkon demokracia lokale ?
Në këtë situatë, vërtet, telashet dhe problemet janë përkatësisht të shpërndara nëpër medieve lokale të shtetit, dhe të gjitha që janë shprehura për Courrier de la Macédoine, në një tablo të gazetarëve. Diskutimi është zhvilluar gjatë një tryezë të rrumbullakët e titulluar « Mediet lokale ballafaqohen me sfidat e tyre », e organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore (Tetovë) më 4 qershor. Në këtë grumbullim kanë qenë të ftuar Mevaip Abdiu dhe Nebojša Karapejovski, respektivisht pronarët e TV Koha dhe TV Menada, Arben Fetahi dhe Mende Mladenovski, kryeredaktorë të gazetave ditore Monitor dhe Bitolski Vesnik, si dhe Liljana Siljanovska, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe specialiste për mediet lokale. Rolin e lehtësueses gjatë debatit kishte, Ljubica Grozdanovska, gazetare dhe bashkëpunëtore e rregullt e Courrier de la Macédoine.
Brengosja më e madhe e medieve lokale në Maqedoni mesa duket qartë është përcaktimi i modelit përkatës për të mbijetuar. « Gjatë Republikës Socialiste të Maqedonisë mediet lokale kanë qenë të të konsideruara si shërbime publike, tërësisht të financuara nga shteti », përkujtohet Mevaip Abdiu. « Tani, në këtë kohë, liberalizimi i sektorit të kanaleve televizive dhe radio ka krijuar një lloj situate të ‘mbi-popullimit’ audio-vizual të padurueshëm në kuptimin e konkurrencës ».
Konkurrenca më e ashpër nuk krijohet mes medieve lokale por pikërisht mes atyre që marrin pjesë në grupin e medieve lokale që shesin dhe blejnë publicitetet private....si dhe publike. « Shteti i Maqedonisë është partneri më i mirë i medieve nacionale, pohoi Mende Mladenovski. Qeveria nga ata blejnë një vend për publicitet gjatë fushatave për promovim dhe senzibiltet. Këta janë edhe caqet kryesore. Pas një kohë të caktuar qeveria i largon mediet lokale : më pas shteti decentralizohet dhe njësoj paralelisht mediet copëtohen ».
Zgjedhja tjetër : përkrahje nga jashtë. Gazeta ditore Monitor, e cila mbulon rajonin e Tetovës dhe Gostivarit në gjuhën maqedonishte dhe shqipe nuk ka mundur të zhvillohet ndryshe përveç falë financimeve nga jashtë.
Për Liljana Siljanovska, koha e subvencioneve publike ka kaluar. Mediet lokale nuk do të figurojnë nëse nuk sigurojnë vetëm qëndrueshmërinë me ndonjë zgjedhje optimale dhe të fillojnë të furnizojnë informata cilësore. Në qoftë se secili bën orvatje të arrijnë këtë cilësi, sipas Nebojša Karapejovski, është shumë vështirë të mirëmbani një nivel me « stafin pak të paguar, një formë e punës bamirëse, vullnetare, në televizionet lokale ».
Nebojša Karapejovski gjithashtu shpreson për zhvillimin e një teknike të kanaleve televizive me shpërndarje përkatëse numerike. Sipas tij, transformimet do të mundësojnë të ndikohet në fushat më të ndjeshme për të zvogëluar numrin e kanaleve « që ekzistojnë » dhe të ngushtojnë konkurrencën. « Në kohëra dhe kushte që qytetarët e Maqedonisë kanë më pak mjete për të mbijetuar », theksoi Mevaip Abdiu.
Nëse flasim për shtypin e shkruar, ardhmëria e kësaj dege është mjaft e errët. Sektori gradualisht merr një drejtim të kundërt për dallim nga kanalet televizive dhe radio : gazetat lokale janë praktikisht të zhdukura nga shteti. Ardhmëria e Bitolski Vesnik nuk është aspak e sigurt. Arben Fetahi ka zhgënjyer pesimizmin sa i përket ardhmërisë së Monitor. Megjithatë, shpreh keqardhje që Maqedonia ka ardhur në këtë gjendje gati të humbur të shtypit lokal : « një gazetë, nuk mund të krahasohet me informatat e marra nga televizioni ose radio… E pazëvendësueshme ».
Kjo tryezë e rrumbullakët ishte organizuar me përkrahjen e Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe PricewaterhouseCoopers.