31 maj 2010 - Oher
Axe 2 : Maison de l’Europe - Caen / SEGA Macédoine
Në periudhën e 13 qershorit deri në 15 qershorin të vitit 2010 në hotelin –Klimentica,Ohër u mbajt një trajnim me temë “ Të mbështetet aktivizmi i të rinjve gjatë shkollimit të mesëm”.
Trajnimi ishte pjesë e përbërë nga aktivitetet e Projektit për bashkëpunim të decentralizuar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme-Francë, i udhëhequr nga ALDA por i implementuar nga Koalicioni i shoqatave për të rinjë SEGA-Maqedoni dhe Shtëpia e Evropës- Caen, Francë. Qëllimi i këtij evenimenti ishte këmbimi i përvojave të pjesëmarrësve në aktivizimin e të rinjve gjatë shkollimit të mesëm dhe të përfitohen dijeni dhe përvoja të reja, të cilat do t’jua përcjellin moshatarëve të tyre.
Në këtë trajinim morën pjesë gjashtë nxënës të shkollës së mesme, kryetarët e klasave kolektive, kryetarët shoqatave të të rinjve të shkollave të mesme, ashtu si kryetarët e klasave, nga Republika e Maqedonisë, 4 nxënes të shkollave të mesme nga Normandia e Poshtme-Francë me të njëjtin profil.
Në këtë trajnim pjesëmarrësit përfituan dijeni për modelet e pjesëmarrjes, si të rinjtë të kenë mundësi të kyçen në proceset e marrjes së vendimeve, ashtu edhe për atë se çka paraqet “EU Citizenship”, dhe si të rinjtë mundt të kontribojnë për shoqërinë nëpërmjet ndërtimit të rrjetave dhe koalicioneve.
Pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe Normandisë së Poshtme këmbyen përvojat dhe sfidat për aktivizimin e të rinjve gjatë shkollimit të mesëm nga të dy shtetet.