Animatorët e Qendrave Publike Numerike të Normandisë së Poshtme kanë pritur homologët e tyre maqedonas në tre qytete normane për një trajnim. Këmbimet kulturore dhe shkathtësitë ishin në program të këtij takimi.
Kryetari i rajonit Normandi e poshtme, Z. Laurent Beauvais, do të zhvillojë vizitë në Shkup me 7 dhe 8 qershor 2009 në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar që e lidh Maqedoninë me Normandinë e poshtme.
Më 28 janar 2009 në Shkup është zhvilluar një ditë për informim mbi programin « Evropa për qytetarët », organizuar për përfaqësuesit e komunave dhe OJQ-ve maqedonase nga ana e zyrës së Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (AADL). Kjo ditë ka qenë e organizuar në kuadër të Projektit për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.