e premte 22 qershor 2012

Fondacioni Metamorphosis

Fondacioni Metamorphosis
Ul. Naum Naumovski - Borce 88-а
1000 Shkup
Maqedonia
Tel.: +389 2 31 09 325
Faks: +389 2 32 25 206
Postë elektronike: info@metamorphosis.org.mk
Internet faqja: www.metamorphosis.org.mk

Kontakt:
Bardhyl Jashari
Drejtor
Postë elektronike: bardhyl@metamorphosis.org.mk
Tel: +389 75 495 305

Vizioni

Zhvillimi i demokracisë dhe prosperitetit nëpërmjet promovimit të ekonomisë të bazuar në njohuri dhe shoqëri informatike, nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Reja Informatike dhe Komunikuese (TIK).

Misioni

Metamorphosis siguron përdorimin efektiv të fondeve të investuara nga donatorët dhe klientët nëpërmjet kombinimit unik të njohurive dhe kapacitetit, duke zhvilluar marrëdhënie partnere me shfrytëzuesit dhe palët e përfshira, duke zhvilluar intervenime të formuara sipas nevojave.

Qëllimet dhe detyrat e shoqatës

Qëllimet afatgjate:
- Zhvillimi i demokracisë dhe prosperitetit, nëpërmjet promovimit të shoqërisë së bazuar në njohuri.
- Promovimi i përdorimit të TIK si mjet të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë së hapur.
- Përforcimi i kapacitetit të institucioneve të sistemit në nivel lokal dhe kombëtar në Republikën e Maqedonisë me qëllim të rritjes së integrimit të brendshëm dhe integrimit në BE.
- Rritja e nivelit të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përforcimin e kapaciteteve të OJQ-ve dhe të qytetarëve për realizimin e të drejtave të njeriut për shfrytëzim e teknologjive të reja.
- Promovimi i njohurive dhe mirëkuptimit mes komuniteteve të ndryshme me përdorimin e TIK nëpërmjet të nxitjes së zhvillimit të e-përmbajtjeve për trashëgiminë kulturore, shkencore dhe shoqërore me anë të digjitalizimit dhe mundësimit të qasjes nëpërmjet internetit.
- Përfaqësimi i lirisë së shprehjes, mbrojtjes së fshehtësisë private, të drejtave të fëmijës dhe të drejtave tjera njerëzore në internet.

Aktivitete dhe/ose programet e shoqatës:

Pason shqyrtimi i disa nga projekteve më të rëndësishme të kaluara dhe aktuale të Fondacionit Metamorphosis, të rëndësishme për bashkëpunimin në suazat e projektit për bashkëpunimin e decentralizuar mes Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së poshtme.

Klubet Digjitale
Qëllimi i projektit Klube digjitale është urëzimi i nyjës digjitale nëpërmjet sigurimit të e-shërbimeve si qasje me internet, përdorimi i kompjuterëve dhe trajnimi me çmime të përshtatshme për qytetarët me prejardhje të ndryshme etnike nga komunitetet me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik. Klubet digjitale janë financuar nga FIOOM dhe Metamorphosis, kurse të udhëhequra nga shoqatat lokale të qytetarëve dhe institucionet tjera në bashkëpunim me komunat e tyre, ku fitojnë përkrahje logjistike dhe teknike nga Metamorphosis. Janë hapur 12 klube digjitale në territorin e tërë RM ku secili është pajisur me 4 deri 8 kompjuter, skaner, printer dhe qasje me internet.

Strategjia kombëtare për zhvillimin e shoqërisë informatike
Metamorphosis morri pjesë në krijimin e Strategjisë kombëtare për shoqëri informatike nëpërmjet sigurimit të ekspertizës për Grupin e Punës dhe si partner zbatues të FIOOM dhe UNDP-së, duke ndihmuar koordinimin e drejtuar nga ana e Komisionit për Teknologji Informatike (KTI) të Qeverisë. Projekti u përfundua në 2005 kur strategjia u miratua nga Qeveria, Presidenti dhe Parlamenti, me qëllim të sigurimit të ambientit të përshtatshëm juridik dhe institucional për zhvillimin e KTI-së në gjithë sferat e shoqërisë maqedonase. Më shumë të dhëna në www.kit.gov.mk dhe në www.epractice.eu/cases/nsisd.

е-Riders (e-kalorës)
Е-Riders (http://e-riders.blogspot.com) janë konsultant të lëvizshëm që sigurojnë përkrahje teknike dhe ndihmë praktike për OJQ-të nga fusha e shfrytëzimit të TIK. Puna e tyre zhvillohet në vet organizatat dhe ndihmojnë nëpërmjet intervenimeve direkt dhe trajnimeve nga fusha e themelimeve dhe përdorimeve të rrjeteve lokale, qasje në internet, zhvillimin e ueb-faqeve, si dhe zgjedhjen e problemeve të përditshme. Më këtë OJQ-ve ju mundësohet zhvillimi i kapaciteteve, të përcjellin mesazhet e tyre tek publiku, kontakte më të mira me qytetarët veçanërisht në fillimin e debateve publike për pyetjet që kanë interes për ato, ndërtimin e koalicioneve dhe formave të tjera që iu mundësojnë shoqatave tu shërbejnë më mirë komuniteteve të tyre.

Zbatimi i е-Qeverisë Lokale në Maqedoni
Me përkrahjen e zbatimit të e-Qeverisë Lokale në 34 komuna, projekti tenton të realizojë këto qëllime: sigurimin e politikave publike më të mira, rritjen e besimit në institucionet e sistemit, përforcimin e demokracisë si dhe rritjen e kualitetit në shërbimet e komunës për qytetarët. Komponentët kyçe të projektit janë: modernizimi i pajisjes informatike, sigurimi i teknologjive komunikatave dhe softuer bazë për komunat, krijimin e sistemeve informatike të bazuara në internet që do të mbulojnë nevojat e komunave dhe zhvillimin e e-shërbimeve për qytetarët.

Infrastruktura informatike e bazuar në ueb
Nëpërmjet projektit për krijimin e Infrastrukturës informatike të bazuar në ueb (www.lgforum.org.mk) gjatë vitit 2001 u zhvilluan ueb-faqe për 15 komuna të Maqedonisë, që nëpërmjet sistemit të sofistikuar për drejtim e përmbajtjes (CMS) u lidhën në një ueb-forum të përbashkët të komunave. Projekti u zbatua nëpërmjet bashkëpunimit mes FIOOM dhe UNDP-së me qëllim të rritjes së nivelit të informimit mes qytetarëve dhe njësive të tyre për vetëqeverisje lokale.

Creative Commons Macedonia
Metamorphosis mundëson funksionimin e degës maqedonase të lëvizjes botërore të Creative Commons (http://creativecommons.org), që i shërben interesit publik duke mundësuar shfrytëzimin e teknologjive të reja digjitale për shpërndarje të njohurive, të dhënave si dhe shprehjen artistike.

Projekti u zhvilluar në tre nivele: zhvillimi në bazën juridike për sigurimin e strukturës së Creative Commons në Maqedoni – përfshirë lokalizimin e gjithë dokumenteve juridike, zhvillimin e bazës teknike dhe veglave për promovimin e veprave që shfrytëzojnë licencat (http://cc.org.mk), si dhe rritjen e vetëdijes brenda komuniteteve të autorëve për mundësitë e ofruara nga Creative Commons.

Arsimimi dhe zhvillimi i botimit elektronik Metamorphosis siguron trajnime për ueb-dizajn, zhvillimin e ueb-zgjedhjeve dhe multimedial për shoqatat lokale të qytetarëve dhe entiteteve tjera. Mbi 200 aktivist kanë marr pjesë në kurset për ueb-dizajn, derisa dhjetëra OJQ lokale dhe media alternative kanë siguruar pjesëmarrje nëpërmjet programit për botim elektronik të FIOOM, që u koordinua dhe zbatua nga ekspertët e Metamorphosis.

Metamorphosis vazhdon të jep kontribut për zhvillimin e e-përmbajtjeve në gjuhët lokale në Maqedoni si një nga nevojat prioritare për sigurimin e shfrytëzimit më të gjerë të teknologjive të reja, si për nxënësit që kanë nevojë për përmbajtje arsimore si pjesë të pakos arsimore si dhe për gjeneratat më në moshë që në masë të madhe nuk e zotërojnë gjuhën angleze.

Lokalizimi dhe softueri i lirë
Metamorphosis ndihmon pjesën e shoqërisë qytetare të drejtuar kah shfrytëzimin i TIK-ut si mjet për zhvillim nëpërmjet sigurimin e grandeve, shpërblimeve dhe llojeve tjera të ndihmës për aktivitet e tyre. Gjatë kësaj, Fondacioni ndihmon gjatë adaptimit, lokalizimit dhe shpërndarjes së softuerit, veçanërisht softuerit të lirë (Free and Open Source Software) nëpërmjet ndërtimit të platformave për komunikim dhe partneritet mes kreatorëve të zgjedhjeve të softuerit, autorëve të përmbajtjeve dhe shoqërisë akademike maqedonase, veçanërisht mes linguistëve dhe informatiçientëve.

Arritjet më të rëndësishme që janë bërë në suaza të aktiviteteve të tilla janë lokalizimi i pakos së zyrës Open Office në gjuhën maqedonase dhe shpërndarja e kësaj pakos nëpërmjet CD-ve dhe internetit (http://mk.openOffice.org) – në bashkëpunim me ОJQ Softuer i lirë Maqedonia, si dhe zhvillimin e softuerit për krijimin e fjalorëve Terminologija.org.mk (http://terminologija.org.mk) me qëllim të zhvillimit të një fjalori gjithëpërfshirës me terme të informatikës në gjuhën maqedonase, që është përmendur si nevojë edhe në Strategjinë kombëtare për zhvillimin e shoqërisë informatike.

Fshehtësia private dhe siguria
Metamorphosis punon për mbrojtjen e fshehtësisë private dhe sigurisë në internet për gjithë qytetarët. Aktivitetet aktuale janë drejtuar kah mbrojtja e fëmijëve me anë të krijimit të rrjetit për organizatat qytetare që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në internet dhe edukimin e prindërve dhe mësimdhënësve.

Duke filluar nga viti 2005, analiza e Metamorphosis për fshehtësinë private në Maqedoni u përfshirë në raportin vjetor të fshehtësisë private dhe të drejtat e njeriut.; Hulumtim ndërkombëtar mbi ligjet për fshehtësinë private të botuar nga EPIK (www.epic.org) dhe Privacy International (www.privacyinternational.org).

Në suazat e iniciativës për fshehtësi private në internet, Metamorphosis punon në rritjen e vetëdijes publike për këto çështje, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e veglave dhe kodeksit për personat juridik që janë kontrollues të të dhënave, me ndihmën e të cilëve mund të krijohen politikat e veta të brendshme për fshehtësi private.

Iniciativa për sigurinë informatike
Qëllimi i iniciativës për siguri informative (www.isi.org.mk) është vendosja e sigurisë në sistemet informative në të gjithë segmentet e rrjetit shoqëror dhe të biznesit si dhe supozim bazë për funksionimin e shoqërisë informatike.
Në suazat e projektit, grupi i ekspertëve përpiloi materiale me qasje për publikun dhe udhëzime për zbatim të standardeve botërore për drejtimin e procesit për garantimin e sigurisë të të dhënave në bazë të saktësisë, besimit dhe qasjes si bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e biznes klimës së përgjithshme, përmirësimin e biznes ambientit, mbrojtjen e fshehtësisë private të qytetarëve si dhe prosperitetin e shoqërisë.

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe drejtat e tyre në internet
Projekti Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve dhe Drejtat e Tyre në Internet (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected) bazohet paraprakisht në faktin se interneti është para se gjithash vend që ofron numër të pafund të të dhënave të dobishme, njohurive dhe përmbajtjeve zbavitëse për të gjithë. Përveç kësaj ekzistojnë edhe rreziqe të mundshme, veçanërisht për fshehtësinë private dhe sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve si dhe familjeve të tyre që mund të zvogëlohen nëpërmjet rritjes së nivelit të njohurive të tyre si dhe rritjes së vetëdijes për këtë problematikë në Maqedoni.

Në suazat e projektit janë botuar 4 lloje të publikimeve në gjuhën maqedonishte dhe shqipe, edhe atë: Broshura për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësisë private në internet, afishe që përmbajnë statutin për të drejtat e fëmijëve në internet, fletëpalosje me këshilla për shfrytëzim të shkathët të internetit, si dhe doracak për prindërit dhe mësimdhënësit që ka për qëllim të ndihmoj në edukimin e fëmijëve dhe fitimin e veseve pozitive në internet. Më tutje, u krijua internet faqe me përmbajtje edukative për fëmijët, adoleshentët, prindërit dhe mësimdhënësit, në gjuhën maqedonishte dhe shqipe. Aktivitetet për trajnim u realizuan nga një rrjet e OJQ-ve në Maqedoni, në suazat e së cilës u trajnuan rreth 40 përfaqësues të OJQ-ve dhe mësimdhënës nga shkollat. Ata gjatë vitit shkollor 2007-2008 mbajtën edukime në 28 shkolla maqedonase dhe shqiptare, për fëmijët, prindërit dhe për mësimdhënësit. Në këtë aktivitet u përfshinë më shumë se 3000 fëmijë, mbi 400 prindër dhe po aq mësimdhënës. Në fazën përfundimtare të projektit u kryen analiza të rezultateve nga pyetësorët dhe kontrollim në ndryshimet në mendimet, veset dhe vetëdijen e tyre si rezultat i ndryshimeve në përgjigjet në të dy rrethet e plotësimit të pyetësorëve të paraparë për procesin e notimit, njëri i kryer në maj dhe qershor kurse tjetri në shtator 2008. Më shumë të dhëna në www.crisp.org.mk dhe në www.epractice.eu/cases/crisp.

Vlerësimi i potencialit për drejtim të mirë në Maqedoni Fondacioni Metamorphosis e zbatoi TIK-komponentin nga projekti Vlerësim i potencialit për drejtim të mirë në Maqedoni (www.gg.org.mk) të FIOOM në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Aktivitetet në suazat e këtij komponenti përfshinin punë me grup ekspertësh të përbërë nga ekspert qeveritar dhe jo-qeveritarë, ku u kryen:
- Analiza të 5 e-shërbimeve më të shfrytëzuara të qeverisë dhe portali http://uslugi.gov.mk
- Shpallja e propozimit për TIK standarde në institucionet qeveritare, që të harmonizohen me standardet që shfrytëzohen në BE.
- Vlerësim i nevojave për IT trajnim të nëpunësve të qeverisë në pikëpamje të BE-së nëpërmjet një ankete gjithëpërfshirëse që ka mbuluar 39% nga gjithë nëpunësit qeveritar.

Global Voices Online
Global Voices (Zërat global) është projekt jo-profitabil për mediet qytetare që mundohet të mbledh, organizon dhe zgjeron kontraverzën globale në internet – duke u drejtuar në vende dhe njerëz që mediet tjera në gjuhën angleze shpesh i injorojnë. Global Voices gjithashtu ka Program për përfaqësim me qëllim të ju ndihmojë njerëzve të shprehen në vende ku disa faktorë të fuqishëm do kishin penguar atë. Përmbajtjet përkthehen në më shumë gjuhë nga përkthyes vullnetar nga gjithë bota, që formojnë projektin Lingua. Në këtë projekt është kyçur edhe fondacioni Metamorphosis, që është fillestar i versionit në gjuhën maqedonishte (http://mk.globalvoicesonline.org) dhe atë shqipe (http://sq.globalvoicesonline.org). Faqet janë filluar me qëllim të pasurimit të lajmeve ndërkombëtare në gjuhët lokale.

Shpërblimi i Samitit Botëror për Maqedoninë
Metamorphosis nga 2007 e drejton zgjidhjen dhe dhënien e Shpërblimit të Samitit Botëror për shoqërinë informatike për Maqedoninë, me qëllim që të nxis e-botimin dhe zhvillimin e përmbajtjeve dhe zgjedhjeve të softuerit. ([-Wwww.wsa.org.mk]).

Komisioni i përbërë nga ekspert të pavarur zgjedh kandidatët maqedonas për zgjedhjen botërore në tetë kategori, që njëkohësisht shërbejnë edhe si nxitje për publikun lokal, akademik, të biznesit dhe atë kreativ që të ofrojnë zgjedhje me kualitet botëror.

Ngritja e vetëdijes së krijuesve të mendimit publik dhe vendimmarrësve
Metamorphosis tenton të tejkalojë gjendjen e interesit sipërfaqësor të medieve për çështje të ndërlidhura me TIK nëpërmjet bashkimit të ekspertëve lokal dhe të huaj me gazetarët lokale, ushtrues të funksioneve publike dhe persona tjerë relevant nëpërmjet ligjëratave, konferencave, seminareve, debate të hapura dhe forume në internet. Këto ndodhi shpeshherë sigurojë hyrje për ndryshimet e afërta shoqërore, juridike dhe ekonomike që janë kryesisht të shkaktuara nga teknologjitë e reja në përmasa globale. Për shembull. Seminari: Gazetarët dhe sfidat e shoqërisë informatike (2003).
Seminari për gazetarë: Integrimi Evropian dhe IKT, në bashkëpunim me MCET (2004)
Trajnime për gazetarë: Makina për kërkim dhe Liberalizimi i tregut tele-komunikues në RM (2005)

Doracak për TIK nga Metamorphosis
Metamorfozës ka zhvilluar publikimin Doracak për TIK e synuar për gazetarë dhe publikun e përgjithshëm, në të cilën për çdo botim, me gjuhë të kuptueshme dhe jo-teknike përpunohet nga një koncept i rëndësishëm relevant për shoqërinë informatike. Doracakët zhvillohen në bashkëpunim me institucionet eminent botëror dhe nacional dhe janë të gatshme në formë elektronike dhe botime të shtypura në gjuhën maqedonishte dhe shqipe. Për momentin janë përpunuar temat në vijim:
- Doracak nr. 1: Kush sundon me internetin? Çfarë është IKANN?
- Doracak nr. 2: Qasje e hapur
- Doracak nr. 3: Fshehtësia private si e drejtë themelore e njerëzve
- Doracak nr. 4: Të sigurt në internet

Konferenca «е-Shoqëri.Mk»
Me nismë gjatë vitit 2005, Fondacioni Metamorphosis tradicionalisht organizon Konferencën Ndërkombëtare «е-Shoqëri.Mk» (www.e-society.org.mk). Synimi kryesor me këtë aktivitet është transferimi i njohurive për çështje të flakta nga fusha e shoqërisë informatike (liria e mediumeve në internet, e-biznes, krimi kompjuterik, të drejta të autorit, e-pushtet, e-përfshirje dhe e-arsimim). Konferencën zakonisht e vizitojë prej 200 deri 300 pjesëmarrës nga shteti dhe nga jashtë, ndërsa gjatë periudhës së fundit ka qenë e përkrahur nga FIOOM, Misioni i OSCE në Shkup dhe programi Lindje-Lindje pranë Institutit Shoqëri e Hapur.

Informata për IKT
Metamorphosis siguron përcjellje të vazhdueshme të medieve dhe shpërndarjes së lajmeve dhe analiza në gjuhën maqedonishte dhe angleze, për çështje lokale dhe globale. Internet faqja e Metamorphosis është burimi zyrtar i Google News (http://news.google.com), ndërsa përmbajtjet i shkarkojnë ose lidhin me një sërë të internet faqeve nga shteti dhe jashtë si dhe bloge.

Hulumtim dhe analiza
Metamorphosis zbaton analiza, sondazhe dhe lloje tjera të hulumtimeve statistike dhe cilësore për shfrytëzimin e IKT-së në Maqedoni. Rezultatet e tyre janë mjaft transparente dhe të gatshme ndërsa i shfrytëzojnë shkencëtarë, medie, organizata zhvillimore dhe Qeveria e Maqedonisë. Një pjesë e pyetjeve kanë qenë të shfrytëzuara për shënimin e përgjigjeve në Pyetësorin e Komisionit Evropian dhe përgatitjes së mendimit pas kërkesës së RM-së për anëtarësim në BE.

Zgjidhje informatike
Në kuadër të aktiviteteve të saja për qëndrueshmëri Metamorphosis ofron shërbime konsultative nga fusha e aplikimit të IKT-së, vlerësimit të projekteve dhe hartimi i zgjidhjeve informatike, gjatë së cilës është specializuar për krijimin e internet faqeve të ndërlikuara dhe më shumë gjuhë.

Mes tjerash, gjatë viteve të kaluara ka hartuar internet faqet në vijim:
- Internet faqe shumëgjuhëshe për OJQ-të:
o Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur – Maqedoni (<a href="http://www.soros.o...)
o Vlera të përbashkëta (www.cv.org.mk)
o Aksioni Zdruzhenska (www.zdruzenska.org.mk)
o Qendra Teatrale për Fëmijë (www.ctc.org.mk)
o OJQ Info-qendra (www.nvoinfocentar.org.mk)
o Internet Rrjeti i Organizatave Joqeveritare në Maqedoni (www.mango.org.mk)
o Qendra për Përkrahje të OJQ-ve (www.ngocenters.org.mk dhe www.nvocentri.org.mk)
o Programi për Arsimin e Romëve (www.nvocentri.org.mk)
o Pushteti i Hapur (www.opengov.org.mk) – internet faqe për konferencë

- Institucione Publike o Radio-Televizioni Maqedonas (www.mrt.com.mk) – në 10 gjuhë
o Ministria e Drejtësisë në RM (www.pravda.gov.mk) internet faqe e plotë për këtë institucion qeveritar në dy gjuhë
o Decentralizimi – Të vendosim për vete, për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale (www.decentralizacija.org.mk)
o Komuna: Prilep (www.prilep.gov.mk) dhe Kavadar (www.kavadarci.gov.mk)
o Qendra për Arsim dhe Pronësi Intelektuale (www.cipe.ukim.edu.mk)

- Sisteme informatike o Qasje e Lirë tek Informata me Karakter Publik (www.spinfo.org.mk) – me sistem interaktive për ndihmë
o Muzika.net.mk – sistem informatikë për muzikë zbavitëse (www.muzika.net.mk)
o Brain Drain (www.braindrain.org.mk) – sistem informatikë për përcjellje të rrjedhjes së intelektualëve nga RM-ja

- Ueb-magazina, portale dhe forume: o „Agora“ (www.agora.org.mk) – në 3 gjuhë
o New Balkan Politics (www.newbalkanpolitics.org.mk)
o Portali Kundër Korrupsionit (www.antikorupcija.org.mk)
o Vox Populi (www.voxpopuli.org.mk) – ueb-forum pa censurë në 6 gjuhë

Projekt trevjeçar për bashkëpunim të decentralizuar mes Maqedonisë dhe Rajonit të Normandisë së Poshtme nga Franca 2007/2010
«Shfrytëzimi i Teknologjive të Reja Informatike Komunikuese»
Participimin e saj në projektin për bashkëpunim të decentralizuar mes RM-së dhe Rajonit të Normandisë së Poshtme, fondacioni Metamorphosis e bazon në ekspertizën e saj për zhvillim dhe zbatim të TIK, si dhe në përvojën për promovim dhe zbatim të konceptit për pjesëmarrje aktive qytetare e cila shtrihet në gjithë aktivitetet e deritanishme.
Metamorphosis ka marrë pjesë edhe në aktivitetin për krijimin e Doracakut për Pjesëmarrje Qytetare e publikuar nga OJQ “OPEN” në vitin 2004, i cili mund të shkarkohet nëpërmjet internetit nga internet faqja e Metamorphosis cc.org.mk, si dhe projekte tjera të shumta që kanë qenë të përfshirë ZELS dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale me qëllim të ngritjes së kapacitetit të tyre për të mundësuar komunikim dy-kahesh dhe kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët e tyre nëpërmjet internetit. Aktivitetet e parashikuara me projektin përfshijnë edhe bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore, siç janë Agjencia për Nëpunës Shtetëror e RM-së, në bashkëpunim me CTN me qëllim të promovimit të metodave dhe sistemeve për e-mësim, si dhe shfrytëzimi i Klubeve Digjitale dhe e-pika tjera publike për realizim direkt dhe transferim të njohurive tek qytetarët banorë të komunës përkatëse. Me fjalë tjera, ata janë të parashikuara të përfshijnë aksionet në vijim:
Aksion 1.1: Pjesëmarrje Aktive të Qytetarëve: partnerë për zhvillim

  1. Identifikimi i palëve të interesuara
  2. Vlerësimi i nevojave, përpunim i internet faqes
  3. Dy trajnim për TIK të synuara për persona të rinj, të rritur dhe nëpunës shtetëror
  4. Shkëmbimi i praktikave më të mira, vizita studimore, dy punëtori
  5. Fushata për ngritjen e vetëdijes me anë të broshurave, tryezave të rrumbullakëta dh e postierë
    Aksioni 1.2: Qasje në Internet dhe softuer i lirë për qytetarët
  6. Identifikimi i palëve të interesuar
  7. Studimi për qasjen publike në internet në Normandi të Poshtme dhe RM
  8. Trajnime për TIK
  9. Shkëmbim i praktikave më të mira
  10. Përpunimi i internet faqes “Prej pushtetit lokal në pushtetin lokal”

Partnerë/Financierë

Partnerë lokal/Financierë:

Partnerë

Organizata:
- Vlera të përbashkëta, Shkup (www.cv.org.mk)
- Gjeje! Kërkues maqedonas (http://najdi.org.mk)
- Kontrapunkti dhe Qendra Kulturore “Tocka” – Shkup (www.kontrapunkt-mk.org)
- Qendra e Artit Bashkëkohor në Shkup - CAC (www.scca.org.mk)
- Hapeni dritaret (www.openthewindows.org)
- Qendra për Medie të Reja (http://newmedia.org.mk)
- Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë Megjashi (www.medjashi.org.mk)

Institucione:
- Agjencia për Nëpunës Shtetëror (www.ads.gov.mk)
- Ministria për Transport dhe Lidhje (www.mtc.gov.mk)
- Ministria për Shoqëri Informatike (www.mio.org.mk)
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (www.mon.gov.mk)
- Komisioni për IT pranë Qeverisë së RM-së (www.kit.gov.mk)
- Bashkimi i Njësive për Vetëqeverisje Lokale (ZELS) (www.zels.org.mk)
- Dhjetë Njësi të Vetëqeverisjes Lokale në RM, mes të cilat janë Komuna e Velesit (www.veles.gov.mk) dhe Qyteti i Shkupit (www.skopje.gov.mk)
- Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup o Instituti për Informatikë (www.ii.edu.mk) o Fakulteti i Ekonomisë: Katedra për e-biznes (www.ebusiness.edu.mk) o Fakulteti i Drejtësisë: Qendra për Arsim dhe Pronësi Intelektuale (www.cipe.ukim.edu.mk)
- Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë (www.seeu.edu.mk)

Financierë:

- Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur në Maqedoni (FIOOM) (www.soros.org.mk)

Partnerë Ndërkombëtar/Financierë:

Partnerë

- UNDP
- Internet Society (ISOC) - Bulgaria
- Center for Internet Development - Serbia
- Belgrade Open School - Serbia
- ZaMir.Net – Croatia
- OneWorldSEE.org – Bosnia and Herzegovina
- Institute for strategic studies and prognoses (ISSP) – Montenegro
- Comport – Albania
- Global Voices Online (www.globalvoicesonline.org)

Financierë

- Open Society Institute (www.soros.org)
- OSCE (www.osce.org/skopje)
- USAID
- EU, EIDHR
- EU, Framework Program 6 (We-Go Project, COMMUNIA)
- Région Basse-Normandie
- Ministère des Affaires Etrangères français
- Association des Agences de la Démocratie Locale (AADL)

Rrjete

- EDRI – European Digital Rights (www.edri.org)
- APC – Association for Progressive Computing (www.apc.org)
- Western Balkans Network for Inclusive eGovernment (www.e-society.org.mk)
- COMMUNIA (www.communia-project.eu)

Ekipi

- Bardhyl Jashari – Drejtor
- Filip Stojanovski – Koordinator programi
- Kire Dimiq – Asistent programi
- Elena Ignatova – Asistent programi
- Ekipi për Trajnim – Asistent Programi
- Liljana Cekiq – Lazarovska – Asistent administrativ-financa
- Filip Neshkovski – Ueb administrator

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA