e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Partnerët > Lokomotiva - Qendër për iniciativa të reja në art dhe kulturë

Lokomotiva - Qendër për iniciativa të reja në art dhe kulturë

Lokomotiva - Qendër për iniciativa të reja në art dhe kulturë
Ul. Ivan Milutinovic 29/3
1000 Shkup
Maqedonia
Tel/Faks: +389 2 3 245 726
Posta elektronike: contact@lokomotiva.org.mk
Internet faqja: http://www.lokomotiva.org.mk/

Kontakt:
Violeta Kacakova
Menaxher projekti
Celulari: +389 75 299 886
Posta elektronikë: violeta.kachakova@gmail.com

Historia e shoqatës

Lokomotiva - Qendër për iniciativa të reja në art dhe kulturë ekziston që nga viti 2003.

Në pesë vitet e kaluara ka realizuar rreth tridhjetë projekte (filma, shfaqje, programe edukative/ trajnuese, debate, diskutime, ekspozita, etj) me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

Vizioni

Lokomotiva të jetë vend i hapur dhe dinamik për krijim dhe veprim. Lokomotiva të jetë platformë, shtytje, inspirim për krijim; pltformë për zhvillimin e diskurseve teorike dhe artistike, këmbim informatash dhe dijesh, përvojash dhe idesh; platformë e cila do të mundëson krijimin e veprave të reja dhe inovative të cilat do të jenë shtytje për ndryshime zhvillimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Misioni

Lokomotiva ta orienton veprimtarinë e saj drejtë një ambienti të ri dinamik qytetar në Maqedoni si pjesë e Europës, nëpërmes sigurimit të informatave, promovimit të edukimit si dhe gjenerimit të ideve të reja inovative, veprave dhe potencialit kreativ dhe të mbështesë gjeneratën e re të autorëve, artistëve.

Qëllimet dhe detyrat e shoqatës

Qëllimet afatgjate:
- Të jetë platformë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të bartë dije dhe të krijon mundësi për zhvillim të kreativitetit dhe krijimtarisë së skenës së pavarur artistike në vend;
- Të integron artistë, menaxhues të kulturës, producentë, autorë të rinj potencialë, organizata joqeveritare në kulturë dhe art;
- Të inicojë aksion, të jep impulse, ta shtyn bashkëpunimin dhe koproduksionin rajonal dhe ndërkombëtar, sikur edhe lidhje aktive kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të individëve, institucioneve, qendrave të pavarura artistike të cilat punojnë në fushën e artit dhe kulturës;
- Të promovojë kreativitet, të inicojë iniciativa dhe tendenca të reja në art dhe kulturë; të realizojë iniciativa dhe ide të reja në kontekstin përkatës, me vendosjen e raporteve dhe interaksionit në mes teknologjisë, kulturës, politikës, teorisë dhe shoqërisë;
- Të krijon publik me theks të veçantë në gjeneratat që vijnë

Aktivitete/programet e shoqatës

Programet zhvillohen nëpërmes programeve të ndryshme me qëllim që të mbështeten dhe inicohen tendenca dhe ide të reja që të ndikohet në zhvillimin e politikës kulturore.

Programet e Lokomotivës janë:

  1. Këmbimi i përvojave (programe edukative dhe informative)
  2. Program për shtytje të produksionit artistik
  3. Refleksione (programi për politikë kulturore dhe këmbimit kulturor)

Të gjitha programet e Lokomotivës janë të strukturuara me qëllim që të jenë interaktive me fokus në tendencat e reja dhe mbështetje të iniciativave të reja në art dhe kulturë.

Lokomotiva i realizon programet nëpërmes projekteve në sferën e artit bashkëkohor:
- Arte bashkëkohore interpretuese(me fokus në kërcimin bashkëkohor)
- Art bashkëkohore video dhe media dhe
- Krijim i politikës kulturore

Në përputhshmëri me përcaktimet programore, gjatë ekzistimit të saj trevjeçar, Lokomotiva ka realizuar më shumë se 30 projekte në sferën e kërcimit bashkëkohor, artit video dhe media dhe krijimin e politikës kulturore.

1. Kërcimi bashkëkohor
Për shkak të mosekzistimit të programeve akademike edukative, politikës kulturore, fondeve zhvillimore dhe më këtë edhe shikueshmëri të kërcimit bashkëkohor si disciplinë artistike bashkëkohore dhe praktivë në vend, Lokomotiva ka realizuar projekte të shumta me qëllim që të kontribuon në promovimin, zhvillimin dhe profesionalizimin e kërcimit bashkëkohor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si më të rëndësishëm do ti kishim përmendur:

- Bashkëpunimin trevjeçar më Këshillin Britanik 2005/2007 në sferën e promovimit dhe edukimit në kërcimin bashkëkohor
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, koreografë të njohur nga e gjithë bota janë paraqitur bashkë me kompanitë e tyre para publikut maqedonas ndërsa një pjesë e tyre kanë mbajtur punëtori në kuadër të të cilave kanë punuar me kërcimtarë dhe koreografë maqedonas dhe nga rajoni. Këtu do të kishim përmendur: Siobhan Davies Dance Company (Аngli), Charles Linehan (Аngli), Allyson Green (SHBA), CandoCo Dance Company (Аngli), Russell Maliphat Dance Company (Аngli), Neë Arts Club (Аngli)…

- Programi për mbështetje dhe zhvillim të kërcimit bashkëkohor
E inicuar në vitin 2003 me qëllim që të krijon gjeneratë të re të koreografëve të cilët do të vazhdojnë të merren me kërcim bashkëkohor dhe të kontribuojnë në profesionalizimin dhe aktualizimin e tij në vend. Ky program realizohet nëpërmes organizimit të punëtorive të shumta në vend dhe rajon në mbështetje (mentorike, organizacionale, produksioniste) të zhvillimit të koreografive individuale. Si rezultat i këtij programi në vitin 2007 në TPM u organizua ngjarja: SKENË E HAPUR: Mbrëmje e kërcimit bashkëkohor në të cilën u paraqit gjenerata e parë e koreografëve të rinj (Kire Miladinoski, Ana Josifovska dhe Ivana Kocevska).

- Iniciator dhe partner i platformës kërcyese Ballkanike, bienale rajonale në sferën e kërcimit bashkëkohor dhe organizues i paraqitjes së tretë në Shkup në vitin 2005
Platforma kërcyese Ballkanike 2005 i paraqiti publikut maqedonas 17 produksione sfiduese, duke paraqitur kështu tendencat më të reja të kërcimit bashkëkohor në Ballkan.

- Produksioni i koreografive të kërcimit bashkëkohor:

* OUCH COUCH/ 2005, koreografi e Iskra Shukarovës
Deri tani kjo koreografi është paraqitur dy herë në Shkup ndërsa ka qenë e ftuar në: Sarajevë/ Fest Teatri i Tetë; Sofje/ Qendra për kultuë dhe debat- Shtëpia e Kuqe; Beograd/ Shtëpia e Rinisë; Durrës/ Festivali Ndërkomëtar, Malme/ Këmbimi Bakano Nordik; Dablin/ Forumi artistik Ballkano- Irlandez.

* A PAGE OUT OF ORDER OVERLAND/ 2006, koreografi e Yoshiko Chuma, koproduksion në mes: Lokomotiva (Мaqedoni), Yoshiko Chuma and The School of Hard Knocks (SHBA), GOH Productions (Njujork/ SHBA) dhe Beagle Inc (Japoni).

Ky koproduksion si punë në proces në vitin 2006 është shfaqur para publikut maqedonas në kuadër të Verës së Shkupit, në partneritet me Drejtorinë e Kulturës dhe Operësn dhe Baletin e Maqedonisë, pas së cilës pasonte paraqitje e tij në Kumanovë, Tetovë dhe Ohër. Në janar 2007, shfaqja u vendos në repertoarin e teatrit prestigjioz të Njujorkut DTW (Dance Theater Workshop), pas pregaditjes e cila u zhvillua në Fisher Qendrën për arte interpretuese të kolegjit Bard. Suksesi i kualitetit të shfaqjes ishte i vërtetuar me kritikat e shkëlqyeshme në gazetat: THE NEW YORK TIMES dhe VILLAGE VOICE.
Në vitin 2007, A PAGE OUT OF ORDER OVERLAND ishte mysafir në Rumani: Bukuresht/ Qendra Kombëtare për Kërcim dhe në qytetin Europian të kulturës për vitin 2007- Sibiu në Festivalin ndërkombëtar për teatër.

* FORMULA 2006/ punë në proces, koreografi e Iskra Shukarovës dhe Dejan Sërhojt nga Sllovenia
E shfaqur në skenën e vogël të TPM në vitin 2006, në Athinë në Platformën Ballkanike për Kërcim 2007 dhe në Lubljanë në festivalin 4x1 në vitin 2007.

- NOMAD Akademia për Vallëzim
Program edukativ dhe kërkimor i rrjetit Ballkanik për kërcim i cili i bashkoi të gjitha potencialet dhe resurset e disponueshme në kërcim bashkëkohor në nivel kombëtar dhe rajonal me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e profesionalizmit në kërcimin bashkëkohor në Ballkan.
Organizata/ Partnerë të Nomad Akademisë për Kërcim: Fičo Balet – Lubljanë/ Slloveni, Eks Scena & Tala Dance Center – Zagreb/ Kroaci, Station, Service for contemporary dance – Beograd/ Serbi, Brain Store Project – Sofje/ Bullgari dhe Tancelarija – Sarajevë/ Bosnjë dhe Hercegovinë. Nomad Akademia për Kërcim deri tani është mbështetur nga PROGRAMI ZVICERAN PËR KULTURË, FONDACIONI EUROPIAN PËR KULTURË DHE fondacioni KULTURKONTAKT.
Në Maqedoni programi realizohet në partneritet me: TPM, Qendra Shkollore Muziko Baletane «Ilija Nikolovski Luj» dhe Këshilli Britanik, mbështetur nga qyteti i Shkupit.

2. Art vizual dhe media

Projektet për arte vizuale dhe media realizohen nëpërmes edukimit në të mirë të mediave të reja, produksionit të filmit dokumentar dhe video artistike dhe promovim i tendencave të reja të dokumentarit, shprehje të shkurtëra video filmike të udhëhequra nga gjeneratë e re kreative e autorëve maqedonas.

Si projekte më të rëndësishme në këtë sferë do të kishim përmendur:

- DOMINO Projekti – 2003/2004
Ky projekt ndërkombëtar realizohet me qëllim që të krijohet komunikim kreativ në mes njerëzve të rinj të cilët jetojnë në vende me kontekst të ndryshëm socio-kulturor nëpërmes përdorimit të veglave vizuale si modele për komunikim.

Projekti është realizuar në partneritet në mes: Lokomotiva (Shkup, Maqedoni), Media 2 Medireanne (Marsej, Francë), Video Centre of Brussels (CVB), The Facilitators Training Centre (CFA) dhe «La Marche à Suivre» (Bruksel, Belgjikë) dhe «Centre For Youth Creativity» (Beograd, Serbi).

- The Making of Balkan Wars – Film dokumentar, 79 min./ viti 2006 Koproduksion në mes Greqisë (Personal Cinema, Prosenghisi) dhe Maqedonisë (Lokomotiva).
Nëpërmes intervistave me artistë, kritikë arti, shkrimtarë dhe kuratorë të njohur nga Europa Juglindore, të paraqitura në formën e video lojrave 3D, filmi e përpunon Ballkanin, konstruimin dhe dekonstruimin e tij gjeografik, terminologjik dhe politik, perceptimin dhe reprezentimin e tij nga ana e Europës, stereotipeve Ballkanike.

- NË SHTËPI – Film dokumentar me regji të Gjorçe Stavrevskit, 59 min./2007
Koproduksion në mes Maqedonisë (Lokomotiva) dhe Kroacisë (Spektrum). Filmi i analizon parasëgjithash jetët e individëve të rinj të cilët më shumë ose më pak e kanë realizuar vetveten në rreth tjetër social, religjioz dhe kulturor npërmes hapjes së pyetjes së identitetit, lidhjes me rrethin nga i cili burojnë, dallimet kulturore dhe religjioze dhe raporti I shoqërisë kundrejt individit. Filmi ofron përgjigje pse kroatët migrojnë në Maqedoni dhe anasjelltas. Filmi është shfaqur në: Balkan Snapshot Film Festival 2007 (Amsterdam, Holandë), ZAGREB DOKS 2008 – Festivali ndërkombëtar për film dokumentar (Zagreb, Kroaci) dhe Balkan Film Festival 2008 (Kopenhagë, Danimarkë).

Në ASTERFEST 2008, Festival nderkombëtar filmi për autorë nga Europa Juglindore (Strumicë, Maqedoni) NË SHTËPI e morri çmimin e dytë, Patkoin e Argjendtë. Për herë të parë në këtë festival u fut edhe çmimi i veçantë për kamerë filmike e cila ju është dhënë inçizuesve të NË SHTËPI: Dimo Popov dhe Josip Ivançiq.

- Bashkëpunimi me festivale dhe qendra filmike

* Festivali për film dhe video alternativ (Beograd, Serbi) I realizuar për herë të parë në vitin 2005. Në këtë festival Lokomotiva paraqiti seleksion të filmave të shkurtër maqedon në kuadër të programit Rrjete, përderisa Biljana Tanurovska ishte pjesë e jurisë ndërkombëtare tre anëtarëshë.

Nga viti 2006, Lokomotiva organizon çdo vit në Shkup projektim të arritjeve më të rëndësishme në paraqitjen e fundit të festivalit.

* Balkan Snapshot Film Festival (Amsterdam, Holandë)
Bashkëpunimi i realizuar për herë të parë në vitin 2007 me Balkan Snapshot Film Festival nga Amsterdami vazhdon. Si partner bashkëpunëtor në vitin 2007 dhe 2008, Lokomotiva e ka përzgjedhur programin e filmave maqedonas të shfaqur në kuadër të festivalit. Në vitin 2009, Lokomotiva do të jetë një nga bashkë organizatorët e festivalit.

* Northwest Film Fоrum (Sietëll, SHBA)
Në maj të vitit 2008 në Shkup, si mysafir i Lokomotivës u ftua Dave Hanagan, drejtor i studios nga Northëest Film Forum (organizata për art filmik në Sietëll), i cili njëkohësisht është edhe drejtor i festivalit Local Sightings Film Festival. Në Qendrën kulturore Toçka, Lokomotiva organizoi projeksion dyditor të filmave të shkurtër eksperimental nga rajoni i Paqësorit Veriperëndimor (SHBA dhe Kanada) të përzgjedhur nga Dave Hanagan.
Poashtu, Lokomotiva përzgjodhi edhe filma dhe video maqedonase të cilët do të shfaqen në programin treditor të dedikuar enkas filmit maqedonas në korrik të këtij viti në Sietëll (Northwest Film Fоrum).

3. Krijimi i politikës kulturore
Aktivitetet në këtë sferë i janë dedikuar pyetjes së senzibilizimit të kulturës politike dhe shtytjes së bashkëpunimit në formë partneriteti në mes institucioneve kulturore kombëtare dhe lokale dhe sektorit joqeveritar.

Partnerë/Finansues

Partnerë lokalë/Finansues

Partnerë

Organizata:
- Kontrapunkt dhe Qendra kulturore TOÇKA, Shkup
- Qendra për art bashkëkohor nga Shkupi (QAB)
- Press to exit project space, Shkup
- Gluva soba, Shkup
- Line [I+M] iniciativë dhe lëvizje, Shkup
- PAC Multimedia, Shkup
- Qendra për bashkëpunim ballkanik LOJA, Tetovë

Institucione:
- Teatri popullor maqedonas
- Opera dhe baleti maqedonas
- Galeria kombëtare, Qendra multimediale Mala stanica
- Galeria kombëtare Çifte Hamam
- Qendra shkollore muziko baletane “Ilija Nikolovski Luj“
- Muzeu i artit bashkëkohor në Shkup
- Muzeu i qytetit të Shkupit
- Shtëpia e kulturës në Kumanovë

Festivale:
- Skopsko leto
- Ohrdisko leto

Finansues
- Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë
- Qyteti i Shkupit
- Programi zviceran për kulturë në Republikën e Maqedonisë
- Këshilli britanik në Republikën e Maqedonisë
- Qendra kulturore franceze në Shkup/ Republika e Maqedonisë

Partnerë/ Finansues ndërkombëtarë

Partnerë
- Fiço Balet, Lubljanë/ Slloveni
- Stanica, Shërbim për kërcim bashkëkohor, Beograd/ Serbi
- Centre for Youth Creativity, Beograd/ Serbi
- Festivali për film dhe video alternativ, Beograd/ Serbi
- Dance BG, Burgas/ Bullgari
- Brain Store Project, Sofje/ Bullgari
- Shtëpia e kuqe, Qendra për kulturë dhe debate, Sofje/ Bullgari
- Qendra për kërcim TALA, Zagreb/ Kroaci
- Spectrum - Macedonian-Croatian Association for Promoting Cultural Values and Relationships, Zagreb/ Kroaci
- ЕКС Skena, Zagreb/ Kroaci
- Tancelarija, Sarajevë/ Bosnje dhe Hercegovinë
- Media 2 Mediteranne – Marsej/ Francë
- Personal Cinema, Athinë/ Greqi
- Yoshiko Cuma and the School of the Hard Knocks, Njujork/ SHBA
- GOH Productions, Njujork/ SHBA
- Magic Baby Productions, Sietëll/ SHBA
- Northwest Film Forum, Sietëll/ SHBA
- Balkan Snapshots Film Festival, Amsterdam/ Holandë
- Supernet – Vjenë/ Austri
- Project DCM foundation- Bukuresht/ Rumani
- Carambole dance company, Cirih/ Zvicër
- Marcel Hicter foundation – Bruksel/ Belgjikë
- CFA (Centre for Facilitators Education), Bruksel/ Belgjikë
- Video Centre of Brussels VIDEP, Bruksel/ Belgjikë
- Le Centre régional des Lettres de Basse-Normandie
- Centre Chorégraphique National de Caen
- Scène Nationale de Cherbourg
- Centre Dramatique de Caen
- Artothèque de Caen
- Balkans Transit
- Centre de Formation professionnelle aux techniques du spectacle (CFPTS)

Finansues
- European Cultural Foundation
- KulturKontakt
- Swiss Cultural Programme Romania
- Swiss Cultural Programme in the Western Balkans
- Stability Pact for SEE
- Goethe institute, Beograd
- USA Embassy in Macedonia
- The Trust for Mutual Understanding (USA)
- Région Basse-Normandie
- Ministère des Affaires étrangères français
- Association des Agences de la Démocratie Locale (AADL)

Rrjete
- Balkan Dance Network
- Balkan Express Network

Еkipi

Ekipi kryesor i LOKOMOTIVËS:
- Biljana Tanurovska- Qulakovski, Menaxher organizate;
- Iskra Shukarova, drejtor artistic për kërcim bashkëkohor;
- Natasha Dimitrievska, drejtor artistic për arte vizuale dhe media
- Violeta Kacakova, menaxher projekti

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA