Një delegacion nga Maqedonia është pritur në Ulët Normandi, 8-12 mars 2010, për një “Vizita studimore në orientimin dhe integrimin profesional të të rinjve.” Ajo është e përbërë nga drejtori i Federatës së Shoqatave Rinore SEGA (bashkë-pilot të Boshtit Rinisë, Edukimi, Shtetësi "me Maison de l’Europe de Caen Basse-Normandie), një Konsulent për të Rinjtë me Agjencinë e Rinisë dhe Sportit (përfaqësues i Shtetit) dhe tre këshilltarë të rinj të këshillave lokale në vijim: Aerodrom, Prilep, Shtip.
Në periudhën kohore nga 21 deri 23 gusht te vitit 2009 në Hotelin Klimetica në Ohër ishte organizuar seminar në temën «Informimi i të rinjve dhe politikat lokale – përvojat dhe sfidat».
Kryetari i rajonit Normandi e poshtme, Z. Laurent Beauvais, do të zhvillojë vizitë në Shkup me 7 dhe 8 qershor 2009 në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar që e lidh Maqedoninë me Normandinë e poshtme.
Më 28 janar 2009 në Shkup është zhvilluar një ditë për informim mbi programin « Evropa për qytetarët », organizuar për përfaqësuesit e komunave dhe OJQ-ve maqedonase nga ana e zyrës së Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (AADL). Kjo ditë ka qenë e organizuar në kuadër të Projektit për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.
Një numër i madh i shkollave të mesme maqedonase dhe franceze të Normandisë së Poshtme ndërtojnë pak nga pak një bashkëpunim pedagogjik. Këmbimet në mes shkollave Granville dhe Shkupit, Lisieux dhe Tetovë, Montville dhe Shtip kanë tashmë filluar. Ato përforcohen në mes profesorëve. Në këtë fillim jave, një delegacion francez i Këshillit rajonal të Normandisë së Poshtme është në kalim në Maqedoni për të ndjekur reflektimin, takimin me profesorët dhe për të ndjekur iniciativat.
Gjimnazi i Tetovës, duke kurorëzuar bashkëpunimin disavjeçar me shkollat e mesme frankofone, është binjakëzuar me gjimnazin e qytetit të Lisieux të Francës. Në takimin e zhvilluar të enjten e kaluar në gjimnazin e Tetovës, u tha se binjakëzimi i këtyre dy gjimnazeve është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e Ministrisë franceze të Arsimit.