e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Normandia e Poshtme > Risitë e Normandisë së Poshtme > Interneti: qëllimi shpejtësia e lartë

Interneti: qëllimi shpejtësia e lartë

Reflets nr 71 - 3 korrik 2009

Rajoni ndjek rregullimin numerik të Normandisë së Poshtme. Qëllimi: të mbuloj plotësisht territorin me shpejtësi të lartë deri në 2013 dhe të përgatitet për arritjen e shpejtësisë më të lartë.

Reflets nr 71 [fr]

Shpejtësia e lartë, çfarë është?

Shpejtësia e lartë tregon fluksin e transferimit i të dhënave nëpërmjet internetit, përtej një shpejtësie e shprehur në kilobajtë/sekondë (kb/s) apo megabajt/sekondë (mb/s).
Nocioni i shpejtësisë së lartë varet nga shfrytëzimeve që i bëjmë, për shembull, disa kb/s për të dërguar një e-mail; më së paku 2 mb/s për të shikuar një video në internet...

Shpejtësia e larte, për çka na nevojitet?

Për të veçantët, shpejtësia e lartë mundëson që të hulumtojnë në internet, të shikosh televizion, të dëgjosh radio, të shkarkosh dokumente, të telefonosh me mundësi edhe të duket bashkëbiseduesi yt...
Në kuadrin profesional, shpejtësia e lartë, të shihet shpejtësia më e lartë, mundëson të transmetosh një kuantitet të rëndësishëm informatash, të organizohen mbledhje me video-konferencë...

Sot, shpejtësia e larte në Normandinë e Poshtme

Që nga viti 2004, rajoni ka shoqëruar departamentet dhe aglomeracionin e Caen me një shumë prej 10,4 M€ - nga një total prej 63 M€ - në projektin e tyre për mbulim të shpejtësisë së lartë.
Sot, vlerësohet se afër 98% të popullatës e mbuluar në minimum me shpejtësi të lartë është 512 kb/s; 85% të popullatës përfiton nga një shpejtësi të lartë, më së paku prej 2 mb/s, nga kjo mund të themi se shfrytëzimi është i rehatshëm.

Shpejtësia më e larte

Rajoni hedh në fuqi thirrje për projekt për krijimin e infrastrukturës dhe shërbime me shpejtësi të larte, në drejtim të qytetarit dhe ndërmarrjeve.
Këto projekte novacionesh do të mundësojnë eksperimentimin e shfrytëzuesve të shpejtësisë së lartë, pikërisht në zonat rurale (për shembull: tele puna, krijimi i tele qendrave me përdorim profesional dhe shoqëror, Hapësira publike numerike...).
Ato janë në lidhje me programin regjional Zonat numerike multi-shërbyese (ZMN) në të cilën rajoni vendos në veprim. Këto uebe, janë të dedikuara për një publik profesional, pikërisht për ndërmarrjet, ato ofrojnë avantazhe të shumta, salla për visio-konferenca, hotel ndërmarrjesh të teknologjisë së larte, platforma për ruajtje dhe për arkivim të dokumenteve, lidhje wifi (pa tel), qasje të siguruar...


Arsimi, tele-shëndeti, teknologjitë e reja: rajoni me orë numerike

Rajoni nuk është fillestar në lëmin e shpejtësisë së lartë dhe më të lartë. Që nga disa vitesh, ajo zhvillon shfrytëzime të ndryshëm për arsimin, tele-shëndetin, udhëzime për internetin...

HAPЁSIRAT PUBLIKE NUMERIKE. Që nga viti 2005, hapësirat publike numerike (EPN) udhëzojnë publikun me teknologjitë e informimit dhe komunikimit, dhe i shoqërojnë në projektet e tyre kulturore, sociale dhe edukative. Ekzistojnë në ketë ditë 84 mbi territorin e Normandisë së Poshtme. Një thirrje për projekt sapo është hedhur në fuqi.

LICETЁ. Rrjeti VIKMAN u mundëson nxënësve, mësimdhënësve dhe agjentëve të liceve të rajonit këmbimin e informatave mbi organizimin e ndërmarrjeve të tyre dhe të ndajnë resurse pedagogjike me disa klike. Për më shumë, rajoni organizon rregullisht visio-konferenca të cilat u mundësojnë liceistëve të këmbejnë lirshëm në disa çështje aktuale apo mbi disa tema të cilat i përkasin drejtpërdrejtë (orientimin, zhvillimin e qëndrueshëm...).

VIKMAN. Ky rrjet rajonal me shpejtësi të lartë, i cili lidh 10 qytete normane, u mundëson pikërisht uebeve universitare dhe për kërkim të transmetojnë të dhëna shkencore dhe për te shfrytëzuar protokollin e ri botëror të internetit (lpv6).
VIKMAN Santé (Shëndet) u mundëson profesionistëve shëndetësor të këmbejnë informacione mjekësore nëpërmjet visio-konferencat ose nëpërmjet transferimin e fotografive. Një njëzetëshe të ndërmarrjeve mikpritëse marrin pjesë ne këtë rrjet, për trajtimin e urgjencave dhe arsyet e pacientëve.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA