Maqedoni/Francë - 5 maj 2010
Artistët maqedonas joshin kritikën franceze. Këtë vit, nga 31 marsi deri më 28 maj, në kuadër të ‘’Pranverës ballkanike’’ nga Normandia e Poshtme, kultura maqedonase është nderuar në fusha të ndryshme.
Eshtë për t’u shënuar entuziasti i publikut francez gjatë koncerteve të Koralës së re femërore dirigjuar nga Shefi i orkestrës Saso Tatarcev, performanca e emblematikes ‘’Esma’’ dhe interpretimi i orkestrës së Dhomës filarmonike të Maqedonisë.
Qyteti i Kaen-it i ka dhënë medaljen e artë dhe një titull mirënjohje Ministres së Kulturës Elizabeta Kanceska Milevska, e cila, më 4 majin e ardhshëm, duhet të takojë kolegun dhe homologun e saj francez Frédérik Mitterand. Dy ministrat do të firmosin një program bashkëpunimi.
Organizatori i këtij manifestimi kulturor është Shoqëria e Normandisë së Poshtme ‘’Balkan Transit” dhe deri tani, manifestimet e saj kanë promovuar kulturën boshniake, shqiptare, greke dhe edhe rumune.