e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Fusha të bashkëpunimit : > 3- Shoqëria e informimit dhe medieve > Aksioni 3 : Shoqëria të Informimit dhe Medieve («Të informuarit në shërbim të qytetarisë dhe të bashkëpunimit»)

Aksioni 3 : Shoqëria të Informimit dhe Medieve
(«Të informuarit në shërbim të qytetarisë dhe të bashkëpunimit»)

Partnerë

Koordinim:

Normandia e Posthme:
- Le Courrier des Balkans

Maqedonia:
- Le Courrier de la Macédoine/Glasnikot

Partnerët e paraparë (listë jo e plotë dhe në zhvillim gjatë projektit):

Normandia e Posthme dhe Franca :
- Shërbimi rajonal përgjegjës për shoqërinë e informimit
- Ouest-France («Franca Perëndimore»)
- shoqata për solidaritet personal Ouest-Fraternité («Vëllazëri Perëndim»)
- Grupi Publihebdos
- Osservatorio sui Balcani («Observatori mbi Ballkanin») (Trieste, Itali)

Maqedonia :
- Universiteti Shën Qirili dhe Metodi (Shkup)
- Universiteti i Evropës Jug-Lindore (Tetovë)
- Shtypi javor rajonal maqedonas (Bitolski Vesnik, Monitor)
- Balkan Investigative Reporting Network («Rrjeti Hulumtues për Raportim në Ballkan») (BIRN) Maqedoni
- Instituti Maqedonas për Media (MIM)
- Shoqata e Gazetarëve Lokal e Maqedonisë

Hyrje

Objektiva e Aksionit 3 «Shoqëria e Informimit dhe Medieve» është të drejtojë takime të frytshme mes frymës së një gjenerate të aktorëve të ri të mediave maqedonase dhe gazetarëve me përvojë enorme të Normandisë së Poshtme. Janë akoma dy sfida që duhet të bëhen publike për gazetarët maqedonas : të përmirësohet cilësia globale e shtypit aktual të lirë në shtet, në veçanti shtypit për informim lokal, që është më se e nevojshme për qytetarët dhe pushtetin lokal gjatë kohës së decentralizimit, duke zbatuar veglat e « eksportimit » të informatave maqedonase në drejtim të Evropës. Për shtypin lokal të Normandisë së Poshtme, hapje dyert për një shtet që prirja për hyrje në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme dhe më në fund të krijojnë hapësirë për qasjen e opinionit publik nëpër territoret e shteteve tjera dhe të favorizojnë proceset e integrimit evropian për Maqedoninë.

Bashkëpunimi ka për qëllim të zbatojë aspektet pozitive të informimit maqedonas me çka mundësohet një njohje më e mirë e shtetit në botë dhe hapje të portës për shoqatat e ardhshme partnere, politike ose ekonomike, kryesisht me personat kyçës të Normandisë së Poshtme. Ky lloj i projektit i paraprin projektit Courrier de Balkans që prej vitit 1998 me programin e saj të përkthimit të shtypit nga Ballkani, projekt që Courrier de Macedoine e përforcon duke e aplikuar një program paralel të redaktimit të teksteve gazetareske në gjuhen frënge. Aksioni 3 gjithashtu shtynë përpara bashkëpunimin mes Normandisë dhe Maqedonisë, zbulon partnerë të ri nëpër dy territoret si dhe nëpër territoret tjera.

Ky takim mes Normandisë dhe Maqedonisë merr një përmasë më koherente posaçërisht nga shkaku që momenti i integrimit evropian për shtetin është bërë më i sigurt dhe vetëm kanë mbetur disa çështje tjera që vonojnë procesin. Progresi i shtypit dhe shpërndarja e informatave mbi shtetin luajnë rolin e tyre për definimin e kësaj vonese dhe zhvillimin të duhur të procesit të integrimit.
Ky veprim gjithashtu do të zhvillohet edhe në plotësimin e kushteve të dhëna shtetit nga Komisioni Evropian në kuadër të proceseve për integrim evropian : « promovimi i lirisë së shprehjeve dhe mediave ». Ajo gjithashtu zhvillohet në përputhje me Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, Edukativ, Shkencor dhe Teknik mes Qeverisë së Republikës Franceze dhe Qeverisë Maqedonase (1998), në të cilën dy palët angazhohen për « lehtësimin e shkëmbimeve në fushën e gazetarisë, posaçërisht në kuptimin e trajnimit profesional ».

Gjithashtu, ky takim franko-maqedonas mbështetet në dy shtylla kryesore :

  1. trajnimi i profesionistëve të mediave lokale maqedonase,
  2. zhvillimi i një poli të resurseve normand-maqedonas.

Aksioni 3.1 : «Afrim i informatave lokale më afër qytetarëve»

Objektivat specifike:

Mediat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në jetën e qytetarëve sepse mundësojnë rregullimin e çështjeve të shoqërisë në fjalë, dhe të përfshin njohurinë për lëndën në jetën e qytetit të tyre. Çështjet për transmetimin e një informate cilësore lokale qytetarëve janë mjaft të rëndësishme, posaçërisht në Normandinë e Poshtme, prej territoreve rurale dhe të izoluara në ndonjë vend specifik në Maqedoni, në frymën e implementimit të decentralizmit. Mirëpo, procesi i informimit maqedonas është i koncentruar vetëm në Shkup, në kryeqytet, dhe shtypi ditor nuk mbështetet shumë herë në atë se çfarë po ndodh në jetën e përditshme të qytetarëve dhe ngatërron lidhjet sociale nëpër pushtetet lokale. Informimi me të dhëna të përafërm është në zhdukje e sipër me kalimin e kohës në mediat lokale ekzistuese. Në fakt, shtypi i shkruar lokal praktikisht ka zhdukur : 29 tituj që kanë ekzistuar në komunat e Maqedonisë jugosllave dhe komuniste, format e ndryshme të shprehjes së strukturave lokale të partive (komuniteteve, shoqatave të qytetarëve, organizatave të të rinjve, etj). Këto gazeta javore të financuara nga ana e shtetit kanë përjetuar ca vite me zhdukjen e regjimit të mëparshëm, deri në suspendimin progresiv të financave të tyre në vitin 1998 dhe përfundimisht suspendimin final në vitin 2003, me çka janë mohuar gjysmë milion popull nga risitë lokale. Kjo situatë është posaçërisht brengosëse meqë ajo ka ndodhur gjatë kohës së njëjtë kur ka filluar implementimi i decentralizimit të shtetit.

Në kuptimin e përbërjes demografike dhe sociale maqedonase, objektiva nuk është, në një shtet ku mbisundon papunësia, të krijohen gazetarë të ri që do të ballafaqohen me gjitha vështirësitë në botë për të depërtuar në tregun e punës. Orvatjet janë në të kundërtën, të drejtohen kah trajnimi i vazhdueshëm i gazetarëve më vetëm aktiv nëpër vende pune. Me ndihmën e trajnimeve dhe këshillave të gazetarëve francez në shtetin, do të përkrahet vazhdimi dhe zhvillimi i mediave lokale.

Në këtë fushë, objektiva e paramenduar do të përfshijë:
- Përkrahja e prodhimit dhe shpërndarjes së informatave cilësore nëpër gazetat lokale, me çka mundësohet përvetësim më i mirë nga ana e qytetarëve për çështjet e parashtruar për zhvillimin e shoqërisë maqedonase dhe të inkurajohet përfshirja e tyre në jetën e komunës.
- Të plotësohet një mungesë e shtypit të shkruar lokal, e cila shkakton një deficit serioz demokratik, dhe të veprohet në përkrahjen e mbijetesës dhe zhvillimit të gazetave informative me mbulim të afërt, në një kontekst ose sepse nevoja për këtë lloj të informimit është mjaft e madhe ose pasi ky lloj i mediave ka hasur në vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së trajnimeve të përshtatura sipas nevojave specifike të shtypit lokal.
- Të inkurajohet njohja e gazetarisë së informimit me mbulim të afërt dhe hulumtimeve për trajnime në gazetari nëpër organizata të ndryshme për trajnim profesional maqedonas, në bashkëpunim me organizatat përkatëse të Francës.
- Të inkurajohet afrimi i mediave lokale të Normandisë së Poshtme dhe ata të Maqedonisë dhe të lejohet një bashkëpunim i hapur të territoreve njëra me tjetrën dhe me Evropën.
- Të inkurajohet zhvillimi i një kulture për debat në lidhje me çështjet e demokracisë lokale në fushat e decentralizimit, qeverisja lokale, rinia, kultura dhe mediat, së bashku me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushteteve lokale.

Përmirësimi i cilësisë së shtypit lokal bëhet vetëm me inicimin e kontakteve të hollësishme mes gazetarëve maqedonas dhe kulturën dhe njohuritë e mediave të huaja. Normandia e Poshtme luan një rol të rëndësishëm në kuadër të shtypit lokal maqedonas, kryesisht për shkak të përvojës së madhe në trajtimin dhe shpërndarjen e informatave lokale dhe rajonale (Grupi Perëndim Francë dhe filiali i saj Publihebdos). Bashkëpunimi do të mundësojë vendosjen e një platforme për shkëmbim të trajnimeve dhe përvojave.

Zhvillimi :

- Organizimi i një vizite studimore të gazetarëve maqedonas për informim lokal në Normandi të Poshtme, më pas organizimi i trajnimeve në kuadër të redaksive tyre me kolegët së Normandisë së Poshtme si dhe zhvillimi i shkëmbimeve konstante.
- Organizimi i 3 tryezave të rrumbullakëta për çështje të ndryshme të qeverisjes lokale në fushën e TIC, rinisë, kultura, mediat, turizmi i qëndrueshëm, trashëgimia, mjedisi jetësor etj.

Aksioni 3.2 : «Zhvillimi i një poli të resurseve normand-maqedonas»

Objektivat specifike :

Informatat ndërkombëtare tranzitojnë nëpërmjet vektorë të ndryshëm të mediave : shtypi i shkruar, televizion, radio, internet. Ky vektori i fundit është në zhvillim të sipër dhe mundëson prekjen e një publiku më të gjerë. Ky sektor koncentrohet vetëm në këtë mjet të fundit të transmetimi të informatave, në bazë të një faqe të internetit që është dedikuar.

Në këtë faqe të internetit publikohen artikujt që kanë të bëjnë me aktualitetet dhe realitetin maqedonas (politike, sociale, ekonomike, historike, kulturore ...). një faqe speciale do të dedikohet projektit për bashkëpunim normando-maqedonas, me çka mundësohet një kapitalizëm dhe shpërndarje të përvojave, si dhe krijimin e një rrjeti të aktorëve për bashkëpunim.

Informatat për aktualitetin dhe Maqedoninë e maqedonasve janë të shpërndara në gjuhën franceze dhe kanë për synim publikun frankofon. Në fakt, bota frankofone pranojnë shumë pak informata për Ballkanin, posaçërisht ish shtetet e saja. Këto informata janë në përgjithësi të trajtuara nga korrespondentët e huaj. Artikujt e propozuara në gjuhën franceze nga ana e Courrier de la Macedoine/Glasnikot janë drejtpërdrejt çështje nga shtypi maqedonas ose të redaktuara për shoqatën nga ana e gazetarëve lokal. Gjithashtu, injoranca e përbashkët mes dy territoreve është një pengesë e madhe për partneritet ekonomik mes tyre. Nëse i jepet vëmendjen e duhur transmetimit të informatave ekonomike, ajo do të kontribuojë për krijimin e themelit të duhur të njohurisë së përbashkët për të inkurajuar iniciativat në këtë fushë. Një mungesë është identifikuar në kuptim të informatave faktuale në gjuhën frënge për shtetin : turizëm, kulturë, shtresa të shoqërisë, identiteti i shtetit...

Informatat që kanë të bëjnë me projektin për bashkëpunim janë të shpërndara në gjuhën frënge si dhe në gjuhën angleze dhe gjuhët lokale (maqedonishte dhe shqipe), me çka mundësohet prekja e gjithë aktorëve të bashkëpunimit me partnerët maqedonas, frankofonë sikur ndërkombëtarë dhe maqedonasit respektivisht.

Ky mekanizëm përgjigjet objektivave në vijim :
- Të inkurajohet miratimi dhe zhvillimi i veglave për eksportin e informatave maqedonase (politike, sociale, ekonomike, historike, kulturore ...) drejt publikut frankofon posaçërisht aktorëve ekonomik francez dhe ato të Normandisë së Poshtme.
- Të vendosen në dispozicion të publikut frankofon informatat cilësore për shtetin dhe të përgjigjet shpresave dhe nevojave të tyre
- Të përforcohen lidhjet mes gazetarisë dhe frankofonisë, kryesisht duke inkurajuar bashkëpunimin e medieve normande dhe maqedonase, nëpërmjet shkëmbimit të informatave dhe inkurajimit të projekteve për raportime në dy territoret
- Të vendosen në dispozicion të aktorëve normand, francez dhe evropian informatat për partnerin tonë maqedonas dhe bashkëpunimin me këtë shtet. Në anën tjetër, ajo ju mundëson maqedonasve një qasje tek informatat dhe rrejtët për bashkëpunim dhe shkëmbim me Normandinë e Poshtme, Francën dhe Evropën. Kjo gjithashtu mundëson njohje më të mirë reciproke të qytetarëve të dy territoreve, jashtë stereotipave dhe mangësitë, në një perspektivë të një uverture mbi Evropën
- Të inkurajohet shfaqja e bashkëpunimeve të reja normando-maqedonase, si ata rajonale dhe evropiane. Të inkurajohen lidhjet mes pushteteve lokale dhe përfshirja e aktorëve ekonomik normand në shtetin partner.

Zhvillimi :

- Përkthimi dhe redaktimi i artikujve në gjuhën frënge mbi shoqërinë dhe aktualitetin në Maqedoni, si dhe shpërndarjen në bazë të një buletini dymujor për partnerët e projektit dhe abonentët e këtij buletini.
- Trajnimi i ekipit të Courrier de la Macédoine për menaxhimin autonom të faqes « Macédoine » të Courrier des Balkans
- Krijimi, gjallërimi dhe zhvillimi i një faqe të internetit që pasqyron bashkëpunimin e decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Ndikimi i pritur në fund të projektit

- Përmirësimi i trajtimit të informatave lokale nga ana e medieve maqedonase
- Të kanë njohuri organizatat profesioniste maqedonase që të ndërmarrin trajnime të vazhdueshme për gazetarët dhe të vazhdojnë punën e trajnimit në kuadër të shtetit
- Ko-produksione mes gazetarëve normand dhe maqedonas si dhe realizimi i reportazheve në dy territoret
- Njohje më e mirë e shtetit dhe mundësitë ekonomike për aktorët e ekonomik francez dhe posaçërisht normand
- Vizita nga aktorët ekonomik normand të shtetit

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA