Normandia e Poshtme - 3 maj 2010
Shqafqjet e shumta maqedonase propozuar në ‘’Pranvera ballkanike’’ që zhvillohet nga 2 prilli deri më 28 maj në krahinën franceze të Normandisë së Poshtme kanë ngjallur një interest të madh. Dhe këtë vit, ky manifestimi artistik, dedikuar kulturës maqedonase, është hapur më datë 2 prill, me koncertin e emblematikes mbretëreshës së këngës rome Esma Redzepova dhe me ekspozitën fotografike të vllezërve Manaki –Kameramanët e parë të Ballkanit- prezantuar nga artisti Robert Jankulovski, dhe do të zgjasë deri më 28 maj në qytetin e Kaen-it në Normandinë e Poshtme.
"Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për një afirmim të gjërë të kulturës maqedonase. Kemi provuar të prezantojmë një program kulturor konceptual, një lidhje të artit tradicional me artin bashkëkohor urban maqedonas. Kemi bërë një zgjedhje ekzakte në disiplina të ndryshme kulturore, muzika, letërsia, teatri, artet plastike, kërcimi bashkëkohor, kinemaja dhe artisanati’’ nënvizon Kanceska-Milevska.
Përveç E. Redzepovas, që për shkak të kërkesave të publikut në vend të një koncerti ka mbajtur dy, përmendim gjithashtu anëtarët e orkestrës së Dhomës filarmonike të Maqedonisë, dhe ata të Koralit të ri femërore të cilët u kthyen në vend me përshtypje pozitive si dhe prezantimin e fotografive të skenaristit Milco Mancevski. Së shpejti në kuadër të ‘’Pranverës Ballkanike’’ do të mbahen koncerte të grupeve ‘’Baklava, Proekt Zlust, treshia Gavroski, grupi Stevce Stojkovski’’ dhe të mos harrojmë në asnjë mënyrë që një pjesë e programit përmban projektimin e filmit ‘’Si e vrava një Shenjt’’ i Teona Mitevska dhe ekspozitën e kostumeve folklorike tradicionale të muzeut dhe institutit të Manastirit.
Nesër në Paris, Ministrija Kanceska-Milevska dhe homologu i saj francez Ministri i Kulturës Frederik Mitterand do të firmosin programin e parë të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha sferat dhe fushat e kulturës.