e premte 22 qershor 2012

Qendra për Teknologji të Reja (CTN)

Centre des Technologies Nouvelles (CTN)
14, rue Alfred Kastler
14000 Caen
Francë
Tel. : +33 (0)2 31 46 25 25
Faks : +33 (0)2 31 46 25 27
Postë elektronike : contact@ctn.asso.fr
Internet faqja : http://www.ctn.asso.fr/

Kontakt :
Zonja Francine Rochefort
Përgjegjëse për misionin TIC / Trajnime
Tel.: +33 2 31 46 26 13
Postë elektronike: frochefort@ctn.asso.fr

Historiku i shoqatës

Në vitin 1989, shoqata për Promovimin e Robotikës në Normandi të Poshtme (APROBO) dhe shoqata për Zhvillimin dhe Shfrytëzimin e Informatikës dhe Automatikës në Normandi të Poshtme (ADIBAN), vendosën që të shkrihen në një shoqatë, Qendra për Teknologji të Reja (CTN), me qëllim të hulumtimit të një sinergjie për efikasitet më të madh në aktivitetet e saja. Në vitin 1996, shoqata ka aplikuar përmbledhjen e mjeteve të dedikuara teknologjive të reja të Komitetit për Zgjerim Ekonomik të Normandisë së Poshtme (CEBANOR).
Në vitin 1997, Teknologjitë për Informim dhe Komunikim (IKT), janë bashkangjitur në mënyrë logjike kompetencave të CRITT. Më 28 qershor 2007, ky aktivitet mbështetës për ndërmarrjet ka qenë i emëruar në Qeli për Difuzion Teknologjik [CDT] nga ana e Komisionit për emërim të strukturave për transferim të teknologjive [AFAQ AFNOR Certification]. Në vitin 2000, CTN-ja kryente misione për përkrahjen teknologjike të organeve rajonale për trajnim. Ky mision ka pasur për qëllim që të zhvillojë Teknologjitë e Reja për Komunikim dhe Informim për këta organe.
Në fund të vitit 2003, CTN-ja ishte zgjedhur në kuadër të programit ATRACTIV [Programi rajonal për aktivitete inovative, financuar nga Evropa], për të themeluar dhe zhvilluar një Qendër për Resurse në lëndën e Klubeve digjitale nga Normandia e Poshtme [EPN-BN] e cila do të kishte për mision të plotësojë hapjen dhe gjallërimin e këtyre klubeve.
Nga viti 2007, CTN-ja ishte e koncentruar në rolin e saj të qendrës për resurse në lëndën e teknologjive numerike. Ajo ka vazhduar aktivitetet e saja për përkrahje teknologjike të projekteve për ndërmarrjet në lidhje me laboratorët për hulumtim publik [CRITT Technologies Numériques], organizatave për trajnim profesional të Normandisë së Poshtme dhe klubeve digjitale të Normandisë së Poshtme.
[Qendër për Resurse EPN-BN e themeluar në vitin 2004].

Synimet dhe misionet e shoqatës

Shoqata me ligj 1901, CTN-ja është një mbështetje teknologjike për ndërmarrjet, për organet trajnuese dhe Klubet Digjitale nga Normandia e Poshtme.
Këshilltarët e saj intervenojnë nëpër ndërmarrje me ndihmën e teknologjive më vetëm të shfrytëzuara numerike ose ato që janë në zbulim e sipër (dokumente numerike, TIC, teknologji për konceptim dhe prodhimtari). Ata gjithashtu marrin pjesë në zhvillimin e teknologjive informative dhe komunikative të organizatave për trajnim dhe klubet digjitale në Normandi të Poshtme.

Aktivitete dhe/ose programe të shoqatës

Përveç animimit në kuptim të punëtorive, seminare, ditë teknike për TIC, CTN-ja gjithashtu përfshin projekte të rëndësishme rajonale, kombëtare si dhe ndërkombëtare.

1) Aktiviteti i CTN-së, në radhë të parë të bashkëpunimit të decentralizuar, është Qendra e Resurseve të Klubeve Digjitale (EPN)

Qendra për resurse siguron 5 misione. E animon rrjetin e klubeve digjitale nga Normandia e Poshtme (vazhdimësi individuale e animuesve dhe animacioneve kolektive) dhe rekomandon përmbajtje të elaboruar në mënyrë kolektive nga ana e shfrytëzuesit të një aktiviteti në rrjetin. Ajo merr pjesë në profesionalizmin e animuesve dhe zhvillon cilësinë e shërbimeve të EPN-së : krijimi dhe përmirësimi i referencave, zhvillimi i inxhinierisë dhe metodologjisë. Paralelisht me Qendrën për Resurse është inkurajuar një zgjim ndër-rajonal. Ajo ndërlidhet me partneritetet e jashtme dhe me dispozitivat tjera rajonale me qëllim të përmirësimit të cilësisë së dispozitivit normand.
Ajo bashkëpunon me bartësit e projekteve për themelimin e EPN-së që të mund të analizojë nevojat mbi territorin e saj, të zhvillojë strukturat ekzistuese, të ndërtojë projektin e tyre dhe posaçërisht në planin teknik të mbizotërojë mbi elementet përbërëse të një hapësire të tillë.
Me ndihmën e një observatori dhe pjesëmarrje në vlerësimin e diapozitivit rajonal Qendra për Resurse furnizohet me mjetet e nevojshme për të analizuar dhe kuptuar proceset që paraqiten me funksionimin e pikave të tilla të qasjes në kulturën e internetit dhe multimedial. Ajo i pasqyron para financierëve indikatorët dhe pamjet përfundimtare.
http://epnbn.ctn.asso.fr

2) Aktivitete tjera të CTN :

Trajnime dhe klube digjitale :
Misioni ynë synon modernizimin e sistemeve për trajnim në bashkëpunim me aktorët rajonal të trajnimeve profesionale drejt një integrimi koherent të TIC. Ky bashkëpunim realizohet duke zbatuar individualisht secilin projekt.
Këto projekte mund të janë të natyrave të ndryshme :
- projekte për integrimin e TIC, thjeshtë, deri në ato dimensione organizatore dhe të punës saqë nuk janë fare të ndikuara (për shembull : pajisje për një qendër të resurseve me kompjuterë multimedial).
- projekte të ndërlikuara që ndikojnë dimensionet organizatore dhe punës siç janë projektet për zbatimin e intranetit pedagogjik ose Trajnim të Hapur dhe në Distancë.
Misioni ynë gjithashtu na mundëson të bashkojmë zbatimin e rrjetit të shërbimeve për Pikat e Qasjes dhe Tele-trajnimit.
http://ftn.ctn.asso.fr
http://pat.ctn.asso.fr

Grumbullimi i dokumenteve numerike :
Fusha e dokumenteve numerike është vërtetuar që është mirë e përfaqësuar në Normandi të Poshtme në kuadër të ndërmarrjeve, arsimit të lartë dhe hulumtimit. Në këtë kuptim, CTN-ja ka lansuar një qasje kolektive të fushave. Njëri prej projekteve aktuale përfshin zbatimin e një platforme të shkathtësisë ekonomike.
http://dnbn.ctn.asso.fr

Përkrahje të sektorit industrial :
CTN-ja bashkëpunon me ndërmarrjet industriale për zbatimin e mjeteve informatike dhe që të munden të ballafaqohet me konkurrencën :
- Pjesëmarrje në operacionet e përgjithshme të fushave të studimit
- Bashkëpunim për projekte të ndërmarrjeve siç janë ata të sektorit të mekanikës
- Përshkrimi i ndihmës publike

Programe të arritura në vitin 2007 :

- ALFA Normandie : Projekti ALFA ka qenë një program për bashkëpunim të ndërmarrjeve të nivelit 2 në fushën e automobilizmit francez në orvatjet e tyre të përshtatjes së mjeteve informatike për të komunikuar më shpejtë, më sigurt dhe me kosto e çmime të volitshme me klientët e tyre si dhe furnizuesit. Projekti ALFA ka qenë i zbatuar në nivel nacional. Në Normandi të Poshtme, projekti ALFA ka përfshirë një cilësi të veprimeve të ndërmarra në kuptim të planeve për veprim rajonal 2005 – 2010 në fushën e automobilizmit. Ajo ka qenë e pilotuar nga ana e CTN nëpër gjithë këtë rajon.
http://alfa.ctn.asso.fr/

- POSYTIF : Programi rajonal për zhvillimin e sistemeve dhe teknologjive të informimit dhe trajnim profesional dhe artizani ka synuar bashkëpunimin me organizatat për trajnim profesional për të integruar TIC-in në sistemin e tyre për trajnim. Ky program ka qenë në shkallën e parë për të zbatuar ofertat e konsultuar të FOAD në Normandi të Poshtme dhe ka mundësuar hapjen e shërbimit të Qendrave për Qasje në Tele-trajnim (P@T).
http://foad.ctn.asso.fr/GroupesTrav...

Partnerë/financierë

Në pjesën më të madhe, CTN-ja është e financuar nga Rajoni i Normandisë së Poshtme dhe Shtetit. BE-ja gjithashtu është një burim i fondeve për financim të projekteve të caktuara.
- Partnerë institucional : BE-ja, shteti Francez, Rajoni i Normandisë së Poshtme
- Partnerë teknologjik : Greyc, Poli ATEN, Poli i konkurrencës TES, Certic, Echangeur i Normandisë së Poshtme, Miriade, Organizata për trajnim
- Partnerë të arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit : Delegacioni Normand i CNRS, EIC, ENSICAEN, GANIL, ISPA, Universiteti i Caen, Normandi e Poshtme.

Ekipi

Udhëheqësia
- President : Philippe Guétin Drejtor : Gilles Mariey Përgjegjës për Informatikë: Jean-Noël Thévenin Përgjegjës për Komunikim : Céline Carré 2 Ndihmëse : Nadine Vigneron dhe Catherine Maupas

Shërbimi TIC & Trajnim Profesional / EPN
- Përgjegjëse : Francine Rochefort
- 2 Përgjegjës për mision : Christophe Jourdain për P@T dhe Jérôme Lamache për EPN)
- 2 Ndihmëse : Anne Legoubey dhe Nathalie Pierre

Shërbime TIC & Ndërmarrje
- Përgjegjës : Stéphane Bresson
- 3 Përgjegjës për mision (1 praktikant) : Bernard Delbreil, René Robichon dhe Raphaël Breton
- 1 Ndihmëse: Virginie Dazy

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA