Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - 25 mars 2009
Rajoni organizon një seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme.
Komunikatë shtypi i 25 marsit 2009
Rajoni organizon një seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme.
Laurent Beauvais, kryetar i rajonit të Normandisë së Poshtme, ka ftuar përfaqësuesit e qendrave kryesore të banimit dhe të qyteteve të Normandisë së Poshtme-Caen, Vire, Lisieux, Cherbourg-Octeville, Saint-Lô, Granville, Alençon dhe Flers-në 25 dhe 26 mars, në një seminar për informim në Bruksel.
Të identifikohen mundësitë e financimeve evropiane për qytetet dhe qendrat e banuara, ky është qëllimi i zhvendosjes të organizuar nga Antena e rajonit të Normandisë së Poshtme në Bruksel.
Të zgjedhurit politik do marrin pjesë sot në disa konferenca të mbajtura nga përgjegjësit e qeverisjes së përgjithshme të komisionit evropian mbi:
sfidat e mëdha evropiane sot për kolektivitetet lokale,
përgjigjet evropiane mbi krizën ekonomike (zbutjen e rregullave relative për ndihmën e shteteve, masa të parapara nga Banka Evropiane për investime (BEI)...),
veglat evropiane për asistim në punësim,
programet për aksion të përbashkët,
politika e kohezionit dhe qytetet (program URBACT II, program për këmbim të praktikave të mira në mes qytetet evropiane),
politika evropiane për energji: mbështetja e unionit evropian për promovimin lokal të energjive të përsëritshme dhe të efikasitetit energjetik.