12 shkurt 2009 - Le Courrier des Balkans / Le Courrier de la Macédoine
Projekti për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme Maqedoni
Më 28 janar 2009 në Shkup është zhvilluar një ditë për informim mbi programin « Evropa për qytetarët », organizuar për përfaqësuesit e komunave dhe OJQ-ve maqedonase nga ana e zyrës së Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (AADL). Kjo ditë ka qenë e organizuar në kuadër të Projektit për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.
Nga Ilinka Giçova
Solemnisht ditën e hapën Ekselenca e tij z Bernard Valero, ambasadori i Francës në Maqedoni, zonja Violeta Alvarova, kryetare e komunës së Qendrës (Shkup) dhe zonja Dushica Perishiç, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Komunave Maqedonase (ZELS). Të gjithë palët prezent kanë shprehur interes enorm për hapjen e programit në fjalë në Maqedoni në kohën më të shkurtë, dhe ishin të bindur që ky hap do të mundësojë që qytetarët e Maqedonisë të gjenden më afër proceseve integruese evropiane.
Programi «Evropa për qytetarët» [1] dhe ka për qëllim të ofrojë përkrahje një sërë të aktiviteteve dhe organizatave për qëllim të promovimit të një «qytetari aktive evropiane», kryesisht për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe organizatave në shoqërinë civile në proceset integruese evropiane. Me ndihmën e programit në fjalë, qytetarët do të kanë mundësinë të angazhohen në shkëmbimet trans-kombëtare dhe veprimeve bashkëpunim të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e një ndjenje të përkatësisë së një ideali të përbashkët evropian, sikur inkurajimi i proceseve integruese evropiane.
Interesi dhe reagimet mes pjesëmarrësve kanë qenë inkurajuese për Camille Gangloff, përgjegjëse për projekte të qytetarisë avite në kuadër të Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale, e cila ishte ardhur për të prezantuar programet para aktorëve maqedonas, të cilët mundën të vërejnë që programi « Evropa për qytetarët », ndonëse akoma nuk është e gatshme për Maqedoninë, ka marrë maksimalisht simpatitë e pjesëmarrësve. Ajo prezantoi një sërë të shembujve të projekteve që kanë qenë të zbatuara në kuadër të këtij programi dhe me shpresë që organizatat maqedonase së shpejti do të propozojnë projekte të ndryshme.
Kjo ditë gjithashtu ka mundësuar takimin mes përfaqësuesve të njësive të pushtetit lokal maqedonas dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët janë armatosur me përvoja dhe ide të reja në mënyrë në të cilën mund të bashkëpunojnë dhe së bashku të krijojnë një dinamikë në drejtim të qasjes dhe afrimit në Bashkimin Evropian.
A do të zhduket interesi mes pjesëmarrësve për këtë program deri në zbatimin e saj në Maqedoni? Entuziazmi i pjesëmarrësve dhe numri i madh i pyetjeve që ishin parashtruar janë një premtim i mirë. Pjesëmarrësit e kësaj dite dhe gjithë Maqedonasit me interes enorm dhe padurim presin që autoritetet maqedonase të firmosin marrëveshjet formale me Komisionin Evropian që të bën shtetin të volitshëm dhe gatshëm për programin. Mirë u dëgjofshim...