Maqedonia - 11 maj 2010
Këshilli drejtues për punë afatmesme të vitit të tretë të programit decentralizues për bashkëpunim do të mbahet me 3 Maj 2010 në Kaen-Normandia e Poshtme dhe me date 11 Maj 2010 në Shkup. Në Këshillin drejtues do të marrin pjesë të gjithë partnerët e projektit. Qëllimi i këtij takimi do të jetë mbi rezultatet e aktiviteteve të realizuara deri më tani dhe të diskutohet mbi perspektivat e reja të projektit dhe të bashkëpunimit ndërmjet Normandisë dhe Maqedonisë.
Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet rajonit francez Normandia e Poshtme dhe Maqedonisë është tanimë në vitin e tretë të bashkepunimit.Momenti më i rëndësishëm i cili e shënon këtë vit të bashkëpunimit është nënshkrimi i marrëveshjes për bashkepunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Ministrisë maqedonase për vetqevërisje lokale në tetor të vitit 2009 në Shkup. Në këtë pjesë të parë të vitit u realizuan disa aktivitete: Konferenca e pestë ndërkombëtare – Shoqëria (E-Society) në dhjetor 2009 në Shkup, vizita për studim të Kryebashkiakëve të Maqedonisë në Shkurt 2010 në Francë mbi temën e turizmit të qëndrueshëm, tryeza të rrumbullakta për turizmin e qëndrueshëm në Berovë,Novac dhe Mavrovë, vizitë me karakter studimi në Francë për rinin etj. Aktivitete tjera janë të parapara deri në fund të shtatorit: vizita të kryebashkiakëve nga Normandia e Poshtme në Maqedoni në qershor 2010, konferenca e turizmit të qëndrueshëm në shtator 2010 në Kaen, Normandi e Poshtme.
Ky vit i fundit të ketij projekti , nuk do të jetë edhe i fundit për bashkëpunim. Eshtë planifiku që ai të vazhdoj edhe mëtej në këtë periudhë deri në vitin 2013.
Për më shumë informata kontaktoni z. Ivana Dimitrovska: ivana.dimitrovska@aldainternet.org
Bashkëpunimi ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë
Këshilli drejtues për plane afatmesme i vitit të tretë të programit për bashkëpunim
E martë, 11 Maj 2010.
Shkup, lokalet e CIRA-s rr. Dime Ancin, nr.9
AGJENDA
9h30 Kafeja e mirëpritjes
9h45 Fjalimi i hapjes nga përfaqësuesja e misionit për bashkëpunim të decentralizuar dhe nga ALDA
10h00 Pasqyra e projektit trivjecar 2010/2013
10h30 Pasqyra e programit ndërkombëtar për Ballkanin, i udhehqur nga Rajoni Overnj
10h45 Tryeze e rrumbullakët mbi kontrollimin e punës të gjysëm viti për vitin e tretë të bashkëpunimit, nga ana e secilit bashkëpunëtor
11h15 Pauzë
12h30 Dreka
14h30 Perspektivat për semestrin e dytë
16h00 Pauze
16h15 Pasqyrim mbi bashkëpunimin e decentralizuar dhe bashkëpunimit në mes qyteteve të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë : misioni i Majit 2010.
16h30 Të ndryshme
17h00 Përfundimi i punës.